Pepili/Komedia Hyjnore/135
Appearance
K. XX Rrethi i tetë. - Lugja e katërt. - Fallçorët. - Prejardhja e Mantovës.[1]
[redakto]
|
Vuejtje te reja do pershkruej, me nxjerre Landen qe lyp kjo kanga e njezete E kantikes se pare mbi t’errtin ferr. |
[redakto]
|
Vemendshem po shikoja tatepjete Nje shesh te hapte ne fund te atij plaskoni, Ku me lot ankthi lahej toka e shkrete. |
[redakto]
|
Pashe, pra, n’ate log te rrumbullaket honi Njerez ne vaje, te heshtun, tue u sjelle Ngadale, si ne kete bote shkon procesioni. |
[redakto]
|
Por vetem kur shikova n’ta ma thelle, Vrejta ne cas, - si valle, ta shpreh cudine? – Se qafat krejt nje dore ua kish perdredhe, |
[redakto]
|
Keshtu fytyra u kishte dale ne shpine; Tue ece seprapthi rruga duhej ba, - Para me kqyre ua kishin heqe mundsine. |
[redakto]
|
Ndoshta garravacohen n’kete hata Ata qe I ka mberthye paralizija, Po une kurr s’kam pa e nuk besoj se ka. |
[redakto]
|
Dashte Zoti, o lexues, nder vargje t’mija, Mesim te nxjerresh ti; me thuej ti mue Pa qa si te qendroja nga shemtija |
[redakto]
|
Qe pamja njerezore kish pesue, Ku pa pushim rrekaje u rridhnin lote Per lug te shpines n’vithe tue kullue? |
[redakto]
|
E une po qaja per te mjeren frote, Mbeshtetun mbi nje shkamb, aq ishe preke. <<Dhe ti I marre qenke?>> - prisi m’tha atbote, - |
[redakto]
|
mshira ketu gjallon n’se krejt ka vdeke; gja ma te mbrapshte a ka se ate njeri, qe drejtesine hyjnore don me preke? |
[redakto]
|
Co kryet, co kryet e shih ate qe perpi N’sy te Tebanve e pati toka e zeze! <<Ku qafen then, - I briten mbare atij, - |
[redakto]
|
O Anfjarao? Pse po I hik betese?>> E tue u gremise, ai u ndalue vec kur ra te Minosi, qe rremben pa shprese. |
[redakto]
|
Shiko si I ka ba shpatullat krahnuer! Si desht me pa shum para, n’kete menyre Tash mbrapa sheh e mbrapa ec terthuer. |
[redakto]
|
Shiko Tirezjen, qe dryshoi fytyre Kur nga mashkull muer pamje femenore E nuk I mbet si I pat asnje gjymtyre. |
[redakto]
|
Iu desht atij ate shufer ta perdore e T’u bjere prap dy gjarpijve t’bashkangjitun, Qe prap t’I dalin puplat mashkullore. |
[redakto]
|
Me shpine te barku Aronti I asht avitun; Nder male t’ Lunit, ku pret dru te blere Karrarezi dhe poshte shtepite ka ngritun, |
[redakto]
|
Nje shpelle pat per banim, me t’bardhe mermer; Andej ai mundte yjzit me sodite E detin e pamatun kurdohere. |
[redakto]
|
E ajo qe ti nuk po ia sheh dy gjijte, Se mbulue I paska me gershetat shpirshe, Dhe ka n’kete ane cdo vend qe qime rrit, |
[redakto]
|
Asht Manto qe, e lodhun shtegetish, E nguli cakun ne vendlindjen time; Per te m’pelqen, prandej, dicka te dijsh. |
[redakto]
|
Mbasi I ati I vdiq e e la jetime, E skllave u ba qyteza qe e mpron Baku, Kurr kamba e saj nuk mejti nder rravgime. |
[redakto]
|
Nje gjol ne t’hijshmen Itali, te praku I Alpeve asht, - kufi I Gjermanise Permbi Tiral, - emnin e ka Benaku. |
[redakto]
|
