Pepili/Komedia Hyjnore/173
Appearance
K. XXVI Rrethi i tetë. - Lugja e tetë. - Këshilltarët dinakë. - Uliksi e Diomedi.[1]
[redakto]
|
Gezou, Florence, kaq t’madhe fati t’bani Sa po I rreh flatrat neper toke e det, E der n’fund t’Ferrit vojte te paska zani! |
[redakto]
|
Pese qytetare nga tuejt ketu I kam gjete Mes hajdutesh, e kush per ta s’turpnohet? As s’e besoj se mund t’krenohesh vete. |
[redakto]
|
Por n’qofte se del cka ne mengjez andrrohet, Ke per te pa si ka me u vertetue Cka nga Prati e te tjere per ty deshrohet. |
[redakto]
|
Dhe te kish ndodhe der tash, fort ka vonue; Krese le te bjere cka ka nder mend me t’ra! Ma teper do ta ndjej, kur t’jem motnue. |
[redakto]
|
Na u vume ne t’ecun n’ato shkalle t’medha Te atij shkambi, prej nga kishim zbrite, Prisi im para e une mbas tij pa za. |
[redakto]
|
E n’per ate shteg tue ece vetar, pa drite, Permbi rrasa e shkrepa e shkambij, Kamba pa dore nuk mundte hic me u ngjite. |
[redakto]
|
At’here m’erdh keq, e me vjen keq tani, Kur une mendoj c’kam pa me kta dy sy, E due ta frenoj mendjen qe nuk rri, |
[redakto]
|
Qe kund pa I pri virtyti mos me u shty, Se kete te mire, qe pata si dhurate, Nuk due me doren time tash me e zhye. |
[redakto]
|
Sikur fshatari, qe ne t’errten nate, N’ate stine kur dielli ma I ngrohte ndricon Mbi toke e det e per nje kohe ma t’gjate, |
[redakto]
|
Kur miza vendin mishkonjes ia lshon, Prej sukes sheh xixillojat n’per lugine, Ndoshta atje ku vjel e ku leron. – |
[redakto]
|
Ashtu nga flaket krejt po vetetin Lugja e tete, nje skene qe syte shikuen Porsa u gjeta n’fund te asaj gremine. |
[redakto]
|
Si ai, t’cilin harushat e ndihmuen, Pau qerrin e Elise tue u ngrite pa me E vracat kur drejt qiellit fluturuen, |
[redakto]
|
Pa mujte ma lart me I pa, sepse nji lpe Flake ata I mbeshtolli gjithunji, Qe ngjante tue u ngjite porsi nje re, - |
[redakto]
|
Ashtu n’ate gryke une pashe tue ba sheti Njani mbas tjetrit flakadajt mbi lame, Cdo flake nje mekatar ndryn mbrende ne gji. |
[redakto]
|
Une rrija permbi ure I drejte ne kambe E po t’mos isha kapun per nje gur, Pa me shty kush teposhte do kishe rame. |
[redakto]
|
E prisi, kur me pa se fort mbi ure une kishe dale, me tha: <<T’gjithe shpirtna jane, qe mbrenda n’ato flake po digjen nur.>> |
[redakto]
|
<<Mesues, - I gjegja, - bese jam tue ta zane, tash qe ma thue, porse une qysh ma pare e kisha n’mend, e doja me ta thane: |
[redakto]
|
po cili, valle, rri ndry mbrenda atij zjarr dymajash, si t’ish kalle po ne njate turre, ku Eteokli me t’vllane u dogjen zhar?>> |
[redakto]
|
M’u gjegj at’here: <<Po vuejne n’ate zjarr mizuer Uliksi e Diomedi, puqas fare Shpagimi I lidh si inati I rrebte dikur; |
[redakto]
|
Gjemojne e fshajne ne flaken shkreptimtare Per shkak t’dredhise se kalit, qe u ba dere Nga duel fara e romakve, fare bujare. |
[redakto]
|
Aty vajtojne per Deidamine e mjere, Dhe e vdekun sot Akilin qan; grabija E Paladit paguhet me kete tmer.>> |
[redakto]
|
<<N’mujshin me u shprehe, o pris, nga ato shkendija, - I thashe, - banmi me fole; me nxjerre kete hir Jam gati te drejtoj lutje me mija, |
[redakto]
|
Nga frika se m’prapsohet ky deshir; Ja, flaka me dy brina po afrohet: Shih sa me t’dhanun drejt asaj jam prire!>> |
[redakto]
|
