Parathëniet e Nostradamusit/2

Nga Wikibooks

MICHEL de NOSTRADAMUS


Faqe 1
faqe
- 2 -

Faqe 3
MICHEL de NOSTRADAMUS
( 1503 – 1566 )

align="center"

I përqesh kështu falltorët,
që Perendia i zgjodhi nga radhët e fëmijëve të tu
dhe në krahët tuaj i vendosi që ta parathonin kobin tënd
dhe ndonjë mëkat tjetër
mirëpo ty të mbifuqishmit porsa të kaplojë përqeshja
Për flakën e zjarrtë si Nostradamusi i njohur,
nga Zoti i madh dhënë për tërë botën
Edhe përpos demonit që shqetëson shpirtin e tij...
në kallëzimin e fjalës së lashtë ashtu për shumë mote
parashikoi afër tërë këtë kobin tonë.

Shumë komentues dhe studiues të Nostradamusit debatin vetë e fillojnë gjithëmonë me citimin e këtyre vargjeve të poetit dhe estetit të madh francez nga shekulli XVI Pjer Ronsard (1524-1585), përndryshe bashkëkohas, i cili ishte i fascionuar dhe i mahnitur me veprimtarinë e bujshme parathënëse të këtij gjeniu të madh.

Kush është në realitet MISHEL NOSTRADAMUSI ?

Jetoi në shekullin XVI. U lind në 14 dhjetor 1503, në qytetin Salone de Provence të Francës. Lindja e tij pason 11 vite pas zbulimit të Amerikës nga Kolumbo.

Për kuriozitet, mbiemri i tij në gjuhën latine Nostradamus do të thoshte: “nostra”- jonë dhe “damus”- dama, zonja. Pra, Zonja jonë.

Zhvilloji një jetë normale të familjarit të ndershëm pa ndonjë skandal të veçantë në biografinë e tij. Është martuar dy herë dhe me rregulla qytetare. Shoqërueset e tij të jetës dy herë ishin zonja me prejardhje të familjeve të pasura aristokrate. Kishte 3 fëmijë nga dy martesa, prej të cilave i mbijetoi vetëm një djalë - Cezari.

Nga të gjitha virtytet ndoshta negative të tij, shënohet prirja për të huazuar para me kamata të larta.

Pa marrë parasysh lavdërinë dhe popullaritetin e madh që kishte, kurrë nuk është paraqitur si megaloman, por një njeri i thjeshtë dhe i afërt me çdo kë, edhe pse vizita e papritur e Katarina Mediqit dhe mbretit Kali IX, në shtëpinë e tij në Salone, dy vite para vdekjes, ia kishin ul ngapak modestinë e tij që e karakterizonte gjatë tërë jetës. • Me profesion ishte mjek gjenial i kohës së vet, i cili me sukses të madh ka shëruar mortajën (kugën), një sëmundje infektive e pashërueshme dhe vdekjeprurëse që masovikisht ka shfarosur Francën dhe shumë shtete të Evropës së asaj kohe.

Matematikan dhe astrolog, përpilues i horoskopit te përgjithshëm astrologjie që edhe sot e kësaj dite është i pazëvendësueshëm si “Horoskopi i famshëm i Nostradamusit”. Kuptohet, me njohjen e astrologjisë dhe matematikës , ishte edhe astronom shumë i aftë në llogaritjen e lëvizjeve të planetëve dhe vrojtues i madh i UNIVERSIT të pafund dhe misterioz.

Astrologu personal i mbretëreshës Katarina Mediqi, si dhe mjeku i Karlit të IX.

Alkimist (kimist-farmacist) i dalluar, i cili ka zbuluar shumë barëra për sëmundje të ndryshme, që për atë kohë kanë qenë të pashërueshme. Veçanërisht është dalluar me përgatitjen e preparateve të ndryshme kozmetike që kanë bërë çudira në përmirësimin kualitativ kozmetik të femrave të asaj kohe.

Okulist, mistik dhe parathënës i cili ka hyrë në analet e profetizimit botëror të të gjitha kohëve, nga të cilët shumë parathënie të ngjarjeve kanë ndodhur, kurse pjesa më e madhe e tyre pritet të ndodhin.

Jo vetëm kaq!

