Mrekullitë e Kur'anit II/20

Nga Wikibooks

QORTIMET E PEJGAMBERIT NË KUR’ANI KERIM


Faqe 19
faqe
- 20 -

Faqe 21
Shumë orientalistë nuk ngopen me fyerjet e tyre. Ata mundohen, që disa gjëra t’i shpjegojnë, sipas tekeve të tyre. Kuptohet, ata gjithmonë mundohen të fusin huti ndër besimtarë, duke sjellë shembuj disa qortime, që All-lahu i Lartësuar ia bëri të Dërguarit të

Tij, Muhammedit s.a.v.s., në Kur’ani Kerim. Prej burimeve hy-jnore, ata morën disa shembuj qortimesh, pastaj filluan t’i instru-mentalizojnë, duke thënë se ai “nuk paska” qenë në rrugë të mbarë.

Të shohim, një prej thënieve, të All-llahut të Lartësuar:

“...dhe kërko falje për gabimin tënd”[1] . “Dhe sikur mos të kishim forcuar ty, ti pothuaj, do t’u ishe dhënë pak atyre. Por, Ne do të bënim t’a shijoje (ndëshkimin) dyfish në këtë jetë dhe dyfish pas vdekjes, pastaj për ty, tek Ne, nuk do të gjendej kurrfarë mbrojtësi.[2]

Këto qortime, i erdhën pejgamberit s.a.v.s., nga All-llahu xh.sh., pas luftës së Bedrit, kur muslimanët i kapën robërit e luftës. Për lirimin e tyre, kishte kërkuar, që t’ju mësonin muslimanëve shkrim-lexim.

Nuk është për Pejgamberin, të ketë robër lufte, përderisa t’i mposhtë (armiqtë) në tokë. Ju lakmoni të mirën e kësaj bote, por All-llahu, për ju, dëshiron ahiretin...[3]

Çfarë flitet për vajtimin e të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s., kur zbriti ky ajet, dhe ajetet e tjera, që e qortuan atë, në lidhje me këtë betejë. Këto ajete, orientalistët i marrin si shembuj. Ata mundohen të futin huti, ndër ne, kinse Pejgamberi s.a.v.s.nuk paska qenë në rrugë të drejtë.

Para se të filloj shpjegimin, rreth këtyre ajeteve, do isha ndalur pak me këta, që shkoqisin këto ajete. Këta, na bëjnë shërbim, që ne të ndihemi edhe më të fortë, se nuk ka kurrfarë dyshimi se, Kur’ani Kerim, është shpallje e All-llahut të Lartësuar. Kjo jep të kuptohet se,

Kur’ani nuk ka devijuar, e as, nuk ka ndryshuar. Edhe pse, në të, janë qortimet, që i janë bërë të Dërguarit të Tij. Në të, nuk është ndryshuar, as edhe një shkronjë e vetme. Ne shërbehemi me këto ajete, ashtu siç na u shpallën ato. Këto fakte, e vërtetojnë origji-nalitetin e tij, i cili, arriti tek ne, pa u ndryshuar fare. Këto fakte, na përkujtojnë ajetin e All-llahut, i Cili, thotë: “Vërtetë, Ne jemi Ata, që e zbritëm përkujtuesin (Kur’anin), dhe (padyshim që) Ne, do t’a ruajmë atë (nga ndryshimet eventuale, që do të mun-dohen, të fusin në të).[4]

Përderisa, këto ajete, u zbritën në Kur’an, në kohën e Pejgam-berit s.a.v.s., dhe ai e kapte shpalljen e Kur’anit, pastaj atë ia për-cillte besimtarëve, sikur, Pejgamberi i All-llahut, të mos ishte besnik, ai nuk do t’i shpallte këto ajete. Kishte mundësi, që t’i fshihte këto ajete. Me siguri, askush, nuk do të kuptonte, nëse këto ajete i ishin shpallur ose jo. Sikur autori i Kur’anit të ishte njeri, me siguri ajetet e qortimit nuk do t’i fuste. Natyra e njeriut, nuk mund të pranojë kritika, ai dëshiron të paraqesë “gjithëdijen” e tij. Nuk ka projekt njerëzor, që do t’a injoronte ose qortonte veten. Me siguri, secili projekt, e proklamon projektin, si një nga më të përsosurit dhe pa gabime.

