Pepili/Komedia Hyjnore/183
Appearance
K. XXVIII Rrethi i tetë. - Lugja e nandtë. - Mbjellsit e dasive. - Muhameti. - Pjer da Mediçina. - Kurioni. - Moska dei Lamberti. - Bertam de Bornia.[1]
[redakto]
|
Kush mund te flase, qofte dhe ne proze tue e ende, Per gjak e plage, edhe sikur pa da Te rrije, tashti sa pashe une, tue permende? |
[redakto]
|
Kjo gjuha jone me fole fuqi nuk ka Mbi sende, qe as mendja s’I perfshin, Per to vlejne qe te dyja pak e gja. |
[redakto]
|
Edhe sikur t’bashkonim tane njerzine, Qe u vra ne Puljen lodhe prej kobesh fare, Ata qe me aq gjak token e rine |
[redakto]
|
Per shkak t’romakve, t’gjates lufte mujshare, Ku turre u lane unazat per trofe, Si Livi shkruen, qe s’flet fjale genjeshtare, |
[redakto]
|
S’bashku me ata qe mbeten rrah mbi dhe, Se me Robert Guiskardin rane ne gjak; Me tjeret qe u bane per korba pre |
[redakto]
|
Ne Ceperan, ku doli burracak Puljezi, e n’Taljakoc, ku sa u vrane E me pak vete fitoi Alardi plak; |
[redakto]
|
E te tregonin plaget cpue ane m’ane Dhe trupat cung, t’I krahasoj nuk di Me cka ne t’nandten lugje syte me pane. |
[redakto]
|
Ma t’shembun drrasash s’mund te gjesh fuci, Si njanin pashe aty fare te came Prej mjekrres deri ku pjerdh cdo njeri. |
[redakto]
|
Zorret perjashta I vareshin nder kambe, Gjoksin te shkyem e barkun zgaverr brejte Ku n’mut shnderrohet cdo gjasend qe hame. |
[redakto]
|
N’sa me vemendje rrija tue e verejte, Me kqyri e parzmin hapi me dy duer E tha: <<Shiko si capelue m’kane krejt! |
[redakto]
|
Shih Muhametin keshtu pre e cthure! Perpara shkon tue qa ndjeksi Ali, Nga mjekra n’perce ca rrashte e lekure! |
[redakto]
|
E gjithe te tjeret, qe ketu sheh ti, Fena percane e bane cdo lloj dasije, E prandej I pacame s’ka mbete asnji. |
[redakto]
|
Nje djall kem’ pas, qe I harmatuem menije Me the shpate na pret kaq mizorisht Pa I hike kush dueresh prej kesaj morije; |
[redakto]
|
E kur I bijme shtegut te kobshem, misht Na mbyllet krejtesisht, te cakerdisun Para se shkojme balle dreqit perdhunisht. |
[redakto]
|
Po ti kush je, qe mbi kete shkamb t’thepisun Turijte I qet e matesh poshte me u vare, Ndoshta me shkue te gropa ku t’kane nisun?>> |
[redakto]
|
Mesuesi im I gjegji atij kobtar: <<Ky as nuk vdiq e as faj ktej s’e ka qite, por, per t’I dhane pervoje, mue, qe ma pare |
[redakto]
|
kam vdeke, me kane caktue poshte me e shetite n’seicilin rreth te ferrit, dhe kjo pune asht e vertete si m’sheh n’kete vend te ngrite.>> |
[redakto]
|
Ma shum se njiqind shpirtna, qe degjuen, U ndalen te cmeritun me m’shikue E nga habija vuejtjet I harruen. |
[redakto]
|
<<M’I thuej, oh, fra Dolcinit, qe asht rrethue, ti qe po rrike ne kete terr sa ndora, n’qofte se nuk do me u ba ai shok me mue, |
[redakto]
|
me ushqime te pajiset pa e zane bora, fitoren novarezit mos t’ia lshoje e at’here kjo lehte nuk do t’I veje te dora.>> |
[redakto]
|
Tue u vu per rruge, njane kambe zuni ta coje Muhameti, kto fjale tue m’I leshuem, Pastaj e uli dhe filloi te shkoje. |
[redakto]
|
Njani, qe kishte fytin e coptuem, Hunden keputun deri ne qerpike E vec nje vesh, - tjetrin e kish t’cunguem, - |
[redakto]
|
Dhe rrinte me te tjere pa luejte nje cike, Shtangue gabzherrin hapi ma I pari, Prej ku dikonte gjaku pikepike. |
[redakto]
|
