Mrekullitë e Kur'anit II/21
MREKULLIA E ISRA-SË DHE MIRAXH-IT | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
U njoftuam, në kaptinat e mësipërme, rreth disa mrekullive, por kjo, që do të prezantojmë tani, ka dallim të dukshëm. Mrekullia e Isra-së dhe Miraxh–it është prezantuar, në shumë forma. Kjo mrekulli, është përfolur, ndoshta, më së shumti, dhe rreth kësaj janë shkaktuar polemika të shumta. Veprimet e mrekullive të tjera, të prezantuara para Isra-së, ishin të karakterit dezorientues, apo e çrregullonin mendjen e njeriut, ato dukeshin alogjike, ashtu siç i shpjeguam ato, në kapitujt e mëparshëm. Kur, All-llahu, krijoi gjithësinë, Ai, nuk e krijoi së koti dhe pa rregulla, por, atë e krijoi me rregulla shumë precise: dielli, yjet, toka, etj., kanë rregullat e veta, gjithashtu edhe uji ka rregullat e veta.
Shkurt thënë, të gjitha krijesat e Zotit, kanë rregullat e veta. Edhe pse, All-llahu i Lartëmadhëruar, e krijoi këtë univers me rregullat e tij, kjo nuk do të thotë se, Ai e liroi atë plotësisht. All-llahu xh.sh., qëndron prapa gjitha krijesave të Veta, deri në Ditën e Kataklizmës. Prej kësaj, nënkuptojmë, se All-llahu është mbikqyrësi i gjithësisë. Duke qenë se Ai është mbikqyrësi i tërë kësaj, atëherë, Ai edhe mund t’i ndryshojë këto rregulla, nëse do të dëshirojë. Ato, mund t’ua ndryshojë në tërësi, ose veç e veç, ndonjë prej krijesave të Tij. Kjo pra, është mrekulli. Këto mrekulli, bëhen sa për t’u bin-dur besimtarët, për diçka që atyre u intereson. Shpeshherë, besim-tarët e All-llahut të Lartësuar, nga dëshira e madhe për Të, mezi presin që t’iu prezantohen mrekullitë. Kjo shpresë, i mban për të përforcuar besimin e tyre dhe, me të, gjithsesi, të dalë e vërteta e kësaj jete, si dhe të ngadhnjejnë para pabesimtarëve. Të gjitha këto mrekulli, kuptohen si vepra të dëshmuara nga turma njerëzish. Këta, kanë qenë prezent, gjatë kohës, kur mrekullia ndodhte. Ata, ishin bashkëkohës me të dërguarit e All-llahut xh.sh. Krahas dëshmitarëve okularë të kohës, prapë se prapë, kemi kundërthënie rreth mrekullive të pejgamberëve. E si mos të ketë kundërthënie, në mrekullinë e Isra-së së Mu-hammedit s.a.v.s., i cili ishte i vetëm, pa asnjë dëshmitar të qenies njerëzore. Këtu, proceset dhe rregullat e qiellit- ndryshuan. Kon-sideroj se është dallim shumë i madh. Kemi të bëjmë me thëniet e Muhammedit s.a.v.s., i cili ishte i vetëm. Ai kishte udhëtuar, me trup, nga Xhamia e Qabes, në Mekë, për në xhaminë e Aksasë, në Jerusalemin e sotëm, pastaj u ngrit në qiell. Pastaj, ishte njeriu i vetëm, që iu hapën dyert e qiellit, për të shkuar atje me trup e me shpirt. Ai, arriti deri në Sidretul Munteha[1]. Studijues të shumtë, i kanë shprehur mendimet e tyre të ndry-shme, rreth këtij udhëtimi, nëse Muhammedi s.a.v.s., ka udhëtuar me trup dhe me shpirt, apo vetëm me shpirt. Do të ishte më afër logjikës, sikur të thuhej se shkuarja e tij ishte vetëm me shpirt, ky është mendimi i disa dijetarëve muslimanë. Ai, Pejgamberi s.a.v.s., na rrëfen se çfarë kishte parë atje, gjatë kohës, kur të tjerët ishin në gjumë, ashtu siç i tregojnë, njerëzit e rëndomtë, ëndrrat e tyre. Si-pas këtyre dijetarëve, del se nuk duhet polemizuar shumë rreth shkuarjes së tij, s.a.v.s., në Isra dhe Miraxh. Sipas tyre, rrëfimi i tij, ndeshet me trurin dhe logjikën e shëndoshë. Po, edhe sikur të shpjegohet kështu, nuk i humb vlera e mrekul-lisë. Të gjithë atyre, që e ndajnë këtë mendim, shfrytëzoj rastin t’u them se, veçantia dhe madhështia e këtij udhëtimi, qëndron, pikërisht, në shkuarjen e tij me trup. Ky është thelbi i këtij diskutimi. E para, truri dhe logjika e njeriut, nuk është i njëjtë. Ato nuk krahasohen me mundësitë e All-llahut të Lartësuar. Kur kemi të bëjmë me All-llahun, ose, kur është Ai në pyetje, asnjëherë mos e barazo Atë me mendjen tënde. Asnjëherë, mos mendo, se kjo mund të jetë më afër, ose më larg mendjes tënde. Kur jemi pranë kësaj situate, duhet t’a kuptojmë, se të gjitha ligjet dhe proce-set stagnojnë. Kodet e logjikës dhe gjykimet tona njerëzore, ngelin, sepse, protagonist, është All-llahu xh.sh. Duke u bazuar në atë, sa më sipër theksuam, nëse ne mundo-hemi t’a vejmë mrekullinë e Israsë dhe Miraxh-it në diapazonin tonë, e të gjykojmë sipas logjikës, pastaj të deklarojmë, se do të ishte më afër mendjes, sikur të themi se udhëtimi i tij ishte me shpirt, e jo me trup, atëherë ne kemi filluar t’i ngatërojmë punët. Nëse ndodh kjo, atëherë, ne po e barazojmë logjikën dhe mundësitë tona, me ato të All-llahut të Lartëmadhëruar. Këtu fillon gabimi, kur ne fillojmë t’i transferojmë ose barazojmë kompetetcat e All-llahut, me ato tonat. Them, se kjo, nuk duhet të ndodhë dhe nuk duhet të vazhdohet me këtë