Pepili/Komedia Hyjnore/140
Appearance
K. XXI Rrethi i tetë. - Lugja e pestë. - Batakçijtë. - Në pisën e vlueme. - Kthetrafletët.[1]
[redakto]
|
Keshtu na shkuem nga njena n’tjetren ure, Tue fole cka n’Komedi s’ia vlen me rrfye, E kishim dale ne maje te saj, kur |
[redakto]
|
U ndalem edhepame se ishim shty N’grope tjeter t’Lugjezezes, ku me qa Asht kot; cudite e vrejta ate terr me sy. |
[redakto]
|
Si ne kantjer t’Venecjes vlon pa da Pisa e rreshinte ne stinen dimenore, Barket me I lye, dermue detit tue I ra, |
[redakto]
|
Se s’rrihen ma tashti rruget ujore; Kush ngre te re e kush kallafaton Te vjetren barke damtue lundrimesh; prore |
[redakto]
|
Dikush mbi kic, dikush mbi bash qellon; Ndonje I ven arna velit fare grise; Kush rrema gdhen, litar kush gersheton; |
[redakto]
|
Kshtu, jo me zjarr, - me force te Perendise, - E trashe e vishtullore n’pellg valonte Nga njani breg te tjetri e zeza pise. |
[redakto]
|
Syte ngule ia kishe; gja nuk u dallonte, Vec flluskash qe ai qull rinte tue qite E here mufatej, here me hov humbonte. |
[redakto]
|
Poshte tue veshtrue po rrija krejt cmerite, Kur prisi me terhoqi fill perbri, <<Kujdes, kujdes! Shiko!>> - me tha paprite. |
[redakto]
|
Kryet solla me te shpejte si ai njeir, Qe don me pa cka asht tue e shty me ike, Por kaq I asht fute per palc nje lemeri, |
[redakto]
|
Sa vrapin kjo deshire s’ia ndal nje cike; E pashe nje djall, ma t’zi s’mundesh me e gjete, Qe ngiste shkamb ne shkamb me te shti frike. |
[redakto]
|
Se c’hije e vrashte n’ate dreq te zi me flete! E sa mizor me ngjante e I perfrigueshem, Me flatra hape, vec sa tue preke mbi dhet! |
[redakto]
|
Mbi supin e shpulpuem e te madhnueshem Nje mekatar kish hjedhe, e me dy duer Per neje t’kambve e mbante ai shterngueshem. |
[redakto]
|
<<O kthetraflete, - ai briti permbi ure ku ishim na, - te solla nje te pare nga Santa Zita, mbrende ta flakim flure! |
[redakto]
|
Po kthehem ku me presin sa mkatare; T’gjithe vec Bonturit, bajne matrapazllek, <<jo>>-hi ne <<po>> u shndrroka atje per ar!>> |
[redakto]
|
Poshte e verviti e u kthye ne t’ashprin brek. As qenii stanit neper ferre e drize S’e ndjek kaq shpejt hajdutin shtek me shtek. |
[redakto]
|
Ai, sa u fundos, duel siper me kurriz, Por djajte, qe aty nen ure nuk rrinin kot, Briten: <<Fytyren Shenjte e ke n’Parriz! |
[redakto]
|
Ketu jo si ne Serkjo bahet not! N’dac me shpetue nga capojt tone, u ruej E kryet mos qit mbi pise as sot as mot!>> |
[redakto]
|
Ia ngjiten me ‘j qind krraba e n’ate rremuje I thane: <<Tash vallezo ti zhyte e mbyte; Fshehtas ashtu, ne mujsh me ia hjedhe kuj.>> |
[redakto]
|
Gjellbasi ashtu sherbyesve s’ua ndan syte, Kah mishnat ne kazan papra perzijne, Qe siper langut t’mos e nxjerrin kryet. |
[redakto]
|
Mesuesi I mire me tha: <<Qe mos ta dijne Se je ketu, ti shpejt duhet me u binde: Mbas krepash struku, mproje qe te te rrijne! |
[redakto]
|
Per cfaredo kokecamje, qe t’me linde, Ti mos u tut, - punet ua dij me rraje, Se une dhe tjeter here me ta jam grinde.>> |
[redakto]
|
Ures pastaj ia kaperxei ate maje; Se gjashtes pende tue I ra ai per te gjate, Iu desh ta ngrinte ballin me kuraje. |
[redakto]
|
Me ate terbim, me ate te madh inat, Qe I turren qejte te vorfnit, n’short me e shkye, Kur lutet ai nder dyer per buken thate, |
[redakto]
