Muzika/Kompozitorët/10

Nga Wikibooks
Jump to navigation Jump to search
Bach Carl Philipp Emanuel 1.jpg

Karl Filip Emanuel Bahu
{1714-1788}
NË ENCIKLOPEDI


Ndër bijtë e shumtë të Bahut, Karl Filip Emanueli ishte më i shquari. Karl Filip Emanueli ishte biri i dytë i Bahut që lindi më 1714. Së pari ai studioj drejtësinë, mirëpo familien e muzikantëve nuk mund ta nënçmonte dhe ju dha muzikës po si të tjerët. Për herë të parë u punsua në oborrin e Frederikut të Madh në Berlin dhe Posdam, ku ishte kamercembalist i mbretit prusianë. Më vonë shfaqet si drejtor i muzikës në pesë kishat kryesore në Hamburg si zëvendësues i Gjergj Filip Telemanit (Georg Philipp Telemann). Këtë funksion e mbajti deri në vdekje më 1788. Nami i Karl Filip Emanuelit, para së gjithash nami si luajtës i pianos dhe si përmbledhës i një shkolle me ndikim të pianos në shekullin e XVIII e la nën hije namin e të atit. Po si kompozitor i Ndjeshmërisë, i Stilit Galant apo i Vërshimit dhe Epshit, po si të jenë shprehur kohërat brenda barokut dhe klasikës, Karl Filip Emanueli e qëllonte nevojën e kohanikëve më mirë se i ati i tij konservativ, i cili zanatin e tij nuk donte ta lëshonte në duart e modës. Renesanca bahjane e shekullit XIX i rikthej marrëdhëniet. Në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, ekzistenca e gjeneratës së re bahjane u kufizua në pjesët muzikore historike që gjendeshin në arkiva. Vetëm në ujërat e muzikës së vjetër Karl Filip Emanueli gjente shfaqje të vlershme për luajtur. Në literaturen gjermane dhe në në pjesë të madhe të lietraturës botërore Karl Filip Emanuel Bahun e gjejmë të shënuar si Carl Philipp Emanuel Bach.

simfonit, koncertet

Karl Filip Emanuel Bahu në Hamburg kompozojë katër simfonitë orkestrale me 12 zëra obligativë Orchester-Sinfonien mit 12 obligaten Stimmen e cila veçohet udhëheqja me tri çifteve aerofone të cilat veprojnë në një art krejt të ri dhe të pavarur. Ndryshimet dinamike të zërit të tyre, kontrastet dhe efektet e befasimit merren si shembull tipik për muzikën Vërshim dhe Epshe. Si pianistë i mrekullueshëm, Bahu mbajti rreth 50 koncerte për instrumente me një apo dy tastiere. Si moment i tij historik mbetet Concerto Doppio.