Këto ajete, vërtetojnë se, ky Kur’an, është shpallje e All-llahut të Lartësuar, dhe Muahmmedi s.a.v.s., këto ajete, nuk i fshehu. Ky veprim, sinjalizon se ai ishte një njeri i sigurtë dhe shumë besnik, ndaj përgjegjësisë së vet. Atij nuk i shpëtoi asnjë shkronjë, dhe ky libër, qëndroi i pa ndryshuar mbi 1400 vjet. Kjo, edhe një herë ar-gumenton se, Kur’ani Kerim, neve na prezentohet pa asnjë ndry-shim dhe pa asnjë zëvendësim.

Para se të filloj të hap debatin tim, rreth temës së sipërpërmen-dur, e pashë si shumë të arsyeshme t’a bëj këtë hyrje. Ata, të cilët, mundohen t’a shkatërrojnë këtë fe, ata sjellin fakte, se Kur’ani është fjalë e Zotit dhe i pandryshuar, si dhe tregojnë, se Muhammedi s.a.v.s., ishte besnik në shpallje.

Tani t’i shohim ajetet, të cilat qortojnë të Dërguarin e All-llahut të Lartësuar. Orientalistët kanë shtruar shumë pyetje, por unë, para se të filloj t’ju përgjigjem pyetjeve të tyre, mendoj se, së pari, duhet të jap përgjigje rreth dyshimit në Kur’ani Kerim. Komenti i tyre, njëkohësisht , është edhe pyetja e tyre, rreth sures Teube. Ata thonë, se Muhammedi s.a.v.s. ka harruar të shkruajë ajetin hyrës në këtë sure, pra ‘Bismil Lahir Rahmanir Rahim’. Ata vazhdojnë të shtojnë, duke thënë se kjo nuk është për t’u habitur, sepse edhe ai ishte njeri sikur ne, dhe, normalisht, njeriu harron.

Pikërisht, kjo është e vetmja sure, që unë dua t’ju përkujtoj ori-entalistëve, se edhe këta janë të përfshirë në këtë sure. Për shkak, se All-llahu i Lartësuar nuk do t’i mëshirojë njerëzit, që janë përf-shirë në këtë sure. Nuk e filloi këtë kaptinë me ‘Bismil-Lahir Rah-manir Rahim’, sepse i Lartëmadhëruari, përfudimisht, i ka mbyllur dyert e Mëshirës së Tij, prandaj edhe fillon me:

Kjo është (deklarata) e justifikimit, nga ana e All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, ndaj të gjithë atyre, që kishin marrëveshje me mushrikët (politeistat, paganët)”.[5] Pataj thotë: “...se All-llahu dhe i Dërguari i Tij u liruan (prej të gjitha detyrimeve) kundrejt (akuzave) të mushrikëve...” [6] pastaj thotë: “...dhe ti përgëzoi mohuesit, me dënim të dhembshëm”[7] .

Gjithashtu thotë: ”...dhe vritni mushrikët, kudo që t’i gjeni, pastaj bllokoni ata (robëroni) dhe u kini kujdes të papriturave të tyre...” [8], pastaj kemi thënien tjetër: "E si është e mundur, që mushrikët të kanë marrëveshje me All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, përveç...”[9]

Pastaj thënia e Lartëmadhërisë: Si (të keni marrëveshje me ta) kur, ata, sikur (një kohë) t’a merrnin fuqinë mbi ju, nuk do t’i për-fillin lidhjet që patët me ta, as marrëveshjen, e as (lidhjet) farefis-nore? (Ju kënaqin) Me fjalë, ata ju dredhojnë, zemrat i kanë kundër jush, sepse shumica e tyre janë besëthyes. Ata, ajetet e All-llahut i shkëmbyen, me një kundërvlerë të vogël dhe (u bënë) pen-guesit e rrugës së Tij. Vërtetë, ata, bënë punë të shëmtuar. Ata, nuk e respektojnë (marrëveshjen me) besimtarin, e as faresisin, ata, si të tillë, i kanë tejkaluar të gjitha normat (njerëzore).[10]

