Jump to content

Muzika/Kompozitorët/30

Nga Wikibooks

Johan Sebastian Bahu
{1685-1750}
NË ENCIKLOPEDI


Johan Sebastian Bahu, u lind si foshnje e një familje muzikantësh të shpërndarë në Gjermanin e mesme në Aizenah (Eisenach) më 21 mars 1685. Ishte fëmija i fundit prej tetë fëmijëve dhe pas vdekjes së hershme të prindërve të tij ai u rritë në gjirin e familjes së axhës së tij, nga i cili morri mësimet e para për piano. Falë talentit muzikorë, sukseseve në mësim si dhe falë zërit të jashtëzakonshëm të tij ai mori një bursë për një shkollë në Lyneburg. Nga ky qytet i Lidhjes Hansatike, i rëndësishëm në atë kohë ai kishte rastin të ishte afër Hamburgut ku kishte rastin të dëgjonte organisti J. A. Reinken, po ashtu në këtë kohë, në qytetin afër Lyneburgut, në Celle ai mësoi të njohë muzikën franceze.

Si shtatëmbëdhjetë vjeçar, Sebastiani kreu shkollimin. U kthye në vendlindje dhe më 1703 për herë të parë mori vendin e organistit në Arnshtad. Këtu ai u njohë si virtuozë dhe njohës i Orges, mirëpo temperamenti djalosharë i tij shkaktoi që të bije në konflikt me zyret e shërbyese ashtu që Bahu duhet të kalonte në Mylhauzen ku u martua me kushërirën Maria Barabara.

Por edhe në Mylhauzen, Bau nuk arrinte të shpalosej tërësisht dhe brenda një viti zuri vendin e organistit të oborrit dhe u paraqit si muzikant i altarit në kapelën e oborrit të Vajmarës. Pas disa viteve shërbimi të besueshëm, naiv në politik, bie në gërshëra të partive të oborrit. Kështu Bahu ra në duar të hercogut dhe pas katër javësh burg u largua nga oborri.

Nami i ti si muzikant i shkëlqyeshëm ishte rritur në mënyrë festive dhe ndërrimi i vendit solli me veti edhe përmirësime. Në dhjetor të 1717-ës Bahu u bë mjeshtër i kapelës së oborrit të I parit Leopold të Anhalt-Këtenit (Feurst Leopold von Anhalt-Keothen). Tek ky aristokrat dashamirë i artit, Bahu kishte mundësinë që më intensitet më të lartë të i kushtohet muzikës instrumentale. Këtu ai kompozojë në numër të shumtë pjesë të muzikës për altar dhe për piano. Pas vdekjes së gruas së parë të tij dhe martesës me Ana Magdalenën e lindur Vilken (Wilcken), përgatiti Koncertin e Brandenburgut pastaj Suitat Angleze dhe Suitat Franceze, Doracakun e Pianos Për ana Magdalenën si dhe pjesën e parë të Piano e Nxehtë. Kjo periudhë e krijimtarisë së Bahuhut ndryshe thirret edhe koha e Këtenes.

Martesa e I parit i solli fundin kësaj epoke frutdhënëse të Bahut, sepse e shoqja e re e I parit nuk kishte vesh muzikorë. Leopoldi fillojë të lë anash mjeshtrin e kapelës i cili disa herë kishte hulumtuar një vend të ri pune. Ai u paraqitë për kontoratin e shkollës së Tomasit në Mesedshtad të Lajpcigut dhe zuri këtë vend më 1723 - pasi që Gjergj Filip Telemani (Georg Philipp Telemann) dhe Johan Kristof Grapneri (Johan Christoph Graupner) nuk e kishin pranuar këtë funksion. Për më se 27 vite ai ndikoi në Lajpcig. Këtu ai kompozojë pjesë të panumërueshme të kantoneve, këtu shkroi pasionet e mëdha të tij, Arti I Fugetave dhe pjesën Gjahu Muzikal. Në pleqëri, i verbër vdiq dy vite pas një operacioni në sy më 28 qershor 1750, në moshën 65-vjeçare.

Në literaturen gjermane dhe në një pjesë të madhe të lietraturës evropiane, Johan Sebastian Bahun e gjejmë të shënuar si Johann Sebastian Bach.

koncertet e Brandeburgut

Gjashtë Koncertet e Brandenburgt u krijuan nga viti 1721 dhe hynë në kohën e lumtur e produktive të Bahut si mjeshtër i kapelës në Kërten. Emri i tyre i kushtohet Markgraf Christian Ludwig zu Brandenburg. Ndërtimi dhe luajtësit janë vendosur sipas principit të shumë fisht. Po thuaj se të gjitha instrumente e përdorura aherë dallohen nga plasimi solist barokanë dhe përdorimi individual.


overtyra (suita orkestrale)

Po ashtu mendohet se nga koha e Këtenes ka dalur edhe njëra nga të katër suitat orkestrale, të cilat në krye radhë i përgjigjeshi sipas zakonit barokanë dhe merren si overtyra. Overtyra e katërt e tij u krijua gjatë viteve të Lajpcigut.

koncerte

Është i lartë numri i solo koncerteve dhe shumica e tyre u krijuan si sipërpunim të copave të veta apo të huaja.

arti i fugetave

Enigmatike është Arti I Fugetave, një punim i Bahut të moçëm. që nuk mundi ta përfundonte. Tema e vetëm në d-Moll është cikël i fugetave dhe i kanos, në të clat bahu në kopozicione të ndryshme punon: Tema shurtohet, shtrihet, rrudhet, intervalet e saj rikthehen d.m.th lexohen nga fundi në fillim. Si kulm i përfundimit bahu planifikonte një quadruple-Fuge, në të cilën tema themelore do të kombinohej me tri tjera, dhe nga të cilat njëra do të ndërtohej nga shkronjat e mbiemrit të tij B-A-C-H. Pak pas hyrjes së kësaj teme thyhet fuga për përfundimin e të cilës kompozitori nuk kishte më fuqi.