Pepili/1200 tekste këngësh shqipe të muzikës popullore dhe argëtuese/39
Appearance
kuptimin i bardhë, i shkëlqyeshëm. Fisligen - bimë barishtore njëvjeçare me lule të bardha, me gjethe të vogla e me erë të këndshme. G Gajle - hall, shqetësim, dert. Gajret - durim, guxim, zemër. Garib - njeri i vetmuar, pa ferefis. Garibane - vetmi, fatmjerë. Gërget- shqetëson. Gerçar - lagje në qytetin e Gjakovës. Gërshet - tufë flokësh që lëshojnë femrat. Grasatim - lyerje e makinave me yndyrë (vaj). Gume - igumene. Gur Dyrri - gur i çmueshëm. Gyrbet - mërgim. GJ Gjemi - anije, barkë e madhe me vela. Gjeride - gazeta. Gjergjef - mjet për të qëndisur. Gjezdisë - shetis, bredh. Gjiriti - ishull në Detin Egje (Kreta) Gjol - sipërfaqe toke e mbuluar me ujë që nuk lëviz. Gjyl - trëndafil. Gjyljak - esencë aromatike. Gjylzar - trëndafilishte, kopsht me trënfafila. Gymlek - lloj veshje e sipërme. Gjynah - mëkat, faj, gabim. H Haber - lajm, njoftim. Hakik - gur i çmueshëm. Hall - gjendje e vështirë që vjen nga mungesa e diçkaje. Hallall - diçka e fituar me mund, e merituar. Hallk - bota, njerëzia. Hamam - banjë publike. Hanxhar - armë e ftoht, lloj shpate e shkurtër.
< 38 |
faqe - 39 - |
40 > |