Pepili/Ali Pashë Tepelena/Pasthënje
Appearance
Biblioteka Portrete-Monografiki Redaktor biblioteke ALI REXHA |
SABRI GODO ALI PASHË TEPELENA RILINDJA 1972 PRISHTINË |
Sabri Godo ALI PASHË TEPELENA Redaktor teknik ABDYLKADER PAGARUSHA Kryeredaktor Korrektor RIZA NOKA Tirazhi 6000 copë U shtyp në tetor 1972 në Shtypshkronjën e Ndërmarrjes gazetare botuese e grafike "RILINDJA" Prishtinë |
Pasthënje
- Atë vit Omer Vrioni i nxori suliotët nga malet e tyre dhe ata u detyruan përsëri të merrnin rrugët e mërgimit. Fill pas rënjës së Aliut, ushtritë turke nisën një ofensivë të përgjithëshme për të shkatërruar Greqinë dhe Morenë. Odisea shte në Termopile. Ai i shkroi qeverisë një pusullë:
- "Po ju dërgoj këta 30,000 ushtarë, që t'a gjeni vetë fjalën me ta. Unë po kujdesem për të tjerët."
- Odisea, që ishte bërë tani komandant i përgjithëshem në Atikë, i la ata 30,000 ushtarë armiq të kalonin, që qeveria ta ndjente peshën e vërtetë të hordhive osmane dhe të hiqte dorë nga intrigat. Odisea, Marko Boçari, e të tjerë prijës të mëdhenj heroikë, kishin qenë nxënës të Aliut. Jani Koleti, që u bë më pas kryeministër i Greqisë, kishte qenë mjek privat i tij. Këta dhe populli i thjeshtë, s'mund të harronin punën që bënë krerët grekë me Aliun, kur ai mbante mbi supe luftën dhe gjendej i rrethuar në Litharicë.
- - Për vite me radhë vazhduan në Evropë pazarllëqe nga më të çuditshmet, lidhur me kryengritjen në Greqi. Gjithë kabinetet ishin të menjes se, ajo kasaphanë, që nxiste popujt e shtypur, kërkonte një zgjidhje, po asnjëri prej tyre nuk lëshonte tokë, pa përmbushur gjer në fund interesat e veta politike.
- Kështu Greqia vazhdoi të digjej zjarr, në një kohë kur mund t'i kishte rregulluar puntë vetë. Populli do të paguante me sakrifica të padëgjuara, për gjashtë vjet të tjerë, çmimin e një pavarësie të sakatosur, për shkak të pabesisë dhe egoizmit të atyre që drejtonin fatet e tij. Më 1827, Greqia fitoi po aq pavarësi, sa propozonte Ali Pasha shtatë vjetë më parë.