Jump to content

NËN PUSHTETIN E URDHRAVE/3

Nga Wikibooks
NËN PUSHTETIN E URDHRAVE
Krimet e luftës në Kosovë
      Ky raport dokumenton tortura, vrasje, masakra, përdhunime, dëbime të dhunshme dhe krime të tjera lufte të kryera nga forcat qeveritare serbe e jugosllave kundër shqiptarëve të Kosovës prej 24 marsit deri më 12 qershor 1999, e cila është edhe periudha, në të cilën u zhvillua fushata ajrore e NATO-s kundër Jugosllavisë. Raporti nxjerr zbuluar një fushatë të koordinuar dhe sistematike për të terrorizuar, vrarë e dëbuar shqiptarët etnikë të Kosovës, e cila u organizua nga nivelet më të larta të qeverive serbe e jugosllave të asaj kohe.
      Natyrisht, këto krime nuk u kryen larg syve të botës. Ky raport nënvizon kontekstin historik e politik të luftës, dhe është kritik ndaj reagimit të komunitetit ndërkombëtar gjatë dekadës së fundit, në harkun kohor të së cilës u përshkallëzua kriza. Tre kapituj dokumentojnë gjithashtu abuzimet e kryera nga kryengritësit shqiptarë të grupuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët rrëmbyen e vranë civilë gjatë e pas luftës, si dhe abuzimet e NATO-s, e cila dështoi në synimin për të minimizuar viktimat civile gjatë bombardimit të Jugosllavisë. Megjithatë, argumenti kryesor i raportit mbetet dhuna shtetërore e organizuar nga qeveritë serbe e jugosllave në vitin 1999 kundër qytetarëve shqiptarë të Jugosllavisë.

< 2
faqe
- 3 -

4 >