mendje, sepse, ato nuk krahaso-hen në asnjë mënyrë. Kur, dikush, që në start, mundohet të më vërtetojë, se shkuarja e tij me shpirt është e logjikshme, atëherë nuk mbetet çfarë të flas me të, sepse ai e krahason veten, me Atë, që ia ka krijuar mendjen atij. I krijuari, asesi nuk mund t’i barazojë kompetencat me Krijue-sin. Nuk ka kut matës, nuk duhet t’a lejojmë veten, t’a krahasojmë Krijuesin, me universin dhe ligjet e tij. Krijuesi i mundësoi, logjikës së njeriut, të zbulojë disa nga proceset e Tij, me qëllim që t’i kup-tojë dhe të ketë dobi prej tyre. Ligjet e tokës, dalin nga dituria e All-llahut në diturinë njerëzore, ashtu siç e shpjeguam edhe më lart. I Lartësuari i dha mendjes, aq mundësi, sa për të patur mundësi t’i shfrytëzojë të mirat e kësaj bote. Shtrohet pyetja, pse e bëri këtë? Si duket e bëri për një, të vetmen arsye. I Lartësuari urdhëroi, që njeriut t’i binden ose nënshtrohen të gjitha krijesat e tjera, që gjenden në tokë e qiej. Po detyrohem t’a përsëris edhe një herë, se mrekullitë, të cilat na prezantoi i Lartësuari, nuk kanë ndonjë qëllim tjetër, përpos for-cimit të imanit ose besimit tonë. Në momente të ndyshme kohore, kur besimtarët tregonin luhatjet e tyre ndaj besimit që kishin, atyre ju vinte ndihma (mrekullia) nga qielli, sa për t’ua forcuar besimin. Mrekullitë, u përkasin atyre kohërave, ato nuk përsëriten kurrë. Ata, të cilët i kanë parë, ju besojnë atyre, kurse ata, që nuk i kanë parë, mund edhe të mos u besojnë. Sikur, këto mrekulli, të mos rrëfe-heshin nga Kur’ani, ose, sikur, të mos ishin nga i Lartëmadhëruari, ato mbase do të shkruheshin nëpër librat e historisë. Nëse, me këto, do të merreshin historianët, atëherë besimi ose mohimi tyre, do t’u lihej parapërgatitjeve edukative të njerëzve dhe aftësive log-jike të tyre. Por, kur është fjala për Kur’anin, ato tregime (mrekulli) janë, padyshim, të vërteta. Tani, përderisa, kemi të bëjmë me mrekullinë e Isra-së dhe Miraxh-it, kjo dallon nga ato të tjerat, sepse kjo nuk ka ndodhur në prezencën e besimtarëve. Kjo ngjarje, nuk kishte për qëllim forcimin e besimit të tyre. Kjo kishte të bënte, drejtëpërdrejt, vetëm me të dërguarin e All-llahut xh.sh. Pra, kemi të bëjmë me një mrekulli, e cila nuk është si veprat e tjera, që të shërbente për forcimin e imanit të besimtarëve. Prandaj, kur i dërguari i All-llahut s.a.v.s., iu tregoi njerëzve për atë, një numër i tyre nuk i besoi. Përderisa, ishte e ndryshme nga qëllimet e mrekullive të tjera, atëherë, cila ishte rëndësia e mrekullisë së Isra-së dhe Miraxh-it? Kjo mrekulli, dallohej nga të tjerat, sepse me këtë rast, i dërguari i All-llahut, obligohej për t’i informuar besimtarët me dispozitat më kryesore të Islamit. Njerëzimi do të obligohej me faljen e namazit. Kjo ngjarje madhështore, duhej të kurorëzohej, drejtëpërdrejtë, nga All-llahu i Lartësuar, pa shpallje. Duke e ngritur rëndësinë e saj, njëkohësisht, edhe e tregoi fuqinë e Vet. Përderisa i Lartëmadhëruari, drejtëpërdrejtë, e obligoi njerëzimin me këtë obligim, dhe e veçoi prej të tjerave, atëherë, ky, nuk duhet të lihet në asnjë mënyrë. Në muajin e Ramazanit, kemi raste, që njeriu lejohet të mos agjërojë, kur është në udhëtim, ose i sëmurë …, por këto, pastaj, duhet t’i plotësojë në ditët e tjera. Sikur të mos ketë mundësi edhe në ditët e tjera, atëherë, atij i lejohet t’i ushqejë të varfërit. Zekati, nuk është obligativ për mbarë njerëzimin. Ky, obligim, është vetëm për të pasurit. Ata, që nuk kanë pasuri, lirohen edhe nga lëmosha, sepse nuk obligohen as për atë. Haxhi, gjithashtu, është një obligim për besimtarët, por ai, vlen vetëm për ata, që kanë mundësi. Pra, përsa u përket obligimeve kryesore, që duhet t’i kryejë njerëzimi, të gjitha kanë tolerancë. Këtu, bën përjashtim namazi, ky obligim, nuk ka kurrfarë tolerance. Namazi, është i obligueshëm, si në luftë ashtu edhe në paqe, bile edhe në fushëbetejë. Gjthashtu, si gjatë kohës kur je i shëndoshë, ashtu edhe i sëmurë. Nuk bën për-jashtim edhe udhëtimi, kur jemi në lëvizje, ose kur nuk jemi në lëvizje. Njeriu mund të falet në shtrat, nëse nuk mund të qëndrojë në këmbë. Ai mund të falet ulur, nëse nuk mund të bëjë sexhde ose ruku. I Lartësuari, kohës së namazit nuk i ka lënë mundësi zëvendësimi. Pra, njeriu obligohet të falet, gjatë udhëtimit, sëmund-jes, etj. Këtu, kemi parasysh, të gjitha lehtësimet që ju janë dhënë të sëmurëve, ose bashkimin e namazeve, duke qenë se jemi në ud-hëtim etj, nga dispozitat e njohura përrreth namazit. Namazi, qenka lidhje direkte, ndërmjet robit dhe Zotit të tij. Prandaj, kurrë, mos u shkëput nga namazi. Secili vakt i namazit, ka kohën e vet të caktuar, ka performancat, ekskluzivitetet dhe rëndësitë e