Pepili/Komedia Hyjnore/178
Appearance
K. XXVII Rrethi i tetë. - Lugjia e tetë (fundi). - Guido da Montefeltro dhe Bonifaci VIII.[1]
[redakto]
|
Flaka tashma kish heshte e rrinte shtemet, Me leje te poetit u largonte Dhe trupin ma ajo s’e mbante shtrembet, |
[redakto]
|
Kur, ja, nje tjeter mbrapa qe ndriconte Terhoqe shikimin tone kah maja e saj, Se ‘I za ne te I turbulluem ushtonte. |
[redakto]
|
Si demi I Siciljes, qe me vaje T’atij qe e ndertoi ate kafshe per seri S’pari gjemoi, - qe e drejte me koke ta laje! – |
[redakto]
|
Nga zani bulurinte I atij t’mjeri Qe mbrende kish e, ndonse baker unji, T’dukej se demin n’zemer dic e their; |
[redakto]
|
Po n’ate menyre, kah s’gjenin shtek as vi Me dale jashte flake, dukej flaka vete Thue murmurinte n’vend te shpirtit t’zi. |
[redakto]
|
Kur fjalet gjeten shtegun e vertete Ne maje te saj, atbote tue na beza Si t’ishte gjuhe zu maja me u shkapete. |
[redakto]
|
<<O ti, - tha, - qe t’drejtohem, tue m’u ngja je krejt lombardas, se une te degjova kur the <<Istra mund t’shkosh, s’po te pyes ma!>>, |
[redakto]
|
megjithse une me ardhe pak u vonova, mos u merzit t’qendrosh do kohe me mue; nuk po merzitem une, - e u pervelova! |
[redakto]
|
Ne qofte se ne kete bote dy sysh verbue Ke ra tue zbritun nga I ambli dhe Latin, prej ku t’plote mkatin e kam pru, |
[redakto]
|
Me thuej: Romanjen n’paqe a lufte e le, Se une jam nga ato male mes Urbini Dhe kreshtes s’larte ku Tibri rrjedh rreke.>> |
[redakto]
|
Koke-ule veshtroja, se kureshtje m’shtini Kur prisi im me brryl me preku pake Tue thane: <<Ti foli, ky asht shpirt latini!>> |
[redakto]
|
E une ia dhashe at’here zanit te pake Gjegjen, qe e kisha gati, pa vonese: <<O shpirt, qe rri I fshehun n’gjithe ate flake, |
[redakto]
|
Romanja jote s’qe e as mund te mbese Ne paqe, se lufta n’shpirt tiranve u vlon, Por sa per tash ndo’j zjarr s’kam lane une ndeze. |
[redakto]
|
Ravena s’lot, sado qe koha shkon, Atje shqipja e Polentes po kllocit, Me flatra deri Cervjen e mbulon. |
[redakto]
|
Ai vend, qe per sa kohe sulmet ka prite Dhe turre I shtriu francezet la ne gjak, Nen kthetra t’blera ndodhet ne kete dite; |
[redakto]
|
Malatestini I ri e qeni plak, Qe vran Montanjen edhe e bane kortar, Ia kane ngule popllit dhambet si vercak. |
[redakto]
|
Mbi Lamon e Santern asht sundimtar Luani I vogel mbi te bardhe hapsine, Qe I ndrron partite nga dimni ne behar. |
[redakto]
|
Qyteti, lumi Sav qe ai lag ine, Sikur as n’fushe as n’mal vend nuk ka zane, Here gzon lirine, here vuen nen tiranine. |
[redakto]
|
M’u hap, pra, se kush je due me ma thane, Sepse as une per ty nuk qeshe I ndryme; Dhe emni yt per t’mire u ndifte n’ate ane!>> |
[redakto]
|
Si flaka uluroi me za te shqyem Si e kish zakonin, tue levize te maja Andej-kendej, leshoi mandej kete fryme: |
[redakto]
|
<<S’do dridhej flaka ime, s’do bezaja, ne qofte se do ta dija qe n’ate bote ti kthehesh prap, por mbasi nga hataja |
[redakto]
|
e fundit t’ferrit, nga e tmershmja shqote nuk doli kush I gjalle te shpetoje zjarri, turpin pa e drashte, gjegje pa jap te plote. |
[redakto]
|
