Jump to content

Mrekullitë e Kur'anit II/9

Nga Wikibooks

DITURIA E ALL-LLAHUT DHE DITURIA NË PLANETIN TOKË


Faqe 8
faqe
- 9 -

Faqe 10
Para se t’a përmbyllin diskutimin tonë, në suren el Kehf (shpella), e shoh të obligueshme t’ju paraqes tregimin e Robit të Mirë dhe Musait a.s. Gjithashtu, tregimin e Dhulkarnejnit (Lekës së Madh).

Nuk mendoj, se duhet të diskutoj rreth emrit të këtij personi. All-llahu e quajti, Robi i Mirë, dhe kjo na mjafton. Në realitet, ai ishte një Rob i All-llahut, të cilit, i dhuroi dituri. Kur, All-llahu i Lartësuar, na tregon ngjarje, në Kur’ani Kerim, Ai, ka për qëllim të na japë ose mësojë urtësinë dhe, njëkohësisht, ato konsiderohen këshilla për ne. E nuk ka për qëllim, që ne të ndalemi dhe të polemizojmë rreth personaliteteve, qoftë ata meshkuj ose femra. Në Kur’an Kerim, emrat nuk kanë vlerë.

Vlera e vëtetë, do të ishte në të kuptuarit e këshillës deri në arrit-jen e urtësisë. Për këtë arsye, All-llahu i Lartësuar, në Kur’an, nuk na tregoi emrat e personave, me përjashtim të dy emrave, e ato ishin Merjeme, e bija e Imranit dhe Isau, i biri i Merjemes, sepse ajo çfarë u ka ndodhur këtyre, nuk i ka ndodhur askujt tjetër. Këto ishin ngjarje të papërsëritura. Për këtë arsye, All-llahu xh.sh., këta të dy, i veçoi me emra. Kurse Faraoni i Egjiptit, Dhulkarnejni, Faraoni i Musait dhe të tjerët, nuk janë me rëndësi për njohje, tek All-llahu i Lartësuar. Kjo është e qëllimtë, sepse polemizimi rreth personaliteteve dhe emrave të tyre, do të shpinte në zvoglimin e ngjarjes dhe harresën e urtësisë. Faraon, konsiderohet, secili njeri, i cili, mendon ose kërkon që ai duhet të adhurohet në tokë. Dhul-karnejn, konsiderohet, secili njeri, që merr dhuntinë e All-llahut, i cili, ngarkohet me hulumtimin dhe zgjidhjen e problemeve, etj.

Thotë i Lartësuari: “Pastaj ata të dy, e gjetën robin, që ishte prej robërve Tanë, të cilit, Ne i kishim dhuruar mëshirë (prej mëshirës sonë), gjithashtu dituri, nga Dituria Jonë (e cila, duhet të jetë dituri e veçantë).”[1]

Thënia e All-llahut të Lartësuar, kjo shpellë mbulon ose fsheh të vërtetën. Musa, ishte i dërguar i All-llahut të Lartësuar. I dërguari jep informacionet e All-llahut. Përderisa, ishte në lidhje të dre-jtëpërdrejtë me All-llahun, do të ishte logjike, që çdo dituri të vinte prej tij, sepse ai ishte i ngarkuar të informonte popullin me reve-latën që ai e kishte. Por ja, që kësaj radhe, i Lartësuari dëshiroi të na tregojë se vullneti Tij, nuk ka rregulla e as kufij. Ai bën ç’të dojë dhe, çfarë, Ai vetë, zgjedhë të bëjë. Kështu, kësaj radhe, zgjodhi një rob nga robërit e Tij, që e kishte pajisur me dituri. Këtë dituri, nuk e kishin as të dërguarit e Tij. Kjo, ishte një prej mirësive të Tij, që ia dhuron kujt të dojë. Vullneti All-llahut të Lartësuar është i paku-shtëzuar dhe pakufij.

Tani të fillojmë me tregimin, se çfarë i ndodhi Robit të Mirë dhe Musaut a.s. Shpellat, këto që, në vete, përmbajnë shumë ngjarje, këto që fshehin shumë ndodhi të vërteta, e kjo do të konsiderohet si zbulimi i parë, pastaj vijnë zbulimet e vetë ndodhive e kështu derisa të arrihet tek e vërteta. Musau i shihte shpellat, por ai nuk ishte në gjendje t’i shihte të vërtetat, prandaj nuk kishte durim. Robi i mirë, duke e njohur mentalitetin e njeriut, që në fillim, i kishte sygjeruar, atij, të bënte durim: “ …kam bindje, se ti nuk do të kesh durim dhe përmbajtje me mua”, pastaj thënia:“E si të kesh durim, për atë çka nuk je i njoftuar!”[2]

Robi i Mirë, kështu kishte vlerësuar, sepse ishte bazuar në ditur-inë, që ai posedonte. Po kështu edhe Musau! Vlerësimet e tij, ba-zoheshin në diturinë që posedonte. Këtu kemi të bëjmë me për-plasje vlerësimesh dhe gjykimesh. Sipas gjykimeve të Robit të Mirë, ai vlerësonte se bënte një punë të mirë, realiteti i së cilës ishte i fshehur në shpellë, por, në pamje të jashtme, dukej se po bënte krim. Musau shihte vetëm pamjen e jashtme. Ai gjykonte nga pozicioni tij, sepse nuk dinte se ç’fshihej në të. Dallim shumë i madh është mes realitetit dhe pamjes së jashtme. Pamjen e jashtme, mund t’a shohin shumë njerëz, por, realen, e di vetëm All-llahu i Lartësuar. Kemi njerëz, që bëjnë namaz sa për sy e faqe, vetëm sa t’i thuhet se është njeri i mirë, por që, në të vërtetë, është mëkatar. Ai nuk ndalet së gabuari, për hir të të mirave të dynjasë, për dallim nga ai njeri, i cili bën namaz dhe zemra e tij është përplot iman. Këto fshehtësi të tyre, i di vetëm All-llahu xh.sh., se cili nga këta dy, bën namaz nga bindja, e cili nga përfitimet e kësaj bote.

Gjithashtu, edhe shembulli i bamirësisë. Kemi njerëz që japin para sa për t’i parë turma, me këtë, ata synojnë t’a përfitojnë atë, dhe kemi njerëz, që kur japin, nuk duan që dora e majtë të shohë se ç‘dha dora e djathtë. Para syve tanë, që të dy, kontribuan në bamirësi, por shpërblimi tek All-llahu ndryshon.

Të tillë shembuj, kemi shumë në jetën tonë të përditshme. Jeta është përplot shpella, të cilat i fshihen realitetet. Kemi njerëz, që paraqiten se na duan të mirën, por në realitet punojnë që të na groposin, etj.

Referencat
  1. Kur'ani, sure 18 el Kehf, ajeti 65
  2. Kur’an, sure 18 el Kehf, ajeti 67,68

Faqe 8
faqe
- 9 -

Faqe 10