Nostradamusi ishte poliglot i vërtetë, njohës shumë i mirë i disa gjuhëve botërore. Përveç gjuhës frëngjishte, e që konsiderohej si gjuhë e tij amëtare, komunikonte dhe shkruante edhe në gjuhën hebreje, latine, greke, italiane, thuhej edhe arabe, gjë që i ka mundësuar hulumtimin dhe njohjen e shumë shkrimeve të vjetra të civilizimeve të hershme. Kjo dëshmohet me njohjen fenomenale të religjioneve botërore dhe filozofisë së tyre.

Në njerën anë ishte një gjeni i çmuar me çudira të veta medicinale duke gëzuar postulate të larta në radhët e fisnikrisë së atëhershme dhe si pjesëtar me privilegje të jashtëzakonshme në oborret mbretërore, kurse në anën tjetër, trajtohej si sharlatan i paskurpullt, i përbuzur, i nënçmuar, i persekutuar dhe i përndjekur, veçanërisht nga ana e inkuizicionit, ku shpeshherë ka qenë në rrezik jete.

Është me të vërtetë për t’u çuditur se si Nostradamusi, edhe pse i famshëm në Francë dhe shtete tjera të Evropës, fare nuk ishte i respektuar dhe i çmuar në qytetin e vet të lindjes.Kjo, sigurisht, është një rregull e pashkruar ,që e përcillte çdo gjeni të rangut të tij. Natyra njerëzore kurrë nuk e çmon ate që ka afër dhe që është në te, por gjithmonë zgjidhja kërkohet “atje”, larg dhe sa ma larg. Edhe Zotit i lutet në qiell, edhe pse ai është afër, çdokund, dhe në TE vetë.

Sido që të jetë, Nostradamusi edhe më tej mbetet profet dhe parathënës më i mirë i të gjitha kohëve. Shumë parathënie të tij janë realizuar, dhe një varg syresh priten të realizohen në të ardhmen. Për të, anekënd botës shkruhen libra, broshura dhe xhirohen filma. Sa herë që ndodh ndonjë ngjarje e rëndësishme me përmasa botërore, interesimi për veprat e tij rritet pa masë. Sado kontradiktor, përmes dyerve të vogla, ngadalë por sigurt, studimi për të dhe rreth tij, ka hyrë në rradhët e shkencës bashkëkohore serioze .

Përveç parathënieve të shkruara me shkrim në veprat e tij, ka mjaft të dhëna edhe për ngjarjet nga jeta private që i kanë ndodhur, tregime këto që jo vetëm në kohën e tij, por edhe sot e kësaj dite, rrisin namin e këtij personaliteti gjenial dhe njëkohësisht kontradiktor. Nga shumë margaritarë të parathënieve nga jeta e tij e bujshme që janë përfolur dhe me përpikëri janë regjistruar nga biografët e tij, padyshim ka mjaft. T’i përmendim disa sosh:

* * *

Një herë, gjersa ka qenë i ftuar si mysafir nderi në një pritje mbretërore, disa fisnikë, për t’i vënë në lojë aftësitë e tij parathënës, provojnë ta helmojnë me një helm të fortë. Reagimi i helmit ishte i ashpër saqë jeta e tij u rrezikua seriozisht. Fisnikët, për ta nënçmuar, e përqeshin me fjalë:

-“ Si është e mundur që një profet me aq famë të mos mund ta parashikojë tentimin e mbytjes me helm”?.

Pas këtyre fjalëve ai u përgjigjet:

-”Unë e di ditën dhe orën kurë do të vdes, e jo kur disa pa sukses do të tentojnë të më helmojnë. Jam i sigurt se kjo ditë nuk është sot!”

* * *

Fama e Nostradamusit si mjek i sukseshëm në vitet 1550-ta ishte shumë e madhe në tërë Francën dhe jashtë kufijve të saj. Pas një vizite që i kishte bërë qytetit BARDIK të Francës, lutet nga një fisnik që ta vizitoj bashkëshorten e tij e cila ishte e sëmurë nga një sëmundje e pashërueshme.Pasi e kryen vizitën , fisniku i bën ftesë që të bëjnë një shëti oborrit të vetë të kështjellës lukzose. Gjat shëtisë, fisniku drejton me gisht në dy derrkuc të pronës së tij duke e lutur që ta parathotë fatin e tyre.Një nga derrkucët ishte me ngjyrë të zezë, kurse tjetra me ngjyrë të kuqremtë.Nostradamusi ngulit vështrimin e vet në drejtim të dy dërrkucëve dhe, pas një qetësie relative, përgjigjet:

-“Derrkucin e zi do ta hani ju, kurse këtë të kuqërremtin do ta grabisë ulëkonja”

Fisniku vetëm qeshi ëmbël me këtë konstatim duke vazhduar më tej shëtinë rreth oborrit të kështjellës dhe pronësisë së madhe të fisnikut.