|
Vrapuen djajte qe poshte ures, zjarr nder sy, Drejt tij krrabat I shtrine permbi ate shkrep, Por prisi: <<Asnje mos te guxoje me msy! |
[redakto]
|
Para se te ma ngjitni ju me grep, Te vije njani prej jush e te degjoje, Pastaj ne daci m’varni per gazep!>> |
[redakto]
|
T’gjithe briten: <<Bishtakeqi le te shkoje!>> Njani levizi, tjeret mbene ne vend; Tue ardhe ai thonte: <<Lodhet kot me goje!>> |
[redakto]
|
<<Mos valle, o Bishtakeq, ti pernjimend pandeh se une, - ia preu I urti pris, - ketu kam mbrrijtun, frike pa pase kurrkend, |
[redakto]
|
sikur mos t’ishte ndihma e Perendise e fati I mbare? Hap rruge, se lart ne qiell asht shkrue nje t’gjalle te coj mes erresise!>> |
[redakto]
|
Sa qe krenar, aq ra e u shkreh ai fill, Nder kambe iu rrzue e rrebta arme prej dore E u tha te tjerve: <<Futni shpatat n’mill!>> |
[redakto]
|
<<Ti qe je struke, - prisi m’u suell ksodore, - mbas atij shkamb te ures e s’ban za, eja te une, se kemi bese e ndore!>> |
[redakto]
|
Dola ne cas, kah ai shkova tue nga; E djajte para marshuen ne krye dekikut, Sa dreshta se po e bajne fjalen asgja. |
[redakto]
|
Keshtu luftaret pashe, trembun rrezikut, Kur nga Kaprona dilnin jashte me bese Rrethue djathtas e majtas prej anmikut. |
[redakto]
|
Une iu afrova prisit tim me shprese, Prej tyne por s’I hiqja syte e mije, Kushdi c’perbluejne, mendoja, mbrenda krese. |
[redakto]
|
Krrabat drejtuen mbi mue e: <<A ban t’I bij, - I thonte njani tjetrit, - mu ne shpine?>> <<Po, - gjegjin tjeret, - theja njanen brije!>> |
[redakto]
|
Por djalli, qe po fliste me zotnine, Koken e solli mbrapa menjehere E I tha: <<Hej, Ndukalosh, lene njerine!>> |
[redakto]
|
Pastaj kah na: <<Ure n’ure neper gomnere S’ka mundesi ma rrugen ta vazhdoni, Se krejt asht shembun I gjashti qemer! |
[redakto]
|
Por n’qofte se me shkue tutje ju deshroni, Ngjituni kesaj kreshte dhe, pa zore, Do ndeshni ne nje ure, - ne te kaloni. |
[redakto]
|
Dje u mbush, plotsisht pese ore para ksaj ore, E ‘I-mije-dyqind-gjashtdhjetegjashta vjete, Qyshe se u nderpre kendej shtegu malor. |
[redakto]
|
Po coj me ju do dreqen, qe perpjete Do shkojne me pa mos del kush mbi katran, - Shkoni me ta, e gja s’ka me ju gjete!>> |
[redakto]
|
<<Hej, Shtrembaflete, e ti o Plakaran, or Turiqen, ketu! – filloi me thane. – Mbi dhjetshen, Mjekerroc, t’jeshe kryeshejtan! |
[redakto]
|
Dragon e Xhagajdor, eni n’kete ane! Ti Derrcatall dhe ti o Qengrricon! Shpejt, Kuqaleger, Ngerdheshanit prane! |
[redakto]
|
Sillniu rrotull kazanit qe valon; Shendosh m’I coni fill, vec jo gjetiu, Por n’ure, qe siper lugjeve u kalon!>> |
[redakto]
|
<<Aman, mesues, e zeza, - thashe, - na piu! Vetem ma mire ta bajme na rrugen tone, Ne qofte se e din, se fort p I drue I ziu! |
[redakto]
|
Pse nuk po je I urte si gjithmone? S’degjon si kercllojne dhambet te terbuem? Rrezik shoh n’ata sy heret a vone!>> |
[redakto]
|
E ai m’u gjegj: <<S’te shoh dot te friksuem! Dreqnit le t’I kercllojne sa t’duen catajte, - E kane me ata, qe n’pise jane te denuem!>> |
[redakto]
|
Te gjithe u kthyen at’here nga penda e majte; Por, si per shenje, nga I pari tue u zgjerdhi, Gjuhen ma pare shternguen mes dhambesh djajte; |
[redakto]
|
E ai ****’n e vet e kishte ba buri. |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 29-07-2004, 11:04