Pepili/Komedia Hyjnore/160
Appearance
K. XXIV Rrethi i tetë. - Lugja e shtatë. - Hajdutët. - Vani Fuççi.[1]
[redakto]
|
Kur viti I ri zen fill n’stinen-acar, Krrelat ngroh dielli nen Akuar e arrihet Qe nata e dita t’zgjasin barabar, |
[redakto]
|
Kur bryma e nates permbi fusha shtrihet E ngjan me t’motren, me te bardhen bore, Por shum s’vazhdon, sepse fillon e shkrihet; |
[redakto]
|
Ngushtue keq per tagji, fshatari I gjore Cohet, sodit e sheh si jane zbardhue Fushat perqark, e kap koken me dore; |
[redakto]
|
Kthen ne shtepi e siellet tue turfllue Si ai qyqar qe s’di se nga t’ia mbaje; Pastaj del prap, e prap zen me shpresue, |
[redakto]
|
Kur sheh se toka e ndrroi fytyr’n e saj Aq shpejt; ai merr comagen menjehere E baetine perjashta qet n’ograje; |
[redakto]
|
Keshtu edhe mesuesi m’kalli tmer Kur une e pashe ne balle aq te vranuem, Por n’cas prap me sheroi zemren e mjere, |
[redakto]
|
Se, kur ures se thyeme iu afruem, Kah une u suell me t’ambelen fytyre, Porsi te rranza e kodres ku u takuem. |
[redakto]
|
Hapi dy krahet dhe, si e pat keqyre Hitishem rreth e rrotull ate rrenoje, Me kapi hopa dhe ne shembelltyre |
[redakto]
|
T’atij njeriu, qe, para se t’filloje Nje pune, me kohe kujdeset per cdo gja, Keshtu ai, tue u perpjeke me duer t’me coje |
[redakto]
|
Der te nje shkrep, mejhere me bani za T’u kapshe per nje tjeter, <<shiko mire, - Tue m’thane, - se mos te jete ai shkamb tue ra!>> |
[redakto]
|
S’ish rruge per mantel plumb shtegu I veshtire; Tue u kacavare shpetimi ne na dalte, Une – shty prej tij, e ai – I lehte e I lire! |
[redakto]
|
Po te kish qene ai breg paksa ma I nalte Ose sa shkambi nga u varem s’paku, - Per prisin s’them, por une do mbetshe n’balte. |
[redakto]
|
Por mbasi Lugjezeza e errte kah praku I pusit t’thelle fill shkon tue u perule, Struktura vete e lugjevet asht shkaku |
[redakto]
|
Qe brigjet rreth e rrotull vijne tue u ule; Arritem tek e mbramja mu te kulmi Nga ku gjithe ai shkamb ure ishte zhgule. |
[redakto]
|
Fryme dot s’po mirrnja, kaq I forte qe sulmi; E u ula me pushue kend pa pyete, Sa u kapem nalt. Por prisi: <<S’ban te ulmi, - |
[redakto]
|
Tha, - nuk fitohet gja tue ndeje mbeshtete; Se mbi nenkrejca dhe mbi pupla t’leta Deri me sot askush lavdi ska gjete! |
[redakto]
|
E po s’le nam te mire cka duhet jeta? Cduket si tymi n’ajr, si shkume mbi vale Ai qe pa lane nje gjurme coi ditt e veta. |
[redakto]
|
O burra! Lodhja rrugen mos t’na e ndale! Then cdo rrebesh nje zemer prej celiku, Ne mos u bafte nen peshe te trupit pale. |
[redakto]
|
Ne cak me t’nalte le te na coje vertiku! S’mjafton qe ata te humbun pas I le, - Ne me degjofsh, do dalim shpejt rreziku!>> |
[redakto]
|
Brofa ne kambe pajise me force te re, Ma shum nga c’isha u cfaqa guximtar E thashe: <<Ti prij, ma trim se kurre me ke!>> |
[redakto]
|
Nje tjetri shteg filluem m’iu kacavare, Ish shkamb e gur, I ngushte, I pakalueshem, Rruge ma t’thepisun s’kishim rrahe me pare. |
[redakto]
|
Flisja t’mos dukem se po ec ngurrueshem, Kur, ja, nga tjetra grope nje za po thrriste, Por fjalet te na vinin krejt ngatrrueshem. |
[redakto]
|
Ndonse ne maje te ures ishim, c’fliste Nuk munda me kuptue kur ndjeva zane, Por dukej se I zemruem fjalet I qiste. |
[redakto]
|
Veshtroja poshte, por syte asgja s’me pane, Kaq erresine gjithkund ishte njesoj. <<Pris, vrik te dalim, - nisa me I thane, - |
[redakto]
|
ne tjetrin lug, shpejt uren ta kaloj; si nuk kuptoj s’ka une degjoj nga veshte, keshtu verej, por kurrnjesend s’dalloj.>> |