veta. Secili namaz, është i lartësuar dhe ka madhështinë e vet. Pas gjithë këtyre veçorive madhështore, ai të mbron nga veprat e liga dhe të ndyta. Duke qenë si ndërlidhës mes robit dhe Zotit dhe duke qenë se të mbron nga të ligat dhe ndytësirat, ky obligim iu kurorëzua pejgam-berit, drejtëpërdrejtë, nga All-llahu i Lartëmadhëruar. Namazi ju obligua në vendin më të pastër e më të nderuar, në Sidretiu al Munteha[2], u obligua në vendin më të afërt, me All-llahun e Lartëmadhëruar. Në atë vend të afërt, nuk ka mundur të afrohet as edhe Xhebraili (një prej melaikeve, ose ndryshe postieri ndërmjet Krijuesit dhe krijesave shën.i përkth.). Kur arriti, Xhebralili me të dërguarin e All-llahut s.a.v.s., në Siderutl Munteha, i tha atij: tani do të vazhdosh i vetëm. Muhammedi s.a.v.s. i tha: Jo, ti do të vish me mua! Ai ju përgjegj: sikur të vazhdoj do të digjem, kurse ti po vazhdove do të depërtosh. Nga kjo nënkuptojmë, se prej dritës së All-llahut xh.sh., në atë vend, nuk mund të mbijetojë as edhe me-leku kryesor. Vend madhështor dhe i shtrenjtë! Vend, që i përket vetëm Lartëmadhërisë së Tij, atë ia mundësoi robit të tij, vetëm e vetëm, për t’ia dhënë detyrimet – obligimet e Tij. Tani, mundemi t’a vlerësojmë rëndësinë e namazit, si një nga obligimet e dispozi-tave të adhurimit. Para se të dalim nga kjo temë, e të argumentojmë, se sa është e diskutueshme kjo mrekulli, mua më janë grumbulluar, në kokë, disa pyetje. Pyetja e pare: A thua, pse ndodhi Isra-ja dhe Miraxh-i, e nuk ndodhi vetëm Miraxh-i? Pse u desh, që All-llahu të kërkojë që robi i Tij të shkonte, prej Mesxhidul Haram (Qabja në Mekkë, sh.p) deri në Mesxhidul Aksa (Xhamia në Jerusalem sh.p.), dhe pastaj të ngji-tej, në qiell. Me siguri, kemi të bëjmë me një Urtësi, në këtë mrekulli. I dër-guari i All-llahut s.a.v.s., ishte obliguar nga Ai, që për çdo ndodhi t’a informonte popullin. Ishte detyrë, me të cilën ishte i ngarkuar, nga i Lartësuari. Kjo detyrë, nuk i ishte dhënë në prezence të mbarë njerëzimit, ose para një pjese të tij. Kjo, ishte bërë vetëm në mes tyre. Prandaj, i Dërguari All-llahut s.a.v.s., ishte shumë i ku-jdesshmëm, gjatë marrjes së lajmeve nga Ai, sepse ishte ndërmjetësues, ndërmjet atyre ndodhive, që All-llahu shprehte dëshirën për t’a informuar krijesën e Tij. Për të patur argumente dhe për t’a besuar Miraxhin, i Lartësuari, para se të shkonte në Miraxh, e shëtiti rrugës për në Jerusalem. Udhëtimi nëpër tokë, nga Mekka (Qabja) deri në Jerusalem (Isra), është një prej shenjave tokësore. Në atë kohë, udhëtimi për në Xhaminë e Aksasë, nuk ishte i pamundur. Karvanet, e përshkonin atë, për disa javë. E rëndësishme, për ne, është se ai udhëtim ishte i njohur, pa marrë parasysh se me çka udhëtohej. Tani, së pari, këtu kemi mrekullinë e udhëtimit. Sepse udhëtimi, u bë brenda një kohe, relativisht, shumë të shkurtër. Pikë së pari, në këtë udhëtim, mrekullia është në kohë. All-llahu xh.sh. nuk ka të bëjë me vendin dhe hapsirën. Më pas, atë e ngriti në qiell dhe e ktheu po atë natë. Njerëzit, me shumë vështirësi do t’a kup-tonin kohën vajtje-ardhje. Tani, kishin një preteks të mohimit, për ta, kjo ishte dokërr dhe nuk besohej. Por Muhammedi s.a.v.s., i lajmëroi ata, se cili karvan është para arritjes në Mekkë si dhe disa të tjera, që i kishte parë gjatë vajtje-ardhjes së tij, Mekke–Jerusalem. Atyre, ua përshkroi xhaminë e Ak-sasë. Të gjitha këto tregime, ishin dëshmi të mentalitetit njerëzor, në tokë, për mrekullinë. Ky ishte qëllimi. Pasi ju tregoi çfarë kishte parë dhe, pasi, që të gjitha ato dolën të sakta, padyshim, se kjo paraqiste një argument të shëndoshë, se All-llahu i Lartëmad-hëruar, i kishte prishur të gjitha ligjet logjike njerëzore, të cilat, kanë të bëjnë me qiellin. Përshkrimi i udhëtimit tokësor të tij, ose argu-mentet e tij të tokës, bënë që të besohet edhe ngjarja e ngritjes së tij në qiell. Isra-ja, udhëtimi tokësor, konsiderohet mrekulli, qëllimi i këtij udhëtimi, ishte argumenti tokësor, me të cilën, i Lartësuari, i prishi të gjitha ligjet dhe rregullat tokësore, për të Dërguarin e Tij. Ud-hëtimi, u realizua për një kohë shumë të shkurtër, ose në pakohësi. Me këtë ndodhi të dëshmuar, i Lartësuar, i bindi, ata, për mundësinë e All-llahut, i cili, mund të bëjë çfarë të dëshirojë, për të Dërguarin e Tij. Kur, Ai, ishte në gjendje t’i ndryshojë ligjet tokësore, Ai, pra, e ka po atë mundësi, që t’i ndryshojë edhe ligjet qiellore. Pastaj kur t’u tregojë, Muhammedi s.a.v.s, atyre, të jetë bindës dhe i besueshëm. Për t’a kuptuar logjika njerëzore, ngjarjen në tërësi dhe për t’a besuar atë, Isra-ja ishte një argument përforcues i një parahyrjeje, ose i një paraargumenti. Pas gjithë kësaj që thamë, kemi