Jump to content

Muzika/Kompozitorët/90

Nga Wikibooks

Listi
(1811-1886)
NË ENCIKLOPEDI


Franc Listi ka hyrë në historinë e muzikës para së gjithash si luajtës virtuozë i pianos. Mësuesesit e parë të tij ishin Karl Cerni (Carl Czerny) dhe kompozitori i tmerrshëm dhe që gjëja vrasësi i Moxartit, Antonio Saliri (Antonio Salieri). Nga këta dy, Listi u pajisë me elementet e nevojshme të muzikës. Mirëpo çelësi i veprimtarisë artistike për Listin ishte koncerti i luajtësit virtuozë të violinës, Nikolo Paganinit (Niccoló Paganini). Për deri sa Listi e dëgjoi më 1831 violinistin në Paris, vendosi që të bëhet Paganin i Pianos. Në vitet pasuese ai përpiloi një teknik të tillë fulminante që futi nën hijen e saj çdo teknik luajtëse të më parëshme. Koncerte e njëpasnjëshme shkaktuan me të shpejtë përhapjen e namit të tij në tërë Evropën, ai ishte i dashuri i grave dhe kishte marrëdhënie të mira me princesha e mbretëresha. Qenia e një udhëtari virtuozë në të vërtet ishte vetëm një etapë në jetën e Listit. Më 1842, Listin e thirrën në Vajmarë për të ndikuar aty si mjeshtër i kapelës së oborrit. Këtu u krijua edhe ideja e themelimit të Teatrit muzikorë nacional dhe po këtu ai krijojë përfytyrimet për pasimin e skemës simfonike me shkrime simfonike. Me orkestrën e oborrit të Vajmarës, ai luajti simfonitë e Betovenit dhe veprat e Hektor Berliozit (Hector Berlioz) dhe Rihard Vagnerit (Richard Wagner). Pasi që u ngatërrua me qarqet artistike reaksionare ai u lagua më 1862 për në Rom dhe filloj të merret me fe. Nga këtu Listi (Abbé Franz Listz) përdori vetëm materie fetare si bie fjala Legjenda e Elizabetës së Shenjtë. Listi vdiq më 1886, gati 75 vjeçar gjatë lojnave festive të Rihar Vagnerit në Bejrojt (Bayreuth).

poema simfonike
simfonia e bjeshkëve
tasso, lamento e trionfo
les préludes
orpheus
mazeppa
simfonia e grushtit
simfonia e dantes
rapsodet hungareze
koncerte për piano