Pepili/Komedia Hyjnore/106
Appearance
K. XV Rrethi i shtatë. - Brezi i tretë (vazhdim). - Bruneto Latini. - Dhunuesit kundër natyrës (sodomitet).[1]
Ecnim ne njanin prej atyne shtigjeve, E avulli I rrekese, tue u ngrite I rande, Flaket I fikte ujit edhe brigjeve. |
||
Si ne bregdet, c’merr Bruzhe edhe Visande, Tue drashte batica e eger se I rremben, Ngrejne penda t’larta banoret flamande; |
||
Si padovanet, Brenta ku shperthen, Shpejtojne me mprojte keshtjellat, njerezine, Ma pare se Kiarentanen vapa e zen; |
||
Po n’ate menyre dhe keto brigje vine, Dhe pse jo aq te nalta e te medha I ngriti ai qe n’to tregoi mjeshtrine. |
||
Pyllit I ishim shmange te dy aq, sa Ku ishte s’do te dija me dalluem, Dhe sikur mbrapa t’isha sjelle me pa, |
||
Kur, ja, na dolen para do t’mallkuem Te cilet asaj pende I binin anes E rrinin vazhdimisht tue na veshtruem |
||
Si kqyret nje njeri nen drite te hanes Se re; dhe syte I rrudhnin ato hije Sikur prestari plak ne bire t’gjylpanes. |
||
Keshtu, sodite prej gjithe asaj morije, Me njohti njani e menjehere me kapi Per kind t’petkut, tue brite: <<O cfare habije!>> |
||
Kur doren shtriu e ai drejt meje capi, Veshtrimin ngula ne fytyr’n e pjekun, E ajo fytyre e djegun n’cas m’ia hapi |
||
Perden mendjes, dhe e njohta ate te vdekun; I gjegja at’herë me gisht kah sytë e tij: <<Me ju, o ser Bruneto, kam t’përpjekun?>> |
||
E ai: <<O biri im, randë mos të vijë, N’qe se Brunet Latini don dy fjalë Me I shndrrue me ty, nda vargut orguzi.>> |
||
<<Unë do t’u lutesha, - I thashe, - me u ndalë, e sa të doni vecas rrijmë të ndamë, n’lejoftë ai me të cilin ktu kam dalë.>> |
||
<<O bir, - m’u kthye, - kushdo që në këtë lamë ndalet një cas, do shtrihet njëqind vjet, pa mujtë me u mprojtë, kur flakët bijnë si namë. |
||
Ti ec ma tej, e une do te rrij ngjet; Pastaj prap do ta za ceten ftyre-nxime, Ku ne amshim kush qan e kush bertet.>> |
||
Me I zbrite nuk po guxoja rruges sime, Perkrah me I shkue; tue ece koke-ule une rrija, Si rrihet prane te madhit me nderime. |
||
<<Pa vdeke akoma, c’fat, - ia nisi hija, - ketu te pru, a c’force atje ne qiell? E kush asht ai qe t’prin ku djeg shkretija?>> |
||
I gjegja: <<Atje lart ne jet’n e kthiell, Pa mbrrijtun mire ne moshe te pjekunise, Humba n’nje pyll te zi I vetem fill. |
||
Dje ne mengjez ate pyll e kam braktise; E ky m’u cfaq ne castin e trishtueshem Te zmbrapjes, dhe kendej n’shtepi me nis.>> |
||
E ai: <<Po ndoqe yllin tand, lumnueshem Pa tjeter do vejsh kamben ne lima, N’se I rashe ne te kur rroja I ()ezueshem; |
||
Sikur prej botes shpejt mos t’ishe nda, Tue pa se qielli mbare kaq po ta prin, Ne punen tande ndihme do t’ishja ba. |
||
Por t’keqin popull qe mirnjohje s’ndin, Qe Fjezolen pat lane e per rrezik Ruen edhe sot te shkambit egersine, |
||
Mire tue I ba, ti do ta bash anmik; Dhe keshtu asht, - mes vodhesh degeliga S’ka mundesi te dale I ambli fik. |
||
Nje fjale e mocme I quen te verbet; shtriga Kreni e smira e koprracija I grryen, Si ata ti mos u fut kurr nder intriga. |
||
Ty fati yt nje nder te madh te ndryn: Te dy partite gjalle me te ngrane u thane, Por sqepi atyne dot ne bar s’u hyn. |
||
Hangshin vetvehten shtazet fjezolane; E askush me rrzue fidanin mos t’guxoje, Ne dalte ndo’j bime e mire n’gjithe ate plehane, |
||
Ku fara e shejtenueshme t’rigjalloje E romakve qe mbeten at’here kur Aty t’keqijte folene e bane pa droje.>> |
||
<<Degjue t’me ish deshira, ju qyshkur, - I gjegja, - s’do te kishit ra n’kete zall, Kaq shpejt s’do t’ishit nda fisit njerzuer; |
||
Ne mendje e ruej e dhimbje tash me ngjall Fytyra juej atnore, aq e qete, Kur ju ne tjetren bote, mesues I ralle, |
||
M’ushtronit, si I gjalle n’amshim me mbete; E sa per kete me shpirt ju a dij per nder, Gjuha do m’ligjeroje sa t’jem ne jete. |
||
Per mue cka folet, n’mend po e shkruej perhere; Spjegim do I lypi une per cdo shenim Vashes, qe di cdo gja, n’se e shoh ndojhere. |
||
E sa per vehte, due t’ju ap sqarim Se e kam ndergjegjen time fare t’kthjelle Dhe I pres sulmet e Fatit pa friksim. |
||
S’e ndij per here te pare cka je tue ndjelle; Le ta sjelle Fati rroten si te duej, Fshatari ta ngule shatin sa ma thelle!>> |
||
Tue marre nga e djathta prisi at’here pothuej U suell krejt mbrapa e me shikoi ne sy: <<Ndin mire, - tha, - kush shenon cka ndin prej kuj!>> |
||
Por une s’e lashe biseden pa e krye Me ser Bruneton; pyeta se kush jane Shoket qe n’bote ma teper kane shkelqye. |
||
<<Me I njohte disa asht mire, - filloi me thane, - sa per te tjere, s’po due as me I permende, se koha s’del qe t’I kujtoj te tane. |
||
Me ‘j fjale te them se ke ti ketu mbrende Priftrij, letrare, qe ndriten lart si diell, - Per t’njajtin mkat te ndyte tash jane tue rende. |
||
Ne turmen helm e vner do shohesh fill Prishjan e Fran Akors; n’keta te ngrite, Po t’kishe dashe me njohte qerose t’ketille, |
||
Ate do kishe mujte ti me sodite, Qe skllavi I shkllav’ve nga Arno n’Bakiljon, E coi, ku n’vese I shkriu ai energjite. |
||
Do flisja ma, por gjuha s’me punon E tutje s’mund te vi; jam tue hetue Se ‘I shtellunge pluhni prap mbi rane flutron; |
||
Tjere vijne, - me ta nuk mundem me u trazue; Ne doren tande une po e la <<Thesarin>>, Aty me keni gjalle, tjeter s’te due!>> |
||
E vrik u suell si ata qe duen te barin Pelhur’n e gjelber fushes ne Verone; Dhe ngjante n’ate vrapim me ate te parin, |
||
Ngadhnjyes, e jo me ate qe mbrrin ma vone. |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 27-07-2004, 11:47