Pepili/1200 tekste këngësh shqipe të muzikës popullore dhe argëtuese/45
Appearance
Vizali - me vija, vija-vija. Vloju - fejohu. Voj gazit - vaj gurit. Vuxhud - shtat, forcë. XH Xhamadan - veshje e sipërme prej shajaku për burra dhe gra. Xhan - shpirt Xhanan - i dashur. Xhanem - përdoret kur shprehim paknaqësi ose habi për diçka që nuk na pëlqen. Xhehnem - ferr. Xhehnet - parajsë. Xhevahir - gur i çmueshëm, diamant. Xhevap - përgjigje. Xhind - figurë e prrallave popullore që paraftyrohet si shpirt i keq. Xhybe - veshje e sipërme grash prej cohe, të gjata e pa mëngë. Z Zabel - pyll i vogël i dendur. Zanan - mundim, gjendje e mjeruar shpirtërore. Zaman - kohë, epokë, moshë. Zanë - përfytyrim i vajzës shumë të bukur dhe luftarake. Zavall - ai që ka shumë halle, i mjer i gjor i shkret. Zeher - helm. Zemzemeni - ujë i bekuar në Qabe. Ziliqar - që i ka zili të tjerët, smirëzi.
< 44 |
faqe - 45 - |
46 > |