Pas disa javësh, Nostradamusi bën edhe një vizitë BAR-DIK-ut dhe shkon ta kontrollojë pacienten, bashkëshorten e fisnikut të pasur, e cila tanimë, pas barrërave të preferuara nga Nostradamusi, ndjehej shumë mirë dhe gati e shëruar në tërësi.

Për hir të mikut të tij, fisniku përgatit një gosti të madhe në kështjellën e vet, duke i urdhëruar kuzhinierit personal që për këtë gosti ta prente dhe përgatiste derrkucin e kuqerremtë, pra atë derrkuc për të cilin Nostradamusi kishte parathënë se do ta grabiste ulëkonja.

Pasi hëngrën drekën e pasur, fisniku me një ironi, iu drejtua Nostradamusit:

- “Zotëri i nderuar, më duket se këtë herë keni gabuar. Derrkucin, të cilën ti the se do ta grabiste ulëkonja, e ngrënë ne se bashku”.

- “Nuk është e mundur”! – Brohorit me befasi Nostradamus.

- “Unë edhe më tej jam kategorik se ne e kemi ngrënë derrkucin e zi”!

Fisniku fton kuzhinierin e tij personal, i cili, nga kjo ftesë, fillon të dridhet prej frike. - “Zotëri i nderuar! Më falni! Kam gabuar rëndë dhe besoj se ju do të më kuptoni. Unë veprova ashtu siç më preferuat. Përgatita derrkucin e kuqërremtë për këtë gosti, por, pasi më mungonin disa cikërrime në kuzhinë, e lashë atë të përgatitur dhe shkova me shpejtësi në qytet për t’i blerë gjerat e nevojshme. Kur u ktheva, e pashë se derrkuci i përgatitur ishte grabitur nga në ulëkonjë që shpesh sillet vërdallë kah kjo pjesë e shtëpisë. Nga frika nuk pata rrugëdalje tjetër, dhe e përgatita derrkucin e zi”!

Prej këtij momenti, i cili ka ndodh në vitin 1557 e tutje, fisniku i madh nga BAR- DIKU i njohur me emrin DE FLORENVIL dhe Nostradamusi kanë mbetur shokë dhe miq më të mirë deri në vdekje.


* * *

Një ditë të bukur pranvere, gjersa Nostradamusi ishte i shtrirë dhe me sy të mbyllur kotej në oborrin e shtëpisë së vet, atypari kalon një fqinjë e re e cila e vëren atë qe pushote i shtrirë në oborr dhe e përshëndet me respekt:

- “Mirëdita doktor”!

- “Mirdita zonjushë e nderuar”- ia kthen mjeku dhe vijon të kotet duke mos i hapur sytë fare. Pas një ore, përsëri duke u kthyer në shtëpi, fqinja e re sërish e takon mjekun në të njëjtin vend dhe sërish e përshëndet:

- “Mirdita doktor! Ende jeni këtu?

- “Mirdita zonjë e dashur! Po, ende jam këtu.

Fqinja e re dhe e bukur e shikon me habi të madhe dhe befasohet në përshëndetjen e dytë të doktorit. Ai, në vend se ta quante zonjush si para një ore, tani e quajti zonjë.

Nostradamusi ia kishte qëlluar se fqinja e tij e re kishte shkuar në një takim me të dashurin e vet, dhe tanimë nuk ishte vajzë por grua.


* * *

Po ashtu në këtë kontekst do të ishte tejet interesante edhe rasti që ngriti edhe më tej popullaritetin e aftësive të këtij parathënësi sa ishte i gjallë. Një ditë, duke shëtitur rrugëve të qytetit të Ankonës, papritmas ndalet dhe përkulet pra një murgu të thjeshtë krishter, i cili shëtiste pa brenga me vllezërit fetarë bulevardit të bukur të qytetit. Të gjithë befasohen me këtë gjest të mjekut serioz dhe tanimë shumë të popullarizuar në këto anë. Ai vetëm i përgjigjet shkurt dhe sigurt:

- “ Ju lutem, mos u befasoni! Unë i përkulem një PAPE te ardhshëm”!

Dhe me të vërtetë. Ky murg i thjeshtë në at kohë, pas 19 vitesh emrohet si PAPË me emrin SIKSTINI V.


Faqe 1
faqe
- 2 -

Faqe 3