njerëz, të cilët tani mund të thonë, se sot mund të udhëtohet për më pak se gjysëm ore. Kjo, që mund të flitet tani, nuk e prek aspak mrekullinë. Mrekul-lia e All-llahut, mbetet mrekulli e shenjtë, sado që të përparojë shkenca. P.sh., Isau a.s.,më parë, i shëronte të lebrosurit dhe të zgjebosurit, ai atë e bënte vetëm me një të prekur me dorë. Sot, shkenca ka përparuar dhe, duke e përdorur ilaçin, i shëron të le-brosurit dhe të zgjebosurit. Mrekullia, për dallim nga mjekësia, mbetet mrekulli, sepse nuk mund të vijë në asnjë mënyrë koha, për t’i shëruar të sëmurët, vetëm me një të prekur, ashtu siç vepronte Isau a.s. Ashtu është edhe me mrekullinë e Muhammedit s.a.v.s. Sot, me ndonjë mjet, mund të kalohet ajo largësi, për atë kohë, që ai e kaloi, por askush nuk mund të udhëtojë, sikur që udhëtoi ai, vetë me trup. Kjo është një mrekulli, njeriu nuk e ka mundësi të tillë. Njeriu nuk mund të fluturojë pa ndonjë aparat, sikurse i ngjau Muhammedit s.a.v.s. Kështu që, mrekulia është diçka shenjtërore, e përhershme, në formën e ndodhisë dhe nuk ka asnjë mundësi, që një njeri të bëjë një gjë të ngjashme si ajo. Na ka ngelur një pyetje shumë e rëndësishme. All-llahu i kishte folur Musaut a.s. në tokë, atëherë, shtrohet pyetja: pse duhej që namazi të obligohej në qiell, vërtetë, pse nuk i foli edhe Muham-medit s.a.v.s., në tokë, ashtu siç bëri me Musanë a.s.? Thamë se, mrekullia e parë, ishte Israja, si shenjë tokësore. Në të kthyer, i Dërguari u tregoi se çfarë kishte parë, gjatë këtij ud-hëtimi. Ishte shenjë tokësore, sa t’ia afrojë të kuptuarit njerëzor, ndodhinë ose ngjarjen qiellore. Për t’a besuar atë, ju tregoi për kar-vanet, dhe shumë dëshmi të tjera, gjatë këtij udhëtimi Mekke - Je-rusalem. Këto të gjitha, vërtetojnë besueshmërinë e tregimit të tij për mrekullinë e madhe, si dhe kujtdo tjetër që i tregohej për të. Kjo pra, ishte mëshira e All-llahut, për logjikën njerëzore. Kur, një sekret i All-llahut të Lartësuar, shfaqet, ai kalon kompetencat e logjikës njerëzore. Ai, është jashtë domenit njerëzor, prandaj, mëshira e Tij, sjell shembuj të përafërt, sa të bëhet e mundur për t’a kuptuar, gjithashtu, kjo, në të njëjtën kohë, shërben sa për t’a for-cuar imanin e tyre. Nuk ju jep hapësirë manipulimi pabesimtarëve, të cilët, vazhdimisht, mundohen dhe janë munduar, të fusin huti dhe dyshim në këtë fe. Ishte në dijen e Tij, prandaj shohim All-llahun e Lartëmadhëruar, të sjell shembullin për ata njerëz, të cilët e adhurojnë shkencën, se do të mburren me arritjet e tyre, duke e harruar mundësinë e All-llahut të Lartësuar. Atyre ju thotë: “…vërtetë, për ata, të cilët i drejtohen (adhurojnë) atyre, përveç All-llahut, nuk janë në gjendje të krijojnë as edhe një mizë, sikur të mblidhen të gjithë…..deri në fund të versetit…të dobët janë edhe kërkuesi, dhe ai që hulumton (shkencëtari)”[3]. Sot me përparimin e shkencës, njeriu ka arritur të shkojë edhe në hënë, por ai, nuk është në gjendje të krijojë flatra të një mizeje. Kështu pra, kemi shenja dhe ngjarje të ndryshme, që na tregohen, si p.sh. rreth vdekjes, jetës ose ringjalljes etj., të gjitha këto, janë treguar me qëllim të afrimit dhe të kuptuarit sa më të mirë. Këto, gjithashtu, konsiderohen ndihmë për logjikën njerëzore, dhe njëko-hësisht, këta shembuj, shërbejnë për t’ua forcuar imanin besim-tarëve, kundrejt mohuesve të kësaj feje. Kur’ani na tregon edhe shumë mrekulli të tjera, disa prej të cilave, do t’i përmendim që tani, kurse të tjerat, në të ardhmen e afërt, inshalla. Të kthehemi, tek mrekullia e Isra-së dhe Miraxh-it, tek pyetja më e rëndësishme. Pse, All-llau i Lartëmadhëruar, i ka folur Musaut a.s. në tokë, ndërsa Muhammedin s.a.v.s., e ka ngritur në qiell? Para se të filloj të përgjigjem në këtë pyetje, t’i kthehemi fillimit të ajetit kur’anor “Subhanel-ledhi esra… i Lartësuar qoftë Ai, i cili mori për udhëtim…”[4]. Ai, i cili e mori, është All-llahu i Lartëmadhëruar, kurse ai, i cili udhëtoi me Të dhe u ngjit për në qiell, është Muhammedi s.a.v.s. Pra, vepra i përket All-llahut. Përderisa kemi të bëjmë me një veprim të All-llahut, duhet t’a dimë mundësinë e atij që vepron, në këtë rast të All-llahut xh.sh. Ne e dimë, që All-llahut nuk i përcaktohen kufij e as rregulla, me të cilat do të matej logjika e njeriut. Ai, nuk ka të bëjë me vendin dhe hap-sirën. Nëse bazohemi në këto që thamë tani, kur të flasim për mre-kullinë, duhet t’a kemi të qartë dhe t’a kuptojë logjika jonë, se kemi të bëjmë me mundësitë dhe fuqitë e All-llahut xh.sh. Edhe një herë t’i kthehemi pyetjes. Pse i foli All-llahu Musaut në tokë, kurse Muhammedin e ngriti në qiell? A thua nuk qe në gjendje t’i fliste edhe këtij në tokë? Përderisa Ai, nuk ka të bëjë