Pepili/Komedia Hyjnore/194
Appearance
K. XXX Rrethi i tetë. - Lugja e dhjetë (fundi). - Falsifikuesit e njerëzve. - Xhanni Skikki. - Mirra. - fasifikuesit e pareve. - Mjeshtri Adam. - Falsifikesit e fjalëve. - Sinoni.[1]
[redakto]
|
Kur n’Semelene Junona shfreu tane vner, Gjakun teban aq ne inat e muer, Sic e tregoi ajo ma se nje here, |
[redakto]
|
I shkreti Atamant kaq fort u cthuer, Sa qe kur gruen e vet ai ve veshtroi Me dy t’njomat ferishte nder dy duer, |
[redakto]
|
Vikati: <<Zini shtigjet, ta pushtoj Me klyshe ate luaneshe!>>, e tue u berlyke I hapi te pamshireshmit capoj, |
[redakto]
|
Njanin, Learkun, kapi mu ne gryke, Si e rrotulloi n’ajri, n’shkamb e verviti, - Dhe shkoi ajo e u mbyt me tjetrin ngryke. |
[redakto]
|
E kur, prej fatit thane, teposhte rreshqiti Gjithe ajo Troje e larte e madheshtore, Mbaroi mbretnija e fronit mbreti zbriti, |
[redakto]
|
Hekuba e mjere, e trishtun, kthye n’sherbtore, Kur pa se Poliksena kish mbarue, Per Polidor’n e saj, shtri mbi bregore |
[redakto]
|
Te detit, kur fatzeza u kujtue, - Cmende, zu me lehe si qen e gjora nane, Kaq fort nga dhimbja e madhe pat shkallue. |
[redakto]
|
Furite e Tebes a te Trojes s’jane tregue kaq fort te egra e zullumqare, kurr kaq kerdi nder shtaze a njerez s’bane. |
[redakto]
|
Si pashe dy hije t’zbeta, cveshun fare, Qe ngitshin tue kafshue neper shpatine Si derri kur del tharkut fulikare. |
[redakto]
|
Njana u hodh Kapokjos, nen kaptine Ia nguli idhte me dhambe, e tue e ngrehe zharg E bani ta kruej barkun per zalline. |
[redakto]
|
E Aretini, tue u dridhe tha: <<Larg I ndejsha Xhianni Skikkit, qe harlise Shkon tue ua ngjite me dhambe shpirtnavet varg!>> |
[redakto]
|
Ah, - I thashe unë, - ishalla nuk ta kris tjetra me ate goje! N’mos pac veshtiresi, me thuej kush asht, sa asht kendej pa u nise.>> |
[redakto]
|
M’u gjegj: <<Ai shpirt jetoi ne lashtesi. Asht Mirra e mbrapsht. Tue shkele cdo ligj t’njerzimit Me vete te jatin bani dashuni. |
[redakto]
|
Qe te mkatoje per t’ia arrite qellimit Ndrroi krejt fytyre tue marre tipare tjera, Si tjetri qe po nget zjarr prej terbimit. |
[redakto]
|
Ky, per t’fitue mushken mbretneshe, mejhera U shti si Buozi dhe, gjoja tue vdekun, Diktoi nje dhjate te tille qe iu njoh vlera.>> |
[redakto]
|
Kur dy te krisunit iken si t’ndjekun E ma s’I pashe ku t’zezen shkuen me u fute, Une solla syte te vrej tjere shpirtna t’mekun. |
[redakto]
|
E njanin pashe, qe dukej si lahute; I tille me te vertete do te gjasonte, Ku bahet bige njeriu ta kishin kpute. |
[redakto]
|
Hidropizija e rande krejt e shemtonte, Se plandsin plot me uje ia kishte aje, Fytyra e tij aspak me bark s’perkonte. |
[redakto]
|
Ai detyrohej buzet hape t’I mbaje, Si tiziku I etuem; t’djeguna zhar, I kishin mbete shpervjele nga ajo murtaje. |
[redakto]
|
<<O ju qe keni ardhe, jo si mkatare, n’kete bote te smunde, e s’di me leje t’kuj, - u suell kah na, - degjoni kete qyqar: |
[redakto]
|
mjeshter Adami jam, ketu qe vuej; per s’gjalli c’desha pata dersa u ngina, e tash po digjem, heu, per nje pike uje! |
[redakto]
|
Shenat e vegjel, qe nga ato lugina Te Kazentinit poshte ne Arno shkojne Tue lage e tue freskue t’butat lendina, |
[redakto]
|
Gjithmone I kam nder sy, e me mundojne, Keto vegime fytin ma kane tha, M’ligin ma fot se ethet qe m’dermojne. |
[redakto]
|
Kjo drejtesija e Hyut qenka hata! Nxjerr lande po nga ai vend ku mekatova, Ma fort me shtyn me pshereti, me qa. |
[redakto]
|
Romena ja, ku une falsifikova Paret me ftyre t’Baptistit; shkak I zi Qe ky, qe djegun botes iu largova. |
