Pepili/Komedia Hyjnore/208
Appearance
K. XXXII Rrethi i nandtë. - Koçiti. - Mashtruesit e atyne që të besojnë. - Brezi i parë (Kaina). - Tradhëtart e të afërmeve. - Kontate Mangonës. - Kamiçon de' Pacci. - Brezi i dytë (Antenora). - Tradhëtarët e atdheut. - Bokka deli Abati. - Buozo da Duera. - Konti Ugolin dhe kryepeshkop Ruxheri.[1]
[redakto]
|
Te kisha varg te ashper e te cjerre, Sic I ka hije gropes se deshprimit, Ku kane themel shkambijt e ketij ferr, |
[redakto]
|
Une do te mblidhja ajken e mendimit, Porse te tille mbasi s’e kam une zane, Jo krejt pa frike jam tue ia hy tregimit, |
[redakto]
|
Se s’asht nje pune qe I dilet lehte m’ate ane T’pershkruhet si asht fundi I dynjase, S’mjafton nje gjuhe qe thrret vec <<babe e nane>>; |
[redakto]
|
Vashat te me ndihmojne si ne ate rase Kur mbylli Anfjoni Teben mbare ne shkrep, Qe fjala ime ngjarjes t’I pergjase. |
[redakto]
|
O frote e keqe, ra ne kete gazep, Qe ta permend vec kam veshtiresi, Ma mire te kishit qene ju dhi e sqep! |
[redakto]
|
Kur na u gjetem n’fund te pusit t’zi, Nen kambet e viganit poshte tue u kredhe, Edhe te naltin mur po vreja ngri, |
[redakto]
|
M’thirri dikush: <<Kamben ku je tue e hjedhe? Ec ma ngadale, mos t’shkelesh gabimisht Krena velleznish, oh, te mjere, ne zgjedhe!>> |
[redakto]
|
U solla e pashe, perballe e njekohesisht Nen kambe te mija, akull nje liqe, - Jo porsi uje, si xhami krejt ai isht. |
[redakto]
|
Shtrese ma e dendun asnjehere s’asht nde Dimnit mbi rrjedhe t’Danojes n’Osterlik, As ne Tanaj nen qiell acar tane re, |
[redakto]
|
Sikur aty; vete mali Tambernik Ra t’I kish siper ose Pjetrapani, As n’zgrip te holle ky xham s’do kish ba <<krik>>. |
[redakto]
|
Si kryet qet zhaba ujit jashte e zani I kuakjes ndihet, kur cdo nate te thuesh Korrjet fshatarja andrron qe diten bani, |
[redakto]
|
N’fytyre irnue, ku turpi del per fushe, Ishin hijet qe vuejshin n’akullnaje, Dhambet tue krise si sqepin ndo’j kanushe. |
[redakto]
|
Seicila poshte e mbante kryet e saj, Nga goja cingerima, dhe trishtimi Nga syte u cfrente, mbyte nder lot rrekaje. |
[redakto]
|
Si kqyra rretheqark, at’here shikimi Nder kambe me zbriti e pashe dy aq shternguem, Sa floket bashke ngatrrue u ishin shqimi. |
[redakto]
|
<<Tregoni ju, qe rrini t’perqafuem, - u thashe, - kush jeni?>>. Qafat tue I kthye, kah une fytyrat soll’n ata te shuem; |
[redakto]
|
t’ujitun mbrende I kishin ata sy, lotet nder buze u rrodhen e acarija ne cas I ngriu, qepallat tue mberthye. |
[redakto]
|
S’ka lloz qe te mbertheje me grremca t’tija Dy druj ma fort; si sqep tue e perpjeke, U ndeshen koke per koke ndeze nga menija. |
[redakto]
|
E njani, qe dy veshet ia kish hjeke Acari I madh, krye ulet zu me thane: <<C’na vren si ne pasqyre? N’se je tue u rreke |
[redakto]
|
me I njohte keta te dy te mjere kush jane, dije: ku zbret Bizenco ate lugine e paten bashke me Albertin, me babane. |
[redakto]
|
Nje barku dolen; mbare ti kete Kaine Mund ta kerkosh, por s’gjen nje shpirt, jo, ma Te denje se kta me u fute ne xhelatine; |
[redakto]
|
As ate, qe parzmi e hija e tij u ca Nga heshta e Artus me vrull tek s’ve; As Fokacjon; e as kete qe n’qafe m’ka ra |
[redakto]
|
Me ate krye aty e te shikoj s’me le, Ky quhej Sasol Maskeroni, por Ne qofsh toskan e din se cili qe. |
[redakto]
|