E ai: <<Ia vlen kjo lutje te plotsohet, Prandej cka me kerkove, ta pranoj, Por hesht, mundesh me u bza vec mbas do kohet. |
[redakto]
|
Me len tash mue te flas, une e kuptoj Cfare do t’u thuesh; ti Grek te dy I ke, S’kane me t’pergjegje tue u fole pra kesisoj.>> |
[redakto]
|
Menjehere sa u afruem nga ishim ne, Keshtu iu suell mesuesi flakes plake, Kur pau se mund t’I fliste ma me nge: |
[redakto]
|
<<O ju te dy, mbeshtjellun me nje flake, dic n’paca ba per ju, sa isha gjalle, ndaj jush merite ne paca, sado t’pake, |
[redakto]
|
kur shkrova n’boten tjeter t’lartat rradhe, ndalnju, mos lueni: njani le t’na thoje ku u nis e kah ravgoi, ku humbi, valle?>> |
[redakto]
|
Ma I larti bri filloi te murmuroje, E kapen t’dridhunat e fort u shkund, A thue se era nisi ta trazoje. |
[redakto]
|
Pastaj maja e tij u tund e u lkund, Sikur gjuha, qe don dicka me thane, E nxori keto fjale ajo ma n’fund: |
[redakto]
|
<<Kur iu largova Circes, qe m’pat lane ma se nje vit n’Gaeta detyrueshem, - n’ate kohe Eneu ate emen s’ia kish dhane, - |
[redakto]
|
as biri I shtrenjte, as ati I nderueshem e as Penelopi fort e ambla grue, qe duhej t’rronte bashke me mue gezueshem, |
[redakto]
|
flaken ne shpirt nuk munden me ma shue; boten une doja me perpi me sy, vese e vlere njerzore me hetue. |
[redakto]
|
Detit pa fund me ‘I varke nisa me I hy E me ‘j shoqni te vogel, te bashkueme, Qe, pa m’braktise, me mue gjithkah u shty. |
[redakto]
|
Njanin e tjetrin breg me sy shikueme, Kem’ pa na Spanje e Sard edhe Marok, E tjera toke nga deti te rrethueme. |
[redakto]
|
Une edhe shoket ishim plake, kur tok Mbrrijtem te ‘I gryke e ngushte, me vela t’leta, Ma tej s’mund te kalohej pa qene zok, |
[redakto]
|
Se Herkuli ka vu shtyllat e veta; Sibiljen kishim lane nga e djathta jone, Permbrapa, nga e majta, kish mbete Seta. |
[redakto]
|
<<O vllezen, - thashe, - me krye n’rrezik gjithmone, ju jeni futun thelle nga Perendimi; tani qe keni mbrrijte n’mbramjen e vone |
[redakto]
|
te jetes suej e po ju vjen mbarimi, pse s’doni fluturimin tuej me e shtri mbas atij diell, ku s’ka nje gjurme njerzimi? |
[redakto]
|
Asnje mos te harroje se asht njeri: Ju le nuk keni per t’gjallue si shtase, Po per te ndjeke virtyt e dituni.>> |
[redakto]
|
Zemer u dhashe shokve te mij, pa mase, Dhe u trimnuen aq fort fill mbas fjalimit, Sa me I permbajte une zor do e kisha pase. |
[redakto]
|
E kicin tone tue sjelle n’drejtim t’agimit, N’fluturim te cmendun flete rremat e gjate I bame, nga e majta tue I dhane lundrimit. |
[redakto]
|
Te polit tjeter yjte e qeta nate I shikonte, tash ylli yne polar Me s’pasqyrohej n’detin e pamate. |
[redakto]
|
Pese here na kish tregue fytyren ar Hana, e aq here fytyren mblue me hije, E t’vshtirit shteg na I binim vetmitare, |
[redakto]
|
Kur, ja, na u cfaq nje mal, prej largesie Dukej I murme, t’kem’ pa nder mend nuk mbaj Nje tjeter mal qe t’ish I asaj naltsije. |
[redakto]
|
Fort u gezuem, por gazi na duel vaje, Se nje tufan u sul nga toka e re Dhe rrahi barken mu ne balle te saj; |
[redakto]
|
Tri here u suell anija me rreke, Ne t’katerten u ngrit me bisht perpjete E u fundos, si deshi ai mbi ne; |
[redakto]
|
Kapak mbi koken tone ra gjithe ai det.>> |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 02-08-2004, 15:10