Nga ‘I mije e sa burime jane ujise Mes Garde e Kamonike ato vrrije T’Apeninit, e ai uje n’kete gjol bitis. |
[redakto]
|
Nje vend gjindet ne mes; prej ipeshkvije T’Verones, Breshjes, Trentit Bariu prore Mund t’bekoje t’vetet, kur n’kete qender bie. |
[redakto]
|
Aty perposh nje bregu madheshtor Shtrihet Peskerja, nje e fort keshtjelle, Qe s’I ra Breshjes as Bergamos n’dore. |
[redakto]
|
Asht po ky vend, ku nga Benaku I thele Ujet, qe dot ne te ma nuk qendron, Si lum neper kullota zen me rrjedhe. |
[redakto]
|
Kur ky perrue vrap nis e gurgullon Ma larg liqenit, Mincjo ai emnohet Der ne Governo, ku shprazet ne Po-n. |
[redakto]
|
Ne nje rrafshine te ulet mbas do kohet Ai bie, shtrihet dhe bahet kenete, Qe sidomos gjate veres qelbesohet. |
[redakto]
|
Ne mes ketij mocali pati gjete Nje ujedheze e egra virgjineshe, Qe njerez s’kishte mbrende, as kishte jete. |
[redakto]
|
Me sherbetore, - s’donte njeri me ndeshe, - Aty zu vend; magjise krejt tue iu dhane, Jetoi, dersa prej trupit u pat cveshe. |
[redakto]
|
Banoret e krahines ma vone rrane N’ate vend; atje kush s’mundte me u ba gja, Mbasi keneta ishte nga cdo ane. |
[redakto]
|
Mbi eshtna t’Mantos ngriten nje kala; N’kujtim te asaj qe ktu banoi e para, Pa pyete hijnite Mantove e quejten pra. |
[redakto]
|
Popull te madh ky vend ka pase perpara, Dersa Kont Kasalodi budallisht S’vu vesh te Pinamontit fjal’t e marra. |
[redakto]
|
Pra ne degjofsh prej kuj ti rastesisht Prejardhje tjeter per qytetin tim, Mos I zen bese, se kjo vec rrene do t’isht.>> |
[redakto]
|
E une: <<Mesues, I yti arsyetim Shkelqen per mue si nje e vertete e gjalle, - Cdo mendim tjeter – gace e fikun shqim. |
[redakto]
|
M’thuej c’jane ata qe po na vine perballe, Mos ka ndonje qe n’bote I ndihet zani? Se vec te dij e kam gjithmone per mall. |
[redakto]
|
<<Njaj qe nga nofllat, - prisi im bezani, - mbi shpatllat bronxi derdh mjekrren unji, qe ogurtar, kur n’lufte Greqija rrani |
[redakto]
|
tue lane vec fmijte nder djepa; shi prej tij e Kalkantit n’Aulide u dha drejtimi me pre litaret per lundrim te ri. |
[redakto]
|
Euripil e quenin, dhe kujtimi I ruhet n’tragjedine time madhshtore, Qe ti permendsh e di qysh prej fillimi. |
[redakto]
|
Tjetri, hollue nder ije kesodore, Qe Mikel Skoti, qe aq I pelqyen Trillimet e magjise, e I shkuen per dore. |
[redakto]
|
Ja Guid Bonat, Asdentit ngulja syne, - Sot shuelli e spaga do I kish leverdise Ma mire; por kot pendimit tash ia hyn! |
[redakto]
|
Shih t’mjerat, qe gjylpanen tue braktise, Sovajke e furke, fallxhesha u bane; e rrinin Vecse me barna e kuklla te magjise. |
[redakto]
|
Te shkojme! Ngarkue me shkarpa tash Kainin N’kufi e ke, qe ndan dy hemisfere, Dhe valen prek t’Siviljes, mbrame na ndrinin |
[redakto]
|
Rrezet e hanes, qe u ba si sfere, - Ti e mban mend sa ndihme te dha tash vone Neper ate pyll qe aq te kalli tmer!>> |
[redakto]
|
Ai fliste e na vazhdonim rrugen tone. |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 27-07-2004, 11:54