Muzika/Kompozitorët/170
Franc Bervaldi
(1796-1868)
NË ENCIKLOPEDI
Bervaldi është pa dyshim dukuria më e pa zakonshme e paraqitur në muzikën e shekullit XIX. Sot ai mbahet si simfonisti më i rëndësishëm skandinav - qëndron para Sibelius-it. Por nuk ishte kështu për gjatë jetës së tij. Në të kundërtën, për rastin e tij vlen thënia e moçme Profeti nuk ka kurrfarë vlere në vendlindje. Në vendlindjen e tij shumë vonë u shfaq mirënjohja e merituar. Me Bervaldin ishte vështirë, ai me qenien e muzikës së tij edhe në vitet e vona të jetës së tij, nuk i shkonte përshtati përfytyrimeve tona për pasqyrën e një kompozitori nacionalist e lërë më të një romantiku. Franci i lindur në Stokholm, kur luante violinën si fëmijë nga të tjerët shikohej si çudibërës. Nëpërmjet një burse, më 1829, kapi gjasën për një vend studimi në Berlin. Pasi që aty nuk mundi të lëshonte rrënjë artistike, ai hapi një institut ortopedie, në të cilin zbatonte metoda të çuditshme për shërim. Shka është më qesharake, ai kurrë nuk kishte studiuar diçka në drejtim të mjekësisë. Më 1841, ai ndërroj vendbanimin, nga Berlini në Austri, ku e gjeti forumin për kompozimet e tij. Po aty, në Salzburg, e zgjodhën anëtar nderi. Kur u kthye në Suedi, pasi që aplikimi për vend pune në fushën e artit i dështoi, për bukë t'gojës, ju deshtë të punonte jashtë zanatit të vet. Por ai e tregoi shkathtësinë teknike të tij edhe si udhëheqës i dy xhamatoreve, pos kësaj ai udhëhoqi edhe punishte të sharrave dhe themeloi një fabrikë të çeremideve. Një vit para vdekjes, ai më në fund ja arriti të fitonte një vend pune artistike si mësues i kompozimit në konservatoriumin e Stokholmit.