me kufij, as me vend, e as me hapsirë, pse e ngriti atë? Kur ne flasim për këtë, prapë po them se nuk duhet të gjykojmë me parametrat tona. Koha dhe vendi, janë një prej krijesave të All-llahut. Ato i krijoi për shërbim të njeriut, në tokë, Ai nuk ka të bëjë me to, prandaj, unë, nuk duhet t’a kuptoj mrekullinë sipas pa-rametrave dhe mundësive të mija si njeri. Tani, këtë, unë duhet t’a kuptoj si mundësi të All-llahut të Lartëmadhëruar. Nëse them dis-tancë, ose nëse them e ngriti, kjo nuk duhet kuptuar si një ngritje në lartësi. Kur ne mësojmë se All-llahu i Lartëmadhëruar e ngriti Muhammedin s.a.v.s., nuk duhet kuptuar, siç ne e kuptojmë ngrit-jen, këtu kemi të bëjmë me ngritjen, sipas mundësive të Lartëmad-hërishmit. Veprimi ndërlidhet me mundësinë. Kështu që, i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., me mundësinë e All-llahut, arriti në një vend, vend, në të cilin nuk kishin shkuar as me-laiket. Siç ekzistojnë ligjet dhe rregullat tokësore, po ashtu edhe qielli ka rregullat dhe ligjet e veta. Sipas këtyre regullave, asnjë njeri, nuk mund të arrijë në qiell, ose të dalë nga bota tokësore. Kur them bota tokësore, nuk e kam fjalën për hënën, e as planetet që janë përreth tokës, e as diellin, sepse të gjitha këto, janë planetet të diellit dhe, të gjitha këto, kanë të bëjmë me rregullat dhe ligjet, që i krijoi All-llahu i Lartëmadhëruar për një çështje, e cila i përket vetëm Atij dhe këto ndikohen njëra prej tjetrës. Sikur të zhdukej dielli, do të mbaronte jeta në tokë, sikur të zhdukej hëna, do të kishim ndryshime shumë të mëdha në hemis-ferën e tokës. Bashkësia e planeteve dhe çdo gjë, që ne e shohim është vetëm një bashkësi. Këto, të gjitha, u krijuan nga All-llahu, për t’i shërbyer njeriut. Dielli jep ngrohtësi që t’i hapë rrugë jetës, si florës ashtu edhe faunës etj. Sikur të humbte dielli, toka do të shndërohej në akullnajë, ose diçka tjetër, dhe nuk do të kishte jetë. Çdo gjë që na rrethon, është për shërbimin tonë. Erërat, retë, dhe ligjet e gjithësisë i janë bindur ose nënshtruar njeriut. Pra, brendia e këtij sistemi diellor, i shërben njeriut, por, ne kemi edhe qindra sisteme të tjera, jashtë këtij sistemi diellor. Ashtu sikurse sistemi ynë dhe çdo sistem tjetër, i ka ligjet dhe rregullat, si-pas urdhërave që i ka paraparë i Lartëmadhëruari për ta. Por, kur kemi të bëjmë me All-llahun, ne, nuk duhet të harojmë se mundësia i referohet të Lartësuarit, me Të, prishen të gjitha ligjet dhe rregullat për Muhammedin s.a.v.s.. Me lejen e Tij, ai, doli nga të gjitha bashkësitë qiellore (megagalaktikat), atij iu mundësua të shohë shumë gjëra, deri sa arriti në Sidretu Munteha, për t’i dëg-juar edhe majat e lapsave. Kjo largësi ose distancë, nuk e përkufizon vendin. Shikimi i Muhammedit s.a.v.s., është trans-feruar, me mundësinë e All-llahut nga megagalaktikat, në diçka shumë më madhështore. Ky transfer, le të kuptojë ndryshimin e vet natyrës së njeriut, duke ndyshuar prej një pozite në të tjetrën. Diçka, më afër, logjikës sonë. Dua të them, se i Lartësuari, na ka dhënë të gjitha shenjat qiellore dhe shembuj, për të na afruar kup-timin dhe të duket e logjikshme. Kur njeriu është zgjuar, duke qenë në këtë gjendje, ai e jeton jetën e vet, sipas natyrës së tij të përdit-shme. Kur ai bie në gjumë, ai sheh gjëra, që nuk i përkasin ligjeve të jetës së tij të përditmshe. Sheh vende, të cilat asnjëherë në jetën e tij nuk i ka parë, e as që i ka dëgjuar. Ai sheh ose flet me njerëz, të cilët kanë ndërruar jetë shumë vite më parë, e shumë gjëra të tjera, të cilat nuk përputhen me logjikën dhe jetën e përditshme. Sheh veten në maja të maleve, dhe zbret poshtë pa ndonjë problem, ose transferohet nga një skaj në skajin tjetër të botës. Ndodh të shohë dijetarë, që nuk i përkasin kësaj bote. Të gjitha këto, ndodhin për një interval kohor shumë të shkurtër, duke qenë në gjumë. Kur të zgjohet, të gjitha humbin prej tij dhe ai vazhdon jetën e tij të përditshme. Ç’kuptim ka e gjithë kjo? Kjo nënkupton, se natyrshmëria e njeriut dhe ligjet, me të cilat vepron ai, nuk janë po ato ligje dhe rregulla, duke qenë në gjumë. Ai sheh symbyllur, flet gojëmbyllur, dëgjon atëherë kur mbretëron qetësi absolute. Të gjitha këto ndodhin duke qenë në gjumë. Pse? Sepse natyra e njeriut të zgjuar, ka ndryshuar. Kur ndryshon natyrshmëria, ndyshojnë edhe ligjet. Ligjet e gjumit, nuk kanë nevojë për sy, që të shikojnë, e as vesh, për të dëgjuar etj. Këto rregulla të njeriut, vlejnë vetëm kur është zgjuar, sepse njeriu është shndëruar në një natyrë tjetër. Me të, korrespon-dojnë ligje të tjera. Ato janë për një kohë të caktuar. Kur, kjo i ndodh njeriut, duke fjetur dhe shohim se trupi i tij nuk lëviz, atëherë