Pepili/Komedia Hyjnore/189
Appearance
K. XXIX Rrethi i tetë. - Lugja e nandtë (fundi). - Gjeri de Belo. - Lugja e dhjetë. - Falsifikuesit e metaleve. - Grifolini. - Kapokjo.[1]
[redakto]
|
Gjithe ai njeri qe vuente n’ate hata Me kishte preke aq fort mes asaj nate, Sa tjeter s’doja vec me ndeje tue qa. |
[redakto]
|
Porse Virgjili m’tha: <<Pse mendjes sate I asht ngule kaq fort kjo pamje e me zell Po vren hijet e trishtuna e sakate? |
[redakto]
|
Keshtu nder lugje tjera nuk je sjelle; Mejto se po t’numrosh kete mizeri, Njezetedymij mil ban rreth me u sjelle. |
[redakto]
|
Nen kambet tona hana ra, e dij Se per kete udhe pak kohe ne na kane dhane, Sa gjana prap do shohesh n’pus te zi!>> |
[redakto]
|
<<Ti po ta dije, - zuna une me I thane, - arsyen e forte per t’cilen u ndalova, ndoshta dhe pak me ndeje do m’kishe lane.>> |
[redakto]
|
Por ai u nis e une nga pas I shkova, Biseden prap vazhdova gjalle ta mbaj Tue I gjegje keshtu: <<Shikimin tim leshova |
[redakto]
|
N’ate grope edhe aq vrejta mbrenda saj, Se atje m’u duk se pashe nje t’gjakut tim, Qe vuen per faj qe po I kushton aq vaje!>> |
[redakto]
|
At’here mesuesi: <<Kot, pa nje qellim, Ti mos u lodh t’mendosh per ate mkatnuer, N’pune tande rri, ta vuej ai ate denim; |
[redakto]
|
Se une e pashe te kambet e asaj ure, Kur duel e te kanosej fort me gisht; Gjeri del Belo ndjeva tue thirre, kur |
[redakto]
|
Ti ishe I habitun krejtesisht Nga ai qe Altaforten pat per dore, E kah s’e kqyre aspak, ai bani bisht.>> |
[redakto]
|
<<O pris, - I thashe, - vrasja e tij mizore, qe pa u hakmarre ka mbete, ate e merzit, kjo gja per fisin tone asht turp e kore; |
[redakto]
|
idhnue me ne, pra, iku ai paprite, pa m’thane nje fjale, une kete pershtypje kam, - ma fort dhimbja per te tash me trondit.>> |
[redakto]
|
Vazhduem biseden mbi ate ure tane shkamb, Deri n’ate pike, ku mund te vresh me sy Gjithe lugjen poshte, po te kete drite tamam. |
[redakto]
|
N’lugje te fundit kur filluem me hy Te Lugjezezes edhe mizerija E shpirtnave ma qarte na duel aty, |
[redakto]
|
Ankime te cuditeshme me mija Porsi shigjeta zemren ma coptuen, Prandej veshet I zuna me duer t’mija. |
[redakto]
|
Gjithe dhimbjet e pafare po u grumbulluen Nga spitalet e Valdikjanes n’vere, Sardenja e Marema po iu shtuen, |
[redakto]
|
Dhe ne nje grope te rrasen menjehere, S’maten me c’pashe; ndihej nje qelbesine Si prej gjymtyresh qe kane marrun ere. |
[redakto]
|
Majtas, n’pende t’fundit, harkun ku e shtrin E gjata ure, mbrrijtem me t’shtrejtin pris; E at’here munda me pa ne thellesine |
[redakto]
|
E atij hon, ku dora e Perendise Me drejtesine e vet te pagabueme Per dnim falsifikuesit ka gremise. |
[redakto]
|
S’asht pa ndo’jhere nje pamje ma e trishtueme As ne Egjine, ku njerzit rane perdhe, Nder kafshe kur atmosfera e helmueme |
[redakto]
|
Der te ma I vogli krymb as nje per be Nuk la ne kambe, edhe, sikur rrefyen Poetet per ate kohe kur ra kjo rrfe, |
[redakto]
|
Ne njerez milingonat u kembyen; Se sa ti sheh n’kete lugje pa fare drite, Qe shpirtnat kapa-kapa mbrende I ndryn. |
[redakto]
|
Dikush mbi bark, dikush mbi shpine I rrite Shokut te vet, ndonje barkas tue ra Rreshqanthi shtegut te mallkuem I bite. |
[redakto]