E qe mos te me bah te flas me zor Ta dish se qeshe Kamicjon Pacci due, Karlinin pres te dal ma pak fajtor.>> |
[redakto]
|
Pastaj une pashe fytyra mavijue Nga t’ftohtit; edhe tash me vijne mornica, E do me vijne, ate akull tue kujtue. |
[redakto]
|
Ndersa udhtonim ne t’amshuemet ngrica Drejt qendres, peshat qe I thith unji, E kruspull une po dridhesha nga rrica, |
[redakto]
|
Per dashje, rast o fat, une nuk e dij, Por, ja, nder ato krena tue barite, Shqelm fort I rashe nje shpirti ne turi. |
[redakto]
|
<<Ti pse me vret? – me tha tue qa e brite. – N’mos erdhe me u hakmarre ma me terbim Per Montapertin, pse po me merzit?>> |
[redakto]
|
E une: <<Me prit paksa, mesuesi im, T’I lyp disa sqarime ma te holla, Pastaj sa t’duesh te ndjeki me nxitim!>> |
[redakto]
|
Prisi qendroi; e shpirtit une iu solla, Qe shamje e mallkime villte goje: <<Po kush je ti, qe s’pran tue qitun bolla?>> |
[redakto]
|
<<Thuej ti kush je, - m’u gjegj, - qe neper troje t’Antenores shqelmon ti krena tjere? Te ishe I gjalle, kaq fort s’do mund qelloje!>> |
[redakto]
|
<<I gjalle une jam, - I gjegja menjehere, - qe t’marr shenim ty duhet te vije mire, ne qofte se don ti emnit me I dhane vlere.>> |
[redakto]
|
E ai ma ktheu: <<Une tjeter kam deshire, Por hiqmu qafe, koken mos ma caj, S’asht vendi ky ku shiten lajkat lire!>> |
[redakto]
|
Hijes ia ngjita shi te zverku I saj E I thashe: <<O po me gjegjesh njitash holle Ose t’I ckula floket me gjithe rraje!>> |
[redakto]
|
Por ai m’u suell: <<Ti kot je tue u lodhe; S’do celi goje e asgje nuk te tregoj Dhe po t’ma bajsh rradaken fare tolle!>> |
[redakto]
|
N’sa flokve une ia kishe ngule me thoj E I ckulja tufe-e-tufe e fije-fije Dhe ai koke-ule luronte, nje za ushtoi: |
[redakto]
|
<<Mos brit ashtu, o Boke, se s’te ka hije! Ti mjaft me nofulla na cave kryet Edhe pa lehe! C’dreq t’hyni kish ta dije?>> |
[redakto]
|
<<Tashti, - I thashe, nuk kam nevoje me t’pyete, trathtar I mbrapshte! Do dij cka te tham, po, ne tjetren bote per ftyren tande t’ndyte!>> |
[redakto]
|
<<Thyej qafen, - tha, - e cka te duesh trego! Por, n’dalsh kendej, mos rri pa ma permende, Kete shokun gojecthurun ma kujto! |
[redakto]
|
Qan, se mbas arit t’Frances ai pat rende. - E pashe ate nga Duera, - ka per t’thane, - atje ku I mbajne per fresk mkataret mbrende. – |
[redakto]
|
Ne qofte se ty te pyesin ke kish prane, Thuej afer Bekerine ati’ I kam gjete, Qe fiorentinet qafes n’sharre I rane. |
[redakto]
|
Ma tej Xhian Soldanieri besoj t’jete Dhe Geneloni e Tebaldeli rrine, Dyeret ia celi ky Faences fjete.>> |
[redakto]
|
Na tutje ishim shty n’ate akulline, Kur pashe une dy te mardhun ne nje grope, Koken mbi koke si ksula mbi kaptine; |
[redakto]
|
Si hahet nga urija buka cope, Ashtu ai siper tjetrit iu lshue drejte Mes truve e qafes, e nuk kish te ngope. |
[redakto]
|
Ma fort Tideu besoj nuk ia ka brejte Dy tamthat Menalipit nga inati, Se ky qe I grinte rrashte e tjera krejt. |
[redakto]
|
<<O ti qe shfren siper ketij te ngrati gjithe ate urrejtje e je tue e lane pa krye, tregome arsyen, cfare faji ky te pati? |
[redakto]
|
N’se me te drejte, - I thashe, - ti je tue shfrye, Tue dijte kush jeni e pse keshtu ju gjeta, Ne boten lart une kam me ta shperblye, |
[redakto]
|
Ne qofte se nuk me thahet gjuha e shkreta.>> |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 02-08-2004, 15:20