Pastaj, All-llahu thotë: “...luftoni parinë e femohuesve, vërtetë, ata nuk i përmbushën betimet e tyre, ndoshta, kështu, do të ndalen (nga veprat e tyre shëmtuara). A nuk do t’a luftoni popullin, që i shkel betimet e veta dhe (njëkohësisht) u munduan që t’a nxjerrë të Dërguarin, kur ata, të parët, e filluan (sulmin). A mos (vallë) po ju frikësoheni atyre? Po të ishit besimtarë (të vërtetë atëherë ju) do t’ishte më e drejtë, që All-llahut t’i bindeshit (frikësoheshit). I luftoni ata, sepse All-llahu do t’i ndëshkojë me duart tuaja, pastaj do t’i poshtërojë dhe, më pastaj, do të korrni fitore mbi ta, kështu që zemrat besimtare do të shërohen” .[11]

Pastaj thënia: “Nuk i takon mushrikëve, të përkujdesen për xhamitë e All-llahut, ata (haptaz po) dëshmojnë femohimin, për vetvetet e tyre. Punët e tyre janë të kota dhe në zjarr do të jenë përgjithmonë” .[12]

Vazhdojnë ajetet, njëra pas tjetrës, të gjitha vërtetojnë se All-llahu i Lartëmadhëruar nuk i udhëzon mizorët, dhe shkatërruesit. Ai thotë: “ O ju që besuat, mos i merrni (si kujdestarë, ose shembull për të mirë) prindërit (ose gjyshërit etj.) dhe vëllezërit tuaj, nëse ata parapëlqejnë mosbesimin ndaj besimit, nëse dikush nga ju i referohet atyre, ai do të jetë dëmtues (i vetes)”. [13]

Gjithashtu, i Lartëmadhëruari, thotë: Ata (pabesimtarët), me fjalët e tyre, mundohen t’a shuajnë Dritën e All-llahut, kurse All-llahu, nuk do t’a lejojë, kurrë, një gjë të tillë. All-llahu (përkundrazi) do t’a plotësojë Dritën e Tij, edhe pse, femohuesit, e urrejnë (këtë)” .[14]

Këta, të cilët u theksuan në këto ajete, si dhe shumë të tjerë, që nuk u theksuan, e që i përkasin këtij lloji, janë të padëshirueshëm. Të gjithë këta, konsiderohen jashtë mëshirës së All-llahut të Lartësuar. Vërtetë, do të ishte e pakuptimtë, që një sure, të fillojë me mëshirën (tolerancën) e All-llahut, kur, po ajo sure, parala-jmëron njerëzit që përjashtohen përgjithmonë nga mëshira e All-llahut (tregon zero tolerancë). Pra, Muhammedi s.a.v.s., nuk paska haruar, por dëshira e All-llahut të Lartësuar ishte, që në këtë sure, mos të përmendet mëshira e All-llahut, sepse dënimi i këtyre është i paevitueshëm dhe përjetshëm.

Pas këtij shpjegimi, të kthehemi tek tema jonë, tek qortimi ndaj të Dërguarit s.a.v.s., në Kur’ani Kerim.

All-llahu i Lartësuar, e qortoi të Dërguarin e Tij, duke i thënë: “...kërko falje për gabimin tënd”, si dhe, në suren Fet’h, i Lartësuari i thotë: “ Vërtetë, Ne, ty të dhamë fitore të qartë. Për të të falur ty, All-llahu, nga të gjitha gabimet, si ato të kaluarat, ashtu dhe ato të ardhmet...”[15]

Si mund të kuptohet falja, nga e kaluara dhe e ardhmja, kur, në të njejtën kohë, i Lartësuari, kërkon nga ai: kërko falje për ga-bimin tënd? Cilat janë gabimet, të cilat i kishte bërë i Dërguari All-llahut xh.sh? Nëse marrim ajetet e qortimit, shumica e tyre këshillo-jnë Muhammedin s.a.v.s., që mos t’a marrë mbi vete barrën e thirrjes (davetit) islame. Kështu i Lartësuari, në një prej sureve, thotë: “ Ta, Ha[16]. Ne, nuk ta zbritëm ty Kur’anin, për të të munduar. Por (ate t’a zbritëm) këshillues, për të gjithë ata, që i frikësohen (All-llahut)” [17]