[redakto]
|
Por t’shihja ketu shpirtnat e keqi Te Guidit, Aleksandrit, vllaut te tyne, S’do e ndrroja per gurre t’Brandes tane freski. |
[redakto]
|
Ketu asht njani, n’qofte se s’me genjyene Hijet qe vijne verdalle, por, n’se e vertete, Sa pare ban kur kambe e duer m’u thyene! |
[redakto]
|
Ah, aq I lehte sikur te ishe vete, Me ece sa t’zite e thonit n’njeqind vjet, Do t’ishe vu me I ra shtegut te shkrete |
[redakto]
|
Ate me kerkue permes ketij kjahmet, Ndonse asht ky rreth njembdhjete mije mil I gjate Dhe ka gjyse mili gjanesine e vet. |
[redakto]
|
Per sherr te tyne vuej me kta te ngrate, Ata me pre fjorinta me kane nxite, Qe ar te kishin mangut tre karate.>> |
[redakto]
|
E une: <<Kush jane dy t’zezet, qe ktu ngjite Avull leshojne si n’dimen dora e laget Dhe dergjen ne te djathten tande shtrite?>> |
[redakto]
|
<<I gjeta shtri e krejt mbulue nga plaget, - m’u gjegj, - kur kamba ne kete shpat me shkiti, e shtri do rrijne n’amshim n’kete grope te vaget. |
[redakto]
|
Njana – mashtruesja, Zefin qe paditi, Tjetri – Sinoni, qe mashtroi nje Troje, Po I qelb ai avull ethesh qe I tymiti.>> |
[redakto]
|
Njani nder ta, pse ndoshta u zu ne goje Me aq pak nderim, u ndez dhe nga menija Grusht barkut gur I ra, ne short ta cpoje. |
[redakto]
|
E ky kumboi at’here si lodertija, Adami por fytyren t’ia shplakoi Vrik me ate dore, e s’qe ma e lehte e tija. |
[redakto]
|
<<Ndonse, sa do t’perpiqem, - mjeshtri shtoi, - s’leviz une dot, se I kam gjymtyr’t randoshe, kete krah te lire e kam ta perdoroj.>> |
[redakto]
|
E ai u gjegj: <<Ate dite kur ti po shkoshe Drejt zjarrit, s’pate dore aq t’lire e t’shpejte, Ishe ma I shpejte pare tue pre n’nje qoshe.>> |
[redakto]
|
Bark-ajuni at’here: <<Tue fole je drejte, Porse nuk qe ti kaq I drejte pohues, Trojanet kur t’kerkuen me qene I drejte.>> |
[redakto]
|
<<Keshtu o ashtu n’qofshim te dy mashtrues, - Sinoni tha, - une per nje faj kam ra, Por ti edhe vete djajve u del mesues!>> |
[redakto]
|
<<Ti kalin, o I shperbeme, prap a e ke pa? – bark-lodra tha. – Mkatin me e fshehe s’je I afte, gjithe bota e di, pra plas per cka ke ba!>> |
[redakto]
|
<<Ti plac ku je e goja-shkrumb t’u cafte, - greku iu gjegj, - dhe gjithe ajo kenete, qe mban ne bark, si gardh nder sy t’u bafte!>> |
[redakto]
|
E pareshkrisi: <<Shkye t’asht goja e shkrete, Se tue fole keq gjithmone kush s’ta ka dale; Ne paca une etje e n’plandes uje te nxete, |
[redakto]
|
Ty kryet te dhemb e trupin ma ke vale; E, me e lepi Narcizit ate pasqyre, Nuk asht nevoje me t’grishe ty me shum fjale.>> |
[redakto]
|
Une po I veshtroja tue u grinde n’ate menyre. <<Fort ma ke ngule, - tha prisi, - ate shikim, s’dij si s’po nxehem kah te shoh tue kqyre!>> |
[redakto]
|
Kur pashe se si me foli me idhnim, U ktheva shpejt drejt tij aq turpenue, Sa ende ato fjale me siellen ne kujtim. |
[redakto]
|
Si ai qe anderr t’keqe tue shikue, Anderr don t’jete cka n’anderr sheh me sy Dhe c’asht mos t’jete fort kishte me deshrue, |
[redakto]
|
Ashtu edhe une; mue fjala m’u lidh nye, T’falun lypshe me sy, goja s’punote, S’kuptoja se cka lypshe ishte krye. |
[redakto]
|
<<Per faj ma t’madh mjafton pendesa jote, tash je I lame, - mesuesi zu me m’thane, - prandej mos u trishto per gjana kote! |
[redakto]
|
Por n’mend ta kesh gjithmone se me ke prane Ne qofte se ndo’jhere tjeter ti ke rast Me u gjete mes njerezish qe jane tue u zane; |
[redakto]
|
Asht turp te rrish e te degjosh me kast.>> |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 02-08-2004, 15:17