|
Na ecnim dalngadale edhe pa za Tue kqyre e tue degjue t’smundit e shkrete, Qe s’do te ngrehin krye as shtat kurrma. |
[redakto]
|
Pashe dy, qe u ngriten ndeje tue u mbeshtete Si dy tava mbi zjarr vendosun ngjite, Ne dregza t’neveritshme trupin krejt. |
[redakto]
|
Kale nuk kam pa keshtu tue u kashagite Nga djale qe e pret zotnija me nxitim Ose qe pagjumsija e ka merzite, |
[redakto]
|
Si I pashe te dy tue u krue me t’madh terbim, Kah mishi u hante ne menyre barbare, Ne u dhashte vecse lenurja lehtesim! |
[redakto]
|
Lekuren e zgjebosun shkulnin fare, Si te qerosh me thike ndo’jhere te ngjan Krap o peshk tjeter me ma t’forta pare. |
[redakto]
|
<<O ti, qe I paske gishtat si gerhane, - prisi u suell e I tha njanit prej tyne, - dhe I perdoroke ndonjehere per dane, - |
[redakto]
|
me thuej mos ka latin ne mes ketyne, qe jane ketu, t’mjaftofshin gishti e thoni me t’shkye per jete te jetes si te shkyene!>> |
[redakto]
|
<<Latin te dy na jem’ qe po shikoni kaq te dermishun, - njani u gjegj tane lote, - po ti kush je qe pyet, c’lyp ketij honi?>> |
[redakto]
|
<<Kam ra ketu, - mesuesi I tha atbote, - me nje te gjalle tue zbritun shkrep me shkrep e jam tue I tregue te zezen bote.>> |
[redakto]
|
U shkoqen prej shoshoqit me gazep; Tue u dridhe kah une dhe tjere nisen me u prire, Permbi te cilet ajo fjale u shkrep. |
[redakto]
|
E m’u drejtue at’here mesuesi I mire, <<fol, - tue me thane, - cka zemra te deshrofte!>> E une u fola ashtu si pat deshire: |
[redakto]
|
<<Kujtimi juej n’ate bote kurr mos u shofte nder mendje dhe nder zemra njerezore, por vjet e vjet me radhe atje qendrofte! |
[redakto]
|
Kush jeni ju, nga cila dege fisnore? Flisni pa frike, megjithse kjo nafake E zeze ju paska gjete e ba ksodore!>> |
[redakto]
|
<<D’Areco qeshe, - tha njani, - dhe nder flake Alber da Siena m’hodhi e m’dogji fjalle, Por per cka vdiqa, ketu s’me kane flake. |
[redakto]
|
Asht e vertete se atij I thashe, me u talle. Se mesue kisha mire me fluturue, E ai, qe ish kureshtar e pak budalle, |
[redakto]
|
M’kerkoi ate mjeshteri me ia tregue; E pse Dedal s’e bana t’shkoje perpjete, M’paditi t’et e I jati n’turre me vu. |
[redakto]
|
Porse ne lugje t’fundit, e jane dhjete, Nga se alkimise n’ate bote iu pata fute, M’denoi ai qe s’gabon – Minosi vete.>> |
[redakto]
|
E une pyeta poetin: <<M’thuej, per skrute Sjenezve, valle, ndokush a ua kaloi? Si ata as vete francezet s’I kane trute!>> |
[redakto]
|
I gerbuluemi tjeter, kur m’degjoi, U gjegj: <<Vec Strikes s’duhet me I hy n’hak, - Ai, po, me mend e mase gjithmone shpenzoi; |
[redakto]
|
E as Nikolles, qe ma I pari pak I hodhi karafil pjates se zgjedhun E ‘j kopesht plot e mbolli per marak; |
[redakto]
|
E as cetes, ku d’Ashiani c’kish pat hjedhun, Sa bani rrush e kumblla vneshte e pylle, E ku Abaljati duel aq mendjembledhun! |
[redakto]
|
E qe ta dijsh kush gojen s’di me e mbylle Me ty kunder sjenezve, m’kqyr nder sy Me t’u kujtue fytyra ime dylle. |
[redakto]
|
Kapokjo jam, qe desha me u shkembye Metaleve vetite me alkimi; N’se t’njofta, m’njeh ti mire, - une tue shkerbye |
[redakto]
|
Natyren, mora nam n’majmuneri!>> |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 02-08-2004, 15:15