Gjithashtu, i Lartësuari thotë: “ Mbase, ti do t’a shkatërrosh veten, nga hidhërimi pas tyre (duke u munduar ti bindësh ata), nëse ata nuk i besojnë këto thënie ( të Kur’anit)?[18] Pastaj, thënia e All-llahut, që i thotë të Dërguarit të Tij: “...pse ia ndalon vetes atë, që All-llahu t’a lejoi ty”. I Lartësuari, thotë, për pe-jgamberin: “ Ne e dimë (kuptojmë) pikëllimin tënd, që t’a shkaktojnë thëniet e tyre...” [19] Pastaj thënia: “ Mbase, do t’ju lësh diçka, prej asaj që të shpallet ty (shpresat e idhujtarëve), e ti ngushtohesh për ta (sepse atyre mund t’ju vijë rëndë të dëgjojnë thëniet...)...”[20]

I Lartësuari, për të Dërguarin e tij, thotë: “...ndaj ti (o Muham-med), mos e shkatërro veten, duke u dëshpëruar për ta...”[21]

Po ashtu, thotë:

“ U vrenjt (Muhammedi u mrrol) dhe ia ktheu shpinën, sepse atij i erdhi një i verbër” [22]

Dhe thotë: “ Po të mos kishte qenë libri (dispozita e cak-tuar) i më hershëm prej All-llahut...[23], si dhe shumë ajete, të cilat e ngarkojnë Muhammedin s.a.v.s., me qortime të tilla. All-llahu thotë: “Ti ndaj tyre nuk je mbizotërues”<re>Kur’an, Gashije , 22</ref> “...Thuaj: Unë nuk jam përgjegjësi juaj” [24]

Të gjitha këto ajete, ishin qortim për Muhammedin s.a.v.s., por çfarë qortimi është ky? Ai është qortuar për gjëra, që nuk aludonin për atë, ato nuk i përkasin atij. A thua çfarë e preokuponte të Dër-guarin e All-llahut, të ngarkohej me barrat, të cilat nuk i përkisnin atij? Sigurisht, ajo ishte dashuria për Zotin dhe fenë.

Dëshira e tij, ishte që imani të hynte tek secili njeri, në të gjitha zemrat. Dashuria e tij për Zotin, shprehte sinqeritetin e tij në thirrjen në fe. Atë, e bënte me shumë pasion, prandaj ngarkohej edhe me gjëra, që nuk i përkisnin. Këto sjellje të Muhammedit s.a.v.s., si të thuash u bënë shkak që, All-llahu, prej Mëshirës së Tij, të thotë: “Ne, nuk ta zbritëm ty Kur’anin, për të të munduar”, çka do të thotë se, ti, o Muhammed, po bart barrën, e cila nuk të përket, kurse Ne, nuk t’a zbritëm Kur’anin, që ti t’a mundosh shpirtin tënd.

Kur’ani është, vetëm, një informator dhe përkujtues, për njerëzimin, pastaj “...atëherë, kush do, le të besojë. E kush do, le të mos besojë...”[25] All-llahu, për këtë adresë, thotë:“...a ti (o Muhammed) do t’i ur-resh (do t’i detyrosh) njerëzit, derisa ata të bëhen besimtarë?!” [26]

Këto ajete të All-llahut, na japin të kuptojmë, se feja islame është shumë larg urrejtjes. Ishte një urtësi e lartë kjo, prandaj sevapi dhe ndëshkimi vijnë si pasojë e thënieve: vepro ose mos vepro. All-llahu i Lartësuar të ka thënë: bëje këtë, e mos e bëj atë, pastaj i tre-goi njerëzimit rrugën e drejtë dhe të shtrembër. Këtu, edhe filloi drejtësia e All-llahut xh.sh., njeriun e la të lirë. Atij, ia parashtroi zgjedhjen alternative, dhe pas kësaj, nuk ka vend urrejtja. I Dër-guari i All-llahut, duke qenë se e dinte me plotëbindje, se çfarë do t’i priste mosbesimtarët, mërzitej dhe pikëllohej për ta. Ai mundo-hej, provonte të gjitha format që ata t’i afrojë, bile, shpeshherë, provonte me metoda që nuk ishin të natyrës së tij. Këtë e bënte për të mirën e tyre, për t’i përfituar që, edhe ata, të hyjnë në Mëshirën e All-lahut.