pse duhet t’a komplikojmë vështirësinë e të kuptuarit të mundësisë së All-llahut, i Cili është krijues i këtyre ligjeve dhe rregullave, për t’a marrë robin e Vet me trup dhe për t’a tranferuar atje, ku, Ai, do të dëshirojë? Tani, kur kjo pamje, iu afrua logjikës së njeriut, deri në këtë afërsi, mund të konstatojmë se e kuptojmë edhe mrekullinë e Muham-medit s.a.v.s. E kutojmë prishjen e ligjeve dhe rregullave njerëzore dhe shkuarjen e tij me trup. Ishte një mrekulli, të cilën i Lartëmad-hëruari dëshiroi të na e tregojë, sepse e njëjta gjë e përafërt, edhe neve na është mundësuar, por vetëm në natyrën e rëndomtë, duke qenë në gjumë. Me fuqinë e All-llahut të Lartësuar, mrekullia kishte ndodhur. Muhammedi kishte parë krijesat më të mëdha të All-llahut, në qiej, kurse Musau kishte parë krijesat e All-llahut, në tokë. Këtu, shohim ndryshimin ndërmjet dy mrekullive. Sa i përket të folurit të All-llahut, kjo kishte ndodhur në një vend, që njihet si mrekulli, ose në vendin e shenjave. Ishte, pra, ky vendi, që All-llahu kishte dashur t’i shfaqet të dërguarit e Tij. Atij, i kishte shfaqur disa prej krijimeve të Tij madhore, në tokë. Atij, gjithashtu, edhe i kishte folur në tokë, kurse Muhammedit s.a.v.s., i kishte shfaqur disa prej krijimeve të Tij madhore, në qiejt e lartë, dhe i kishte folur në Sidretu al Munteha. All-llahu është prezent në çdo vend dhe në çdo hapsirë. Të folurit nuk përcaktohet me vendin, sepse All-llahu, në të njejtën kohë, është në tokë dhe në qiell. Por, ajo që ishte me rëndësi, ishte zbulimi i krijesave të mëdha. Kur, All-llahu, ia shfaqi Musaut krijesat madhore, ai ishte në tokë, gjithashtu biseda u bë në tokë. Kurse, Muhammedi s.a.v.s. i pa krijesat madhore të All-llahut në qiell dhe biseda u zhvillua në vendngjarjen e mrekullisë. Kjo jep të kuptohet, se All-llahu është në çdo vend. Pra, nuk qenka ashtu siç thonë disa dualistë, se All-llahu e ngriti Muhammedin s.a.v.s. lartë, sa për të biseduar me të. All-llahu i Lartësuar përcaktoi vendin. Ai, në dy ajete kur’anore, na tregoi se i foli Musait, në tokë dhe Muhammedit, në qiellin e lartë. Me këto të dhëna, Ai na ka treguar se gjendet në çdo vend, gjithashtu na jep argumenteve të shumta të pakufizuara, se Ai i flet kujt të dojë dhe si të dojë, pa marë parasyshë se ngjarja do të zhvil-lohej në tokë ose në qiejt e lartë, ose në cilëndo pjesë të sundimit të All-llahut. Këto argumente të All-llahut, vërtetojnë se Ai nuk ka kufij, në kuptimin sipërfaqësor dhe atij hapësinor. Pra, Isra-ja dhe Miraxh-i, që të dyja kishin ndodhur. Ai udhëtim ishte me trup dhe shpirt, së bashku. All-llahu iu kishte dhënë pe-jgamberëve të tjerë mrekullira. Të gjitha ato kishin për qëllim, prish-jen e ligjeve dhe rregullave tokësore, të cilat Ai Vetë i kishte vendosur. Mrekullia e Ibrahimit, Musait, Isait etj., të gjitha kishin për qëllim t’i bindin njerëzit, se ligjet dhe rregullat tuaja nuk vlejnë gjithnjë dhe për secilin. Ato, mund të prishen, sikurse ndodhi kur ia prishi zjar-rit, cilësinë e tij të diegies, për Ibrahimin a.s., i prishi ligjet e ujit, sa për të kaluar Musau detin, edhe Isai i ngjallte të vdekurit, me lejen e All-llahut, kurse, për Muhammedin s.a.v.s., i prishi rregullat e tokës dhe qiellit, duke e transferuar atë, nga Mekka për në Jerusalem, për një kohë shumë të shkurtër. Me këtë, e prishi ligjin tokësor, që Vet e kishte vendosur. Pastaj, ia shtoi kësaj mrekullie edhe pjesën tjetër, duke i prishur edhe rregullat e qiellit. Natyra e njeriut është, që trupi të mos fluturojë në qiell, por këtë rregull, e theu për Muhammedin s.a.v.s. Bëri që të shkojë me trup, deri në Sidretu al Munteha, për t’ia treguar krijesat e mëdha të Tij. Tani, të vazhdojmë, me ajetin Kur’anor: “ Pastaj u lëshua e iu afrua. Dhe ishte në largësi sa dy harqe, ose edhe më afër.”[5] Kuptojmë se ishte në vendin e Tij dhe zbriti më afër. Këtu, kemi të bëjmë me largësi ndërmjet distancave. Por, kuptimi, ndryshon plotësisht. Ne, matjet tona të largësisë dhe të afrisë, i bëjmë mes distancave. Koha dhe vendi, janë të krijuara nga All-llahu i Lartësuar. Edhe pse, të dyja, janë të krijuara nga All-llahu xh.sh., ato, në fakt, nuk i shërbejnë Atij. Ai, nuk shërbehet as me vendin, e as me hapësirën, sipas paragjykimeve tona, prandaj nuk duhet të kthehemi përsëri, e të na kaplojnë paragjykimet tona, e t’a fusim logjikën në një kënd, e të mendojmë me ligjet tona. Duke qenë në këtë gjendje, dhe ashtu siç thashë shumë herë, All-llahu e ka mëshiruar mendjen e njeriut duke i dhënë mundësinë e të kuptuarit të përafërt, edhe pse ato janë mbi mundësinë e mendjes. Sikur t’a analizojmë këtë thënie, sipas parametrave njerëzore, është sikur t’i themi dikujt, se filani