Parathëniet e Nostradamusit/11
VDEKJA E PARATHËNËSIT TË MADH TË TË GJITHA KOHËVE | |||||
---|---|---|---|---|---|
| |||||
Në çastet e fundit të jetës së vet, Ndostradamusi seriozisht vuante nga dhimbja e eshtrave dhe nga sëmundja e ujit., sepse organizmi i tij ishti i lodhur dhe i raskapitur seriozisht. Gjatë tërë kohës së sëmundjes , nxënësi i tij besnik, Sevinije, në asnjë çast nuk është larguar nga shtrati. Atij ia kishte besuar shumë fsheftësitë e parathënieve, por edhe dëshirën e vet të fundit që pas vdekjes të varroset në varrin që personalisht e kishte ndërtuar. Varreza është e vendosur ndërmjet hyrjes dhe altarit të kishës së Shën Martes në Salone.
Ashtu siç jetoi dhe veproi, me përplot batica dhe zbatica të jetës së vet, i rraskapitur dhe i dërmuar nga sëmundja , një mbrëmje, para se t’i mbyllte sytë përgjithmonë, Nostradamusi ftoi notarin dhe vetë ia diktoi testamentin e fundit. Nxënësi i tij , Sevinije , duke e përshëndetur me fjalët: “Do të shihemi nesër në mëngjes” merr përgjigjen e prerë: Dhe me të vërtetë të nesërmen e gjejnë të shtrirë në mes të shtratit dhe tavolinës së punës, pranë dritares së hapur, me sy të mbyllur përgjithmonë. Vdekja e tij ka mundësi të parathuhet edhe në këto vargje:
Sëmundja e kaplon Nostradamusin pas kthimit të tij nga një vizitë te mbreti i Arlesit dhe nga ky udhëtim vjen me një dhuratë madhështore:emërimin e vet si mjek zyrtar në oborrin mbretëror. Vdekja pason 7 muaj pas botimit të këtyre vargjeve parathënëse. Ishte ditë e ngrohtë korriku i vitit 1566, kur përgjithmonë largohet nga bota fizike një gjeni që shekuj me radhë, me parathëniet e tij do ta mbajë në ankth tërë botën. Nostradamusi jetoi 62 vjet, 6 muaj e 12 ditë.Varroset në varrezat e kishës së SHËN MARTES në Salon të Francës, në një varrezë të cilën e ndërtoi sa ishte i gjallë. Me dëshirën e tij të fundit është varrosur , jo siç ishte zakoni horizontalisht, por vertikalisht. Ky zakon i varrimit nuk është i njohur askund në botë. Nuk ka kurrfarë gjurmash materiale dhe as të shkruara, se ndonjë popull i lashtë, apo ndonjë rast tjetër individual të varrosë të vdekurit në këtë mënyrë. Vlerësimet se varrosja e till vertikale është bërë për shkak të mosshkeljes së varrit, janë jo aq bindëse. Varri ishte ndërtuar pranë murit, ndërmjet hyrjes në kishë dhe oltarit, prandaj, edhe sikur të ishte horizontale , nuk do të kishte mundësi të shkilej. Pse është varrosur kështu, edhe sot e kësaj dite mbetet enigmë e pazbuluar. Dhe, besoj se kurrë nuk do të zbulohet. Nostradamusi, sikur edhe i vdekur, ka dashur t’i tregojë njerëzimit se ai është një profet i madh. Gjatë Revolucionit Francez disa revolucionarë të dehur ia shkatërrojnë varrin dhe çuditërisht shkatërruesi vdes në vend, e në gërmadhat e eshtrave të tij gjendet pllaka me mbishkrimin e vitit 1791, vit kur shkatërrohet varri i tij. E pabesueshme, por e vërtetë! Nostradamusi ka paraparë edhe vitin e rrënimit të varrit të tij. Se sa do të bëjnë bujë të madhe veprat e tij në parashikimin e ngjarjeve të ardhshme tek gjeneratat që do të vijnë, ka qenë më se i vetëdishëm dhe këtë njohuri e parathotë kështu:
Kontributin për përmbushjen e vazhdueshme të kësaj parathënie, po e japim edhe ne me këtë prezentim të tij modest për lexues shqiptarë.
|