Muhammedi s.a.v.s., ishte informuar se ishte i dërguar, Mëshirë nga All-llahu për mbarë njerëzimin. Kjo, atë, e bënte të dëshpëruar dhe të mërzitur.

Para se të fillojmë polemikën, rreth këtyre ajeteve, e shoh të ar-syeshme, t’iu paraqes dy gjëra.

E para, ata, të cilët janë munduar të fusin huti dhe dyshim tek muslimanët, duke i përdorur ajetet e qortimit, si alibi ndaj të Dërguarit të All-llahut, ata kanë gjykuar vetet e tyre, sepse janë të shen-jëzuar. Kur ti e merr Kur’anin, duhet që t’a përjetosh një pjesë të tij, pastaj, pjesën tjetër, do t’a evitosh. Gjithashtu, kemi edhe ajete, që e ngrejnë dhe e lartësojnë, Muhammedit s.a.v.s., si: “ ...dhe, vërtetë (ti o Muhammed) je me një moral të lartë”[27] , pastaj “...dhe, vërtetë (ti o Muhammed) po i udhëzon në rrugë të drejtë”[28] ,pastaj thënia: “ ...dhe, ty, të dërguam mëshirë për njerëzimin”[29] pastaj thënia: “ ...bindjuni All-llahut, gjithashtu bindjuni edhe të Dërguarit...”[30]

Shumë ajete kur’anore, e kanë lartësuar Pejgamberin e All-llahut. A është e logjikshme, që të injorohen të gjitha këto ajete dhe të merremi vetëm me ajetet e qortimit!?

Këto qortime u ngjasojnë, atyre personave, që ju mjafojnë thëniet e ajeteve, si p.sh.: “ ...mos ju afroni namazit...”[31] . Me këto lloj shpifjesh dhe veprimesh, njerëzit mundohen t’a njollosin të vërtetën, e t’a fshehin realitetin. Por, unë, nuk e komentoj kështu.

E dyta, Kemi dallim kur themi qortim mbi dhe qortim në. Qortim, aludon në një ngjarje ose ndodhi, sepse rregullat, të cilat i kemi vendosur ndërmjet nesh, janë harmonizuar në atë mënyrë, sa që nuk lejojnë gabime. Por këto ndodhi, para së gjithash, paraqiten prej dashurisë mes personit dhe atij që e qorton. Ti nuk e qorton një njeri, që është ndërmjet teje dhe grupit tjetër. Pabesimtari, nuk qortohet për mëkatin që bëri, është thënia e njohur se: pas mosbe-simit, nuk ka mëkat.

Më këtë, kuptojmë, se nuk këshillohet armiku, prandaj ai edhe nuk qortohet për veprat që bën. Ti, nga ai, nuk pret gjëra të mira, pra, çfarëdo të keqe të të bëjë armiku, ti nuk ke pse t’a qortosh atë.

Qortimi mbetet vetëm mes teje dhe atij që ke mirëkuptim, atë që e do. Qortimi do të kuptohej, sipas shkallës së mirëkuptimit ose dashurisë që e ke. Nëse, dashuria, është e madhe, qortimet bëhen për gjëra shumë të vogla. Nëse dashuria është e mesme, qortimi do të jetë për gjëra të mëdha. Një njeri, që pak e njeh, nuk e qorton për gjëra të vogla, por nëse është një person që e do, që është i shtrenjtë tek ti, ose e ke vëlla, qortimi do të jetë aq sa, ai, ka zënë vend tek ti. Qorton vëllain, më shumë, se sa e qorton shokun tënd. E qorton shokun, më shumë, se sa e qorton një të huaj. Qortimi i gjërave të vogla vjen, si rezultat i dashurisë.

