Jump to content

Muzika/Kompozitorët/160

Nga Wikibooks

Hektor Berliozi
(1803-1869)
NË ENCIKLOPEDI


Hektori, i lindur në La-Cóte-Saint-André (Isére), biri i një mjeku, në rinin e tij u murr me kitarën - një instrument jashtëzakonisht modern për atë kohë. Shumë herët filloj të kompozoj dhe atë më shumë se sa kishin qefë prindërit e tij. Si shumë njerëz të artit edhe Hektori studimet e tij të programuara nga prindërit - në këtë rast studimet në mjekësi - i ndërpreu. Ky i ndërpreu për të studiuar muzikën në konservatoriumin e Parisit. Pas disa dështimeve, Hektori në moshën 27-të vjeçare arriti të fitojë bursën shumë të adhuruar Çmimi i Romës (Prix de Rome) e cila atij i mundësoj një qëndrim krijues në Itali. Ky ishte një hapë i rëndësishëm por nuk ishte hapë vendimtar në rrugën e tij si kompozitor sepse ai veqëse me mjeshtrin e tij e kishte kryer kryeveprën Simfonia Fantastike (Symphonie fantastique, 1830). Historia e krijimit të kësaj simfonie autobiografike është ngushtë e lidhur me emrin e Harriet Smithsoni, e cila kishte pushtuar zemrën e Hektorit. Smithsoni ishte një aktore me nam jetëshkurtër të cilin e kishte fituar me një rol nga Shekspirit. Më 1833 pasi që udha e jetës këta të dy i kishte ndarë për një kohë të gjatë po ajo udhë i kurorëzojë. Dëshmitarë i këtij kurorëzimi ishte vetë Listi.

Ata që Hektori i adhuronte ishin Listi, virtuozi i violinës Paganini dhe Robert Shumani. Përderisa në vendlindje gjente vetëm mure të ftohta gjatë udhëtimeve për koncerte në Evropë gjente gjithë një e më shumë dashamirë, sidomos në Gjermani e në Rusi. Përball tij, në Paris, me frymë armiqësore qëndronin kolegët e tij me nam të arkivuar ndërsa vetëm disa kompozitorë të rijnë e shikonin atë të magjepsur. Zakonisht shfaqjet në Paris i financonte vetë dhe nganjëherë kishin një fund të mirë artistik por gjithmonë ishin fiasko për xhepin e tij. Por edhe në Londër, puna nuk qëndronte më mirë. Opera Trojanët (Les Troyes ) - sipas Virgjilit, të cilën Hektori e mbarojë pas shumë vite pune më 1858, e për të cilën doravetë kishte shkruar tekstin, u refuzua nga Opera Parisianë. Edhe pas pesë viteve kur u shfaqë një pjesë nga shfaqja për të parën herë, nuk i solli ndonjë sukses të dukshëm. Vepra e tij tejet vëllimore, më 1890 u nda për tu shfaqur për dy net me radhë në bynën e Karlsruhës (Karlsruhe). Ishte kjo hera e parë që vepra e tij të shfaqej e plotë.

Pas vdekjes së të birit, e cila ja mjegulloj vitet e fundit të jetës, ai u nisë edhe njëherë për udhë. Nga kjo udhë ai u kthye i sëmurë rëndë, në verën e vitit 1868 në Paris dhe aty më 8 mars të vitit vijues dha shpirt.