është shumë afër me zemër me filanin, ose themi, janë shumë të përafërt me njëri-tjetrin. Kjo shprehje, a nënkupton të jetë paracaktuar ndonjë distancë? Jo. Ndodh që dikush të jetë shumë afër meje ulur me trup, por që zem-rat tona janë aq të largëta, sa që ai mund të konsiderohet më i ur-ryeri, ose më armiku ose njeriu më i papërshtatshëm. Po ashtu, ndodh që dy persona të jetojnë në një shtëpi, në një kulm, por që janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe, kështu, jetojnë në një largësi shumë të madhe. Dashuria, urrejta, tradita, zakoni ose gjithçka, që mund të thuhet në të, a varen nga afrimi i distancës? Pra, afrimi me njeriun në afërsi trupore, nuk do të thotë, gjithmonë, të jesh i afërt me të, si-kurse kemi afrim, me një njeri, që me trup është larg, por me zemër është shumë afër. Distanca, nuk është gjithmonë shenjë e afrimit ose e largimit ndërmjet dy personave. Atë, nuk mund t’a vlerëso-jmë me matjen e distancës ose me ndonjë matës tjetër. Pas gjithë kësaj që thamë, nuk duhet t’a marrim ajetin Kur’anor: “Dhe ishte në largësi sa dy harqe, ose edhe më afër...” në kuptimin e distancës. Por, do t’a kishim marrë afrim shpirtëror, me zemër. Sikur t’a zbërthenim këtë përmbajtje, edhe më shumë, do të ki-shim thënë: p.sh. kokrrat e tespive i kishte në dorë, personalisht dua t’a thjeshtoj këtë përmbajtje edhe më tepër, sepse dua të jem preciz në atë, që them: I Dërguari i All-llahut xh.sh., ka dëgjuar kokrrat e tespive në dorë. Kokrrat e tespive, mund të jenë në duart e besimtarit dhe jobesimtarit. Çdo gjë, që ekziston, e adhuron dhe e lartëson (heq tespih në mënyrën e vet, sh.p.) All-llahun. Të gjitha këto lloje, ne nuk i kuptojmë e as i dëgjojmë. Këto nuk i nënshtro-hen dëshirës së njeriut, e as që ka, ai, ndikim në to. Të lartësuarit (tespih), është në dëshirën e All-llahut xh.sh. Kur i Dërguari i preku guralecat ose kokrrat, i ka dëgjuar duke lartësuar Atë, sepse dëshira e All-llahut të Lartësuar, ishte që t’ia zbulojë atë. Secili njeri, kur i prek kokrrat e tespive, nuk i dëgjon shprehjet e tespihëve (duke ju falur, ose latrësuar All-llahut), sepse, Ai, nuk ia ka zbuluar atij atë lloj lartësimi. Ky lloj afrimi, nënkupton shprehjen e të afruarit, tek All-llahut i Lartësuar. Ai, ia bën të mundur t’ia afrojë gjësendin (të sheh gjëra) kur të dojë dhe si të dojë, pastaj, i Lartësuari, thotë për Dautin a.s.: “ Vëtetë, Ne i bëmë malet t’ju binden (urdhërit Tonë) dhe ato së bashku Lartësojnë (duke bërë tespih Madhërinë e All-llahut) çdo Ashij (nga pasdita, deri në mbrëmje) dhe Ishrak (prej paslindjes së diellit, deri në mesditë)”.[6] A nënkupton kjo, se malet ndalen nga tespihët, i Larësuari thotë: “ ...s’ka gjë (prej gjitha krijesave ) që nuk (i falet Atij) e Lartëson Atë, duke i shprehur falenderim, por që ju nuk e kuptoni Lartësimin e tyre (ju nuk e kuptoni gjuhën e tyre)...”[7] Nga kjo kuptojmë, se çdo gjë që ekziston, i bën tespih All-llahut të Lartësuar. Ai, i Cili ia ka dhënë të shprehurit maleve, Ai e kupton mënyrën e të falurit të tyre, sepse këtë lloj lutjeje e dëgjonte Dauti a.s. Disa injorantë, duan të dinë se në cilën gjuhë ata luten!? Unë, personalisht, habitem me pyetjet e tyre. Gjuha nuk është e përcak-tuar me të folurit. Sinjalet e aparaturës, pa ndonjë lidhje kabllovike statike, transferohen nëpër botë. Këtë lloj gjuhe, nuk mund t’a kup-tojë askush nga ne, përveç atyre që e kanë zbuluar këtë dhe ata që janë specializuar në të. Ata i mësojnë llojet e gjuhëve. Njeriu, i cili nuk i njeh gjuhët, nëse do të kërkojë takim me ndokënd, ai takim do të dështonte, sepse nuk do të kuptonte asgjë. Po ashtu edhe shifrat, që përdoren mes shteteve, edhe ato janë gjuhë, por ato nuk i kupton kush, përveç atyre, që i kanë çelsat e tyre. Sinjalet e detit, edhe kjo është një gjuhë, por që nuk e kupton askush, përveç marinarëve. Nga kjo kuptojmë, se shumë gjuhë ekzistojnë në tokë, që nuk kuptohen nga secili. Deshifrimin e këtyre gjuhëve, do t’a bëjnë vetëm ata, që i kanë çelsat e atyre gjuhëve. Kështu është edhe me tespihët e maleve, atë lloj falenderimi, nuk e kupton çdokush, me përjashtim të atyre, që iu janë dhënë çelsat e të kuptuarit të tyre. Njëlloj, sikur ato, dhjetra gjuhë, të cilat i përdorë njerëzimi, nuk kuptohen, por ndihen dhe shihen se ekzis-tojnë, qofshin ato fjalë me shifra, ose pa ndonjë lidhje kabllovike statike (celularë), etj. Pra, kur All-llahu i Lartësuar, ia zbuloi Muhammedit a.s.v.s., sekretet e qiellit dhe ai e shikoi krijaturën e madhe, ajo ishte një nga dëshirat e All-llahut, për të dërguarin e Tij. Njerëzimi, këtë lloj skene, nuk duhet t’a parafytyrojë, as në kohë, e as në vend. All-llahu është jashtë vendit dhe hapsirës, prandaj, ne nuk mund