Parathëniet e Nostradamusit/Autori
Rreth Autorit | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Adnan Abrashi u lind më 21.12.1957 në Prizren. Shkollën fillore dhe atë të mesmen e kreu në vendlindje, ndërsa më 1982 diplomon në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Me të diplomuar, përkatësisht që nga viti 1982 punon si sekretar i ndërmarrjes grafike-botuese “RAMIZ SADIKU” në Prizren. Për shkak të bindjeve të veta atdhetare, në vitin 1992 përjashtohet nga puna si i papërshtatshëm politikisht.
Që nga vitet e shkollës së mesme, por edhe sot e kësaj dite, është marrë dhe vazhdon të merret me studimin dhe trajtimin e fenomeneve të ndryshme parapsikologjike. Që nga kjo kohë ka bashkëpunuar me shumë revista. Ishte njëri prej themeluesve të parë të revistës mujore “ASTRA”, që botohej në Prizren, e vlerësuar si revistë e parë gjthëshqiptare e specializuar për trajtimin e temave psikologjike, filozofike, parapsikologjike, metafizike... Një kohë të gjatë, ka bashkëpunuar me mjaft sukses edhe me revistën HOROSKOPI, që botohej në Prizren . Dy vitet e fundit është duke bashkëpunuar me revistën “KOSOVARJA” .
Ka botuar deri më tash dy vepra: “PARATHENIET E NOASTRADAMUSIT” dhe romanin “NE VORBULLËN E JETES (Pjesa I)
Ka marrë pjesë në shumë kurse, ligjërata dhe seminare nga lëmi i parapsikologjisë.
Aktualisht punon si PRODUCENT në Televizionin OPINION me seli në Prizren.
|