Shpata dikur, ma vone m’pelqeu litari, Me te tue dashte me la fajet e mija; E nuk do t’isha sot shpirt mekatari |
[redakto]
|
Sikur ai Papa I Romes, - e mblofte zija! – Prap t’mos me fuste n’rrugen mekatare; Tash do t’I cfaqi gjithe pusite e tija. |
[redakto]
|
Ne kohen kur s’me kishin dalun fare E mishi e gjaku, qe m’I fali nana, Luan nuk qeshe, por dhelpen genjeshtare. |
[redakto]
|
Dredhite, shtigjet e fshehta une te tana I dijta mire, per kete mjeshtri nder t’paret Jam shque gjithnje e I njohun n’bote u bana. |
[redakto]
|
Por kur nisa te plakem e pashe kjaret Se koha kishte ardhe edhe per mue Velat me I ule, me grumbullue litaret. |
[redakto]
|
Cka ‘j here me knaqte, zu me me lendue, Pendue, vec kishes desha t’I sherbej, Per pak, I mjeri, qeshe une tu shpetue! |
[redakto]
|
Por Princi I te rijve farisej, Qe lufte kish aty afer n’Lateran, E jo me Saracen e me Judej, |
[redakto]
|
Sepse per te anmiku ish kristjan, Qe kunder Akrit s’shkoi n’beteje mizore E as treg nuk bani me muhamedan, |
[redakto]
|
S’muer parasysh te larten zyre papnore, As mue, qe kisha ngjeshun nje litar, Qe dikur t’lidhte per jete ma skamnore, |
[redakto]
|
Por krejt si Konstantini, kohe ma pare, N’Sorakt shkoi te Silvestri ta sheronte Gerbule, keshtu m’thirri ky krenar |
[redakto]
|
T’ia shuej flak’n e lakmise qe e pervelonte Tue m’lype keshill, por une nuk bana za, Se e pashe q’ish marrezi cka me kerkonte. |
[redakto]
|
Pastaj me tha: <<Mos te kesh frike asgja, Qysh tash te zgjidh, por gjejma nje menyre Ta ndezi Palestrinen flakada. |
[redakto]
|
Une hap e mbyll te qiellit ato dyer, Une, sic e din, dy celsat kam ne dore, Qe me I braktise parardhsi pat fytyre. |
[redakto]
|
Me nxiten argumentat madheshtore Te flas, - ma keq m’u duk n’ate rase t’heshtoj, - E thashe: <<Prap banma shpirtin bardh si bore |
[redakto]
|
Mbas ketij faj, o Ate, se po mkatnoj: Premto e fjale mos mbaj! Keshtu tue u rreke Ne fron do ngadhenosh! Ban si t’kshilloj!>> |
[redakto]
|
Francesku m’erdh te kryet sa pata vdeke, Por I duel para nje nga djajte e ndyte: - Me hyn ne hak, kete shpirt, - tha, - me ma preke! |
[redakto]
|
Me shpirtna tjere te zez ky duhet zhyte; Pse dha dikur keshille me ba mashtrim, Ketij I ndejta vazhdimisht te kryet. |
[redakto]
|
Jo, nuk ka falje, po nuk pat pendim; Pendim, etje per keq s’rrijne ne nje vend, Se ka ketu ne mes nje kundershtim.>> |
[redakto]
|
Frika me zu te gjorin pernjemend Kur, tue me thane keshtu, ne ferr me solli: - Ti s’dije se une kam kaq logjike e mend?! - |
[redakto]
|
Me coi para Minosit; ky mbeshtolli Tete here trupin si shuell me bisht te gjate, Pastaj, tue e bre me dhambe, kete vendim volli: |
[redakto]
|
- Me flake le te mbulohet pa e zgjate! - Si e sheh, q’ahere keshtu jam I denuem, Ndry ne kete zjarr qaj vehten dite e nate!>> |
[redakto]
|
Si tha keshtu, u nis shpirti I mallkuem, Dhe zjarri nxirrte gjame e psheretime Majen tue dredhe e rrahe catrafiluem. |
[redakto]
|
Vazhdova bashke me prisin rrugen time Deri ne harkun tjeter kah lugina, Ku vuejne per ate cka bane t’zezat mundime |
[redakto]
|
Ata qe mekatnuen tue mbjelle dasina. |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 02-08-2004, 15:12