<<O ti, - tha, - qe pa faj vjen kendej pari e te kam pa n’token latine dro, ne qofte se nuk genjehem une qyqari, |
[redakto]
|
Pjer Medicinen, t’lutem, e kujto, Ne se ndo’jhere nga e ambla pllaje kalon Qe nga Verceli poshte ne Markabo. |
[redakto]
|
Dy ma te miret n’Fan tash m’I njofton, Ser Guidon e Angjiolelin, se tue drashte Une jam, - n’se mendja drejte parashikon, - |
[redakto]
|
Se do te flaken qe nga barka jashte, N’uje kane me I mbyte prane vendit Katolike, Te dy trathtue nga nje tiran I mbrapshte. |
[redakto]
|
Kurr nuk kane pa mes Qipri e Majolike Syte e Neptunit gja ma t’poshter n’det As nga pirat, as nga gjinde argolike. |
[redakto]
|
Po, ai trathtar, qe ka nje sy te mete, E ate toke zotnon, qe njani, tash nen shpate, Do t’donte mos ta kishte pa perjete, |
[redakto]
|
Do I thrrase gjoja me fole keta te ngrate, Pastaj n’ate ere Fokare ka per t’ba Ma mos t’u duhen kushte e urate.>> |
[redakto]
|
E une atij: <<Me fol, me trego pra, Ne dac ti emen prap n’ate bote me pase, Kush asht qe ate toke s’do te kish dashe me e pa?>> |
[redakto]
|
Nje shoku t’vet ai doren tue ia rrase Per nofulla, gojen ia hapi shqimi E briti: <<Njiky asht e s’mund te flase! |
[redakto]
|
Ky, I debuem, I hoq cfardo dyshimi Cezarit, tue I thane se sa ma pare, Po te jesh gati, duhet nise sulmimi!>> |
[redakto]
|
Oh, sa m’u duk hutue edhe qyqar Me gjuh’n e vet rriskue deri ne bire Te fytit Kuri, dikur aq gojtar! |
[redakto]
|
Njani n’ate ajr te zymte e te peshtire Dy dueret si dy cunga lart I ngriti, Ne gjak fytyren rrijshin tue ia plire. |
[redakto]
|
<<Shikoni Moskan si asht ba, - ai briti. – I mjeri thashe: Flet puna si t’jete krye! Qe kjo qe t’keqen fare ne Toskane qiti.>> |
[redakto]
|
<<Qe vdekje per fis tand!>> - ia plasa n’sy; e ai, dhimbjen mbi dhimbje kur ia shtova, si I cmendun iku n’ate trishtim mberthye. |
[redakto]
|
Ate mori shpirtnash t’I verej vazhdova, E pashe dicka qe gjuhen ma ka lidhe, Kush, valle, do me besonte pa qite prova? |
[redakto]
|
Ndergjegja por s’me len aspak me u dridhe, Ajo qe e mban njerine e mire per t’gjalle, Se asht mburoje ndergjegja e kethielle. |
[redakto]
|
Pashe nje njeri, - sikur e shoh prap gjalle, - Vetem me trup, pa koke, me te tjere shoke Tue ecun hap per hap neper ate zall; |
[redakto]
|
Koken kepute e kishte kape nder floke E mbajte n’hava porsi kandil qe ndrit, E ajo na kqyrte e thrriste: <<ah, kjo koke!>> |
[redakto]
|
E I bante vehtes s’vet me vehte drite; Ishin dy n’nje, e nje ne dy n’nje cas, - Kshtu ban vec Ai, qe I ka gjithe mundesite! |
[redakto]
|
E kur qiri ne kambe ures iu qas, Coi krahun lart me rrashte e me fytyre Per t’na I afrue buzet e tija enkas |
[redakto]
|
E tha: <<Veshtro si m’kane dhunue n’kete mnyre, Ti qe I gjalle nder t’vdekun je tue shkue, - Valle, a sheh kund nje ma te rande mynxyre? |
[redakto]
|
E qe te kesh per mue cka me tregue, Thuej se Bertram de Bornion e ke ndeshe, Qe mbret’n e ri shum keq pat keshillue. |
[redakto]
|
Gergas I mbrapshte mes ati e biri qeshe; Akitofel, me fitme ma t’helmueme N’Davidin Absalonin s’cove peshe! |
[redakto]
|
Pse ndava dy persona aq t’bashkueme Keshtu, I mjeri, me koke n’dore po shkoj, Qe fillin ka ne kete kufome t’cungueme. |
[redakto]
|
Ja, pra, sikur veprova po pesoj!>> |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 02-08-2004, 15:13