Pepili/1200 tekste këngësh shqipe të muzikës popullore dhe argëtuese/41
Appearance
K Kabahat - faj, gabim. Kader - i paracaktuar. Kadi - gjyqtar në kohën e Turqisë. Kafazlie - thurrimë me rripa dërrasash që i vihet dritares nga jasht për ta mbrojtur. Kajde - melodi. Karabojë - bojë e zezë ose kafe e përgatitur në mënyrë të veçantë. Karajoll - krevat, shtrat. Karaman - trim, guximtar. Kasaba - qytet. Kasavet - kujdes. Kimet - vlerë, dobi. Kismet - e shkruar. Kllëf - zarfë, pliko. Kumash - lloj veshje e sipërme për meshkuj. Konak - shtëpi banimi, banesë. Kurban - fli, therror. L Laik - ndëshkim, dënim. Lazëm - nevojë për diçka. Lezet - andje, shije, kënaqësi. M Muhallë - lagje. Mekam - melodi, motiv, shkallë muzikore. Marak - dëshirë, passion, dashuri për diçka. Mahmudi - monedhë e vjetër ari. Manfatë - dobi, shpëtim. Marangjyl - trëndafil i kuq. Marshallah - përgëzim bukurie. Maxhari - emër i një rruge në Elbasan. Mejdan - vend i hapur, shesh. Mejhane - pijetore. Mejtep - shkollë fillore. Mereqep - bojë shkrimi Melhem - bar për plagë. Metelik - monedhë e vjetër prej metali.
< 40 |
faqe - 41 - |
42 > |