Jump to content

Parathëniet e Nostradamusit/3

Nga Wikibooks

NJË HYJNOR I KULLUAR APO HERETIK I PËRBETUAR?


Faqe 2
faqe
- 3 -

Faqe 4
Nga disa personalitete të rrethit të vet si ato intelektuale, por edhe njerëz të zakonshëm, e posaqërisht nga kisha e atëhershme katolike, Nostradamusi përherë ishte i anatemuar, i përbuzur dhe i nënçmuar si antikrisht dhe heretik i përbetuar.

Shkaqet dihen!

Marrja e tij me astrologji, hermetizëm, alkemi dhe okul-tizëm nuk përkonte me normat shoqërore të moralit kishtar. Prandaj, mendohej se ai kishte lidhje me djallin dhe e kishte gabuar rrugën e vërtetë të Zotit. Për këto aftësi të veta të jashtzakonshme, përherë jetonte në frikë, ankth dhe ikje të pandërprerë.

A mund të thuhej për Nostradamusin se me të vërtetë ishte heretik dhe antikrisht i përbetuar? Në asnjë mënyrë dhe kurrsesi!

Njerëzit me aftësi parathënëse të nivelit dhe rangut të Nostradamusit i shfrytëzojnë njohuritë e ligjeve shpirtërore të cilat funksionojnë në natyrë me një harmoni të kordinuar dhe përpikëri të plotë. Ata që i njohin dhe u nënshtrohen këtyre ligjeve universale , janë personalitete shumë të ngritura dhe me vetëdije të lartë. Ata e dinë se njeriu dhe të gjitha qeniet tjera materiale dhe shpirtërore janë krijesa të Zotit, ashtuqë aftësitë e veta të jashtëzakonshme gjithmonë i konsiderojnë si dhuratë hyjnore të Perendisë. Prndaj, në asnjë mënyrë nuk mund të jenë mohues të ekzistimit të Zotit si mbikrijesë e përhershme dhe hyjnore.

Për ta profetët dhe predikuesit tjerë të së vërtetës nuk konsiderohen si zota, por ndërmjetësues fizikë gjatë kontaktit me nivelet më të larta hyjnore, për t'i prcjellë mesazhet e krijuesit të vetëm si vërejtje serioze për largimin tonë nga rruga e vërtetë. Prandaj, haptazi pranojnë se, në krahasim me MESITË e mirfillta, janë vetëm «vegjëli» në hierarhinë e të privilegjuarve, edhe pse mund të hyjnë në hapësira të caktuara hyjnore, por me kufizime të konsiderueshme.

Besimi në Zotin dhe te dërguarët e tij, tek Nostradamusi nuk ishin kontestuese. Ai shumë mirë e dinte se mësimet e profetëve të mëdhenj, si: Mojsiu, Davidi, Jezuesi, Muhamedi etj, janë instrumetalizuar dhe keqinterpretuar nga hierakia sunduse e klerit kishtar, duke i përshtatur ato për nevoja të veta, në drejtim të ruajtjes së pozitës dominante tek shtresat e gjera popullore.

Për këtë realitet, kurrë nuk është prononcuar haptazi, sepse i nevoitej vetëm një deklaratë sado e vogël dhe e pakontrolluar në këtë cak, që inkuizicioni ta bënte të veten. Edhe ashtu e kishte lakun në fyt me akuzë për marrje me parathënie dhe okulltizëm. Këto akuza, edhe pse të mbrojtura nga autoriteti i fortë mbretëror, dalë nga miqësia me Katarina Mediqin, mbeteshin si mundësi permanente e aktivizimit të tyre në çdo moment të përshtatshëm.

Se a ishte real besimi i tij në Zotin si mbikrijues, mund të dëshmohet në një pasus të letres drejtuar Henrit II, ku thuhej:

Rrëfehem plotësisht se çdo gjë vjen nga Zoti, dhe atij ia flijoj nderin dhe falenderimin e përjetshëm.Unë këtu ( në parathëniet) nuk i kam ngatëruar të dhënat që vijnë nga materia, por vetëm nga vetë Zoti dhe shumica e tyre janë si rezultat i vrojtimit (tim) të lëvizjeve të trupave qiellor, ashtuqë i kam parë në pasqyrën vizlluese, si një vegim të papërmbajtur, si ngjarje të mëdha, të dhembshme, katastrofa të çuditshme, që kanë për të ndodhur.

Në Letrën tjetër drejtuar birit të vet, Cezarit, shkruante:

Përsosshmëria e njohjes së gjërave nuk mund të arrihet pa këtë vetëdije hyjnore:çdo gjë që e parashoh, është inspirim i cili buron, merr forcën e vetë themelore dhe funksionale nga Perëndia, krijuesi i vetëm, pastaj (nga) momenti dhe (në fund nga) natyra.

Urrejtja ndaj parathënësve dhe konsiderimi i tyre si antikrisht dhe heretik, vjen edhe nga shfaqja dhe ekzistimi i shumë parathënësve mashtrues, matrapazë të rrejshëm dhe sharlatanë, të cilët ia vënin damkën e zezë edhe këtyre të mirëfilltëve.

Nostradamusi ishte tejet i vetëdijshëm për këtë, prandaj në një vend të po kësaj letreje,drejtuar Cezarit, shkruante:

«Parathënësi i vërtetë, biri im, është ai i që i sheh gjërat e pakapshme për njohuritë e natyrshme të qenieve tjera».

Se çka nënkupton me «njohuritë e natyrshme », ai vetë e sqaron në fragmetin e mëtejmë të letrës në fjalë:

«Fshehtësia e pakuptueshme hyjnore dhe aftësia afatgjate krijuese» nuk mund të jenë të kuptueshme «as nga ana e parathënësve të thjeshtë, as me (ndihmën e) ndonjë njohuri të zakonshme ose shkathësie okultiste», por vetëm me kuptimin « se e tërë përhershmëria është momenti i tanishmes , e cila, sa i përket besimit (tonë), përfshihet në nojurinë e përgjithshme kohore».

Aftësinë e vetë të parathënies së saktë të disa lokacioneve dhe regjioneve e përshkruante në këtë mënyrë:

Konkretësia e vendeve (në parathënie) më zbulohen nga frymëzimi (i veçantë) që më vjen prej Zotit. Vendet dhe një pjesë e kohës më tregohen nga yjet.Tri kohët: e kaluara, e tanishmja dhe e ardhmja së bashku me përherësinë, janë në përbërjen e revolucionit të trupave qjellorë.

Mëkati i Nostradamusit nuk ishte ateizmi i tij, por mençuria dhe urtësia e cila e ngriti mbi nivelin e kohës së vet dhe jashtë saj, prandaj ai edhe sot e kësaj dite është ende gjallë dhe konsultohet gjithmonë, veçanërisht saherë që paraqitet ndonjë katastrofë me përmasa të gjera nërkombëtare .


Faqe 2
faqe
- 3 -

Faqe 4