Muzika/Kompozitorët/40
Betoveni
{1770-1827}
NË ENCIKLOPEDI
Edhe nëse sot neve historia nga poshtë na duket më e afërt se sa përqendrimi në përmbledhjet e jetës së Burrave të Mëdhenj me ndikim, nuk duhet harruar se njerëzit e kohës së kaluar mendonin dhe ndienin ndryshe. I shpallur si gjeni që në shekullin e XVIII, në shekullin e XIX krijojë themelet e jetës muzikore. Kështu nuk është për t'u çuditur që ky kompozitor, që në sinfonit e tij ka paraqitur qarkun titanik të origjinalitetit gjenial rreth formës dhe shprehjes, që së paku në fushën e muzikës instrumentale u bë sundues i figurës shembullore për të tjerët. Ndryshe nga legjendat e shumta që kërkojnë besimin tonë, sinfonit e Betovenit, po menjëherë pas shfaqjeve u popullarizuan. Si origjinale apo të përpunuara për grupacione të mundshme të luajtësve, ato shpejt u popullazuan në tërë botën e muzikës klasike. Freskimet formale shikoheshin si pjesë ndërtuese të dramaturgjisë së gjithë pjesës muzikore. Njësi matëse vendosi dhe zmadhimi i aparatit tingëllues, i cili deri në sinfonin e nëntë arrinte deri në futjen e korit dhe të interpretuesve solist.
Rëndësia e muzikës orkestrale të Betovenit për kompozitorët e romantikës nuk mund të përmblidhet me fjalë. Ajo shkon aq larg, sa që disa kompozitorë kishin frikën besimtarëve nga vdekja për deri sa ata punonin në sinfonin e nëntë. Dhe në të vërtet, vetë Betoveni kishte shtruar udhën, as Brukneri (Bruckner), Dvoraku (Dvořák) e as Maleri (Mahler) nuk arritën të kapërcenin si ai të nëntën.
Ludvig van Betoveni u kryqëzua më 17 dhjetor 1770 në Bon, kështu që merret që dita e lindjes duhet të jetë 16 dhjetori. I ati, Johani, vepronte si tenor në kapelën e oborrit të Bonit dhe herët njohu të dhënën muzikore të të birit. Që në moshën tetëvjeçare, Betoveni i vogël luajti në Piano për koncertin akademik të Këlnit ndërsa në moshën katërmbëdhjetëvjeçare u bë anëtar i asaj kapele. Pushimet e para për studime muzikore në Vjenë tek Moxarti, për shkaqe familjare Betoveni u deshtë ta ndërpre para kohe më 1787. Ndërsa më 1792 pason udhëtimi i tij i dytë në Vjen, ku me përjashtim të disa koncerteve deri në fund të jetës jetoi. Ai mori mësime nga Hajdni (Haydn), Shenku (Schenk), Saliri (Salieri) dhe nga Albertbergu (Albrechtberger). Më 1795 si deputant vjenezë shfaqi në teatrit e qytetit një lojë në piano. Po në këtë vit doli op.1 i tij - tre Klavirtrios. Në vitin 1800 Betoveni paraqite si mjeshtër sovranë me kuartetin op.18 dhe nga njohësit e merrej si më i çmuari. Më 2 prill, me koncertin e tij akademik në të cilën u paraqit edhe simfonia e parë e tij, Betoveni paraqite si karrierist i dyfishtë, si pianist dhe si kompozitor.
Një dhimbje e veshit, e cila filloj po në këtë vit e që më vonë e shurdhojë tërësisht e prishi pasqyrën e tij. Së pari ai ishte i detyruar që udhën e karrierës së tij si pianist ta ndërpriste dhe në dhjetë vite e fundit të jetës së tij, ai vetëm me shkrim komunikonte me botën rreth tij. Edhe pse arriti namin e kompozitorit përkundër disa dështimeve fundin e jetës e patë të hidhur. Ai vdiq më 26 mars 1827.
Në literaturen gjermane dhe në një pjesë të madhe të lietraturës evropiane, Betovenin e gjejmë të shënuar si Ludwig van Beethoven.
Simfonia fillestare e Betoenit u krijua aty diku në dimin e viteve 1799/80 dhe për herë të parë u shpalosë më 2 prill të viit 1800 në Vjenë. Pesë vite më parë, kompozitori kishte filluar punimet në një simfoni C-Dur, miëpo skicimet i kishte lënë anashë sepse si duket nuk besonte se do ta arrinte Formen që dëshironte. Temë kryesore e këtyre tentimeve më në fund gjeti vend në simfonin e parë. Si shembull për veprën e tij mori simfonin e londinezit Haydns Nr. 93-104, ndër to posaqërisht ajo me Nr. 97, e cila po ashtu qëndronë në C-Dur. Në orkestër kërkohen nga 2 flauta, klarineta, fagota, trompeta, obore, brina dhe timpana, këtyre ju shtohet edhe quinteti luajtës i harqeve (Violina I dhe II, Viola, Celli, Kontrabasi).
Smfonia e dytë ju shfaqë pubikut vjenezë për herë të parë më 5 prill 1833 së bashku me tri koncertet e pianos dhe oratoriumin e vetëm të Betovenit Christus an Oelberg dhe kjo edhe pse kompozitoi e kishte nisur dhe përfunduar nga fundi i premierës së sukseshme të simfonis së parë në verën e 1802-ës.
Edhe simfonia D-Dur kërkon të njëjta zënie të vendeve në orkestër si ajo e para, dhe i përshtatës në formë të madhe.