të llogarisim distancën, e të themi se sa lart ka shkuar i Dërguari All-llahut xh.sh. Gjithashtu, nuk mund të parafytyrojmë hapsirën, sepse i Lartësuari nuk ka të bëjë me ko-hën. Në një gjë, jam i sigurt, ajo ka ndodhur, sepse All-llahu i Lartëmadhëruar ka krijuar qiellin dhe tokën dhe çdo gjë ç’ka në të, dhe ka mundësi t’i prishë, të gjitha rregullat, për t’a plotësuar një mrekulli prej mrekullive të pejgamberëve të Tij. Kurse, mrekullia, siç kam thënë edhe më herët, nuk përsëritet asnjëherë. Ashtu siç theksuam, për ngritjen e Muhammedit a.s.v.s. në qiell, ashtu themi edhe për afrimin e tij, afër Tij. Ashtu siç thamë, afrimi nuk është në distancë, por ngjitje shpirtërore dhe me zemër. Shpallja, kur i zbriste Muhammedit s.a.v.s., për t’a përcjellë fjalën e All-llahut, ishte afër zemrës dhe shpirtit të Tij. Nuk i kishte ndodhur, kjo më parë ndonjë njeriu, kështu që Muhammedi s.a.v.s., gjatë pranimit të shpalljes, ishte në gjendje para agonie. Pasi mbaronte shpallja, ndihej i lodhur nga përzierja[8] e shpalljes, krahasuar me natyrshmërinë e njeriut. Kjo përzierje, bëhej me urdhërin e All-llahut xh.sh. Kur filloi zbritja e Kur’ani Kerimit, i Dërguari All-llahut, e përshkruante mënyrën e zbritjes dhe thoshte: Më erdhi Xhibrili dhe më tha: Lexo! I thash: Nuk di, të lexoj. Më morri dhe më shtrëngoi, për të dytën herë, deri në atë masë, saqë më ra tensioni, pastaj më kthjellonte dhe përsëri më thoshte: Lexo! I thoja: Nuk di, të lexoj. Më mori dhe më shrëngoi, për të tretën herë, pastaj më kthjelloi dhe më tha: Lexo! I thoja: Nuk di, të lexoj. Në fund, më tha: “Lexo! Me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi. Krijoi njeriun nga Alak (copë gjaku i mpiksur). Lexo! Sepse Zoti yt është më i Begati. I Cili i ka mësuar me laps. Mësoi njerinë ato (gjëra), që nuk i dinte”. Shtrëngimi jep të kuptojë, se sa afër ishte i Dërguari All-llahut, dhe po ashtu përzierja bëhej gjatë shpalljes së Kur’anit. I Dërguari All-llahut xh.sh., pa atë çka kishte për të parë, në shtatë qiejt (megagalaktikat), pastaj ju tregoi njerëzve. Dikush e be-soi, por kishte edhe prej atyre, që nuk e besuan. Ebu Bekri i besoi plotësisht. Kur e informuan Ebu Bekrin, rreth ndodhisë dhe tregi-meve të Muhammedit s.a.v.s., për Isra-në dhe Miraxh-in, ai para se t’ju përgjigjej, ju bëri vetëm një pyetje atyre. Më tregoni të vërtetën, a e ka thënë këtë Muhammedi? Të gjithë i thanë: Po! Atëherë tha: Ai është i besueshëm . Kjo, përgjigje e tij, dha të kuptojë se i Dër-guari i All-llahut, nuk gënjente kurrë, sepse ai nuk flet me hamendje. Që prej asaj dite, Ebu Bekri, u njoh me pseudonimin’es Siddik ‘(i besueshëm), por kishim edhe prej atyre, që e përgënjesh-truan të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. Muhammedi i kishte paralajmëruar ata, për vendndodhjen e karvanit, ndërmjet Kudsit dhe Mekkes. I thanë: Na përshkruaj Kud-sin. Ai e përshkruajti me hollësi të shumta. Këto ishin disa nga shenjat tokësore, që bëheshin me qëllim. Përderisa, ishte i saktë në këto, atëherë, do të ishte i besueshëm edhe për Miraxhin, për ngrit-jen e tij në qiej, si dhe për prishjen e rregullave të logjikës së njeriut. Kjo ishte mrekullia e Isra-së dhe Miraxh-it. Me të, All-llahu, i prishi proceset natyrore, dhe qiellore, për t’i treguar atij krijesat madhore, për t’a përforcuar atë, dhe njëkohësisht, për t’a obliguar ummetin e tij, me lutjen më të shenjtë, që e afron atë me All-llahun e Lartësuar. Qëllimi, në këtë mrekulli, ishte Muhammmedi s.a.v.s. Kjo nuk ndodhi para një grumbulli të vogël njerëzish, e as para një auditori më të gjërë. Kjo ishte, vetëm, ndërmjet All-llahut dhe të Dërguarit të tij. Ai, ia zbuloi disa nga sekretet e qiellit dhe të universit. Çfarë na mëson kjo mrekulli? Së pari, mësuam mundësinë e All-llahut të Lartësuar, i Cili bën atë që dëshiron me robërit e tij të zgjedhur, pastaj, pejgamberit të fundit, ia tregoi jo vetëm sundimin e tokës, por edhe të qiejve. Mësuam se i Lartësuari, qenka në çdo vend, i flet pejgamberit të Vet, si në tokë, ashtu edhe në qiell, në Sidetul Munteha[9]. Sikur të ishte i Lartësuari vetëm në qiell, nuk do t’i fliste pejgamberit në tokë, e sikur të ishte në tokë, nuk do t’i fliste pejgamberit të Tij në Sidretul Munteha. Së fundi, mrekullitë e pejgamberëve, bëheshin në prezencën e besimtarëve për t’i përforcuar ata, kurse pejgamberin, All-llahu, meqenëse ishte i Dërguari i fundit, e veçoi me ngritjen e tij në qiell, ndësa, mrekullia e tij e pashterur, është prezente para duarve tona, e ai është Kur’ani Kerim, i cili i jep risirat e vazhdueshme secilës gjeneratë. E falenderoj All-llahun, që më mundësoi përkthimin e librit të dytë të këtij libri. | ||||
Referencat | ||||
| ||||
|