[redakto]
|
E ai: <<Tani te gjegjem fare thjeshte, Por jo me fjale; se nje kerkese e drejte Me pune do plotesue edhe tue heshte.>> |
[redakto]
|
Kur n’balle I dolem asaj ure krejt, Rame ne te teten pende, e pa vonese Lugjen e re fillova me e verejte, |
[redakto]
|
Une pashe lamsha gjarpijsh sa s’I zen bese, Nje lebeti, te ndryshem nga cilsija, Kah I kujtoj dhe sot m’luen mendja e krese. |
[redakto]
|
Mos te krenohet per rane t’vet Libija, Se edhe ne paste te madhe pasuni Me shkraptha, shlliga, rrshaja te keqija, |
[redakto]
|
Kur rana e saj me kaq gjarpij s’asht nxi, Murtaje e tille ne kete hata nuk vlon As n’Etiopi e as ne Arabi. |
[redakto]
|
Rrethue gjarpijsh te egjer se c’vrapon Nje turme shpirtnash te cveshun, te tmerruem, Qe vrime a elitropi as qe shpreson! |
[redakto]
|
Gjarpijt dueret permbrapa u kane shternguem, U ngjiten per kurriz dhe bisht e krye Mberthejne para ne fyt ata t’mallkuem. |
[redakto]
|
Njanit atje ne breg une pashe me sy Nje shllige kah flure iu hodh e e helmatisi Aty ku qafa e trupi lidhen nye. |
[redakto]
|
As I as O s’shkruhet ma vrik se nisi Ai zjarr te marre, dhe I ndezun flakada Tue u rrzue perdhe fare ne hi bitisi; |
[redakto]
|
E aty pertoke, si u kthye njehere n’asgja, Pluhni ku ish e s’ish u grumbullue E befas sikur qe ashtu u ba. |
[redakto]
|
Keshtu nga dijetaret kam lexue Si vdes e prap ne jete Fenicja kthehet Kur pesqind vjetevet u asht afrue. |
[redakto]
|
Me bar e as me tagji ajo s’ushqehet, Por me amom e me te kemit lot, N’folene gjithe nard e mirre tue vdekun prehet. |
[redakto]
|
Si ai qe bje e si s’e kupton dot, Nga forca e djallit krejt perdhe I qitun Apo per ndalim gjaku shtri me lot, |
[redakto]
|
Veshtron perqark, prej tokes porsa ngritun, Trondite nga ankthi I rande qe pat n’krahnuer, Pastaj sikur qetohet tue pshertitun, |
[redakto]
|
Ashtu u ngrit ne kambe ai mekatnuer. E rrepte qe je, hakmarrje e Perendise, Sa fort qellon pa rreshte kryq e terthuer! |
[redakto]
|
Kush ish e pyeti at’here I urti pris. <<Lart nga Toskana, - gjegji kesodore, - s’ka shum qe rashe n’kete gryke te mizorise. |
[redakto]
|
Jete kafshe me pelqeu, jo njerezore, Si mushk qe isha; jam Van Fucci, shtase, Shpelle te denje pata ate Pistoje mizore.>> |
[redakto]
|
<<Mbaje mos t’ike, - I thashe prisit n’ate rase, - pyete cka e hodh ketu; sa qe I gjalle nuk dijti tjeter vec t’rrembeje e t’vrase.>> |
[redakto]
|
Hajduti e kuptoi, nuk ndejt me u talle, Por kryet coi lart e me keqyri mvrejte, Inat e turp I pashe shkrue mu ne balle; |
[redakto]
|
Dhe tha: <<Ma fort vetvehten jam tue brejte Tash qe me sheh n’kete vend si asht ma zi, Se kur me fshine nga jeta tjeter krejt. |
[redakto]
|
Une pa te dhane pergjegje s’mund te rri. Ma poshte m’kane fute ketu ne kete rremuje, Se vodha gja te cmueshme n’Sakristi |
[redakto]
|
Dhe faji iu ngarkue kot tjeterkuj. Por qe t’mos knaqesh kah me sheh n’kete vaje, Ne dalsh ndo’jhere nga kjo terrine ku vuej, |
[redakto]
|
Hap veshet per c’te them, nder mend ti mbaj: Pistoja nga te Zezet do rrallohet, Pastaj Firenca do ndryshoje me rraje. |
[redakto]
|
Nga Val di Magra me avull do cohet Marti, mbeshtjellun nga nje re e zeze, E me tufan e gjame ai do leshohet |
[redakto]
|
Mbi fushe Picene, lufte ku ka me u ndeze; Mjegllen me rrfe ka per ta ca shum here, Oh, sa I Bardhi rrah per toke do mbese! |
[redakto]
|
T’I thashe te gjitha, zemren me ta there!>> |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 29-07-2004, 11:11