Kjo, pra, qenka e kundërta e asaj, që dëshirojnë dualistat. Prej kësaj, ne shohim një dashuri të madhe mes All-llahut dhe të Dër-guarit të Tij. Kjo dashuri, ka bërë që All-llahu t’a këshillojë të Dër-guarin e Tij. A mos vallë, e qortoi për thyerjen e rregullave të gjithësisë, apo ajo ishte mëshirë për të dhe frikë ndaj tij?

Të sjellim një shembull, që do të ketë dy kuptimeve. Psh.unë kam dy fëmijë, njërin prej tyre e kam të zellshëm, kurse tjetri është përtac, nuk e do punën. Këtij të fundit ia përkujtoj shpesh detyrat, dhe shumë punë të tjera, njëkohësisht edhe e qortoj. Kurse fëmijës tjetër, nuk i lë detyra, sepse ai është i kujdesshëm në mësime, në ushqim, në gjumë. Por, derisa, edhe nuk pushon, gjithashtu edhe këtë e qortoj. Fëmijën e parë, e qortoj, sepse nuk është në linjat e rregullta, ai nuk mëson. Mundimet e mia, me këtë fëmijë janë të natyrës, sa për t’a kaluar klasën. Kurse fëmija tjetër, që nuk i thyen regullat, edhe ky qortohet nga unë. Kujdesi im ose qortimet e mija, për këtë, janë të nivelit tjetër. Këtë e qortoj, të mos konsumohet. Ky lloj qortimi, ose kjo këshillë, është për të mirën e tij. Kjo argumen-ton, dashurinë dhe frikën e madhe që kam ndaj tij.

Kur i them atij, leri detyrat, pusho pak, sa të kthjellesh, këtë e qortoj, dhe prej tij kërkoj, që ai të veprojë sipas parimeve të mia. Kohë më parë, kam kërkuar nga ai të mësojë, sa të kalojë. E qor-toja, i flisja, nëse nuk më dëgjonte ose respektonte fjalën time. Tani e qortoj atë, sepse duhet t’a kursej atë. Qortimi është për të, e jo mbi të. Qortimi im, konsidrohet mëshirë për të, e jo se ai ka bërë ndonjë gabim.

Ajetet që e qortojnë Muhammedin s.a.v.s., shumica janë të kësaj natyre. Ai nuk e ngarkon, atë, me aktakuza antiligjore. Veprimet e tij, ishin të lejuara, ai kishte kaluar nga gjërat e lehta, tek ato më të rëndat. “U vrenjt (Muhammedi u mrrol) dhe ia ktheu shpinën, sepse atij i erdhi një i verbër”. Njeriu i verbër, i cili erdhi tek i Dërguari All-llahut, ishte një person, i cili kishte pranuar islamin dhe ishte përplot iman. Ai kishte ardhur tek ai, për të mësuar edhe më shumë. Tani shtrohet pyetja, a do të ishte më lehtë për të Dërguarin e All-llahut xh.sh., t’a thëriste njeriun e verbër, apo t’a qortonte veten me kurejshitët, që ishin përplot urrejtje dhe mospërfillje. Pa dyshim, më lehtë, për të, do të ishte të ulej me atë, i cili kërkonte që t’a udhëzonte në besim. I Dërguari All-llahut, kishte zgjedhur rrugën më të vështirë. Ai mendonte, se Islami do të përparonte, sikur t’i thërriste në udhëzim, liderët ose mospërfillësit e tij. Këtu, i kishte ndërhyrë vullneti i All-llahut të Lartësuar, duke kërkuar nga ai, s.a.v.s., të mos e lë anash pjesën tjetër, ata janë, për të, më të lehtë, e mos t’ju përkushtohet shumë vështirësive. Pse? Kjo ishte për të mirën e davetit (thirrjes islame). Sikur, po i thoshte: pse i lë të lehtat, e po futesh tek të vështirat, kur All-llahu i zotëron të dyja? E ti, o Muhammed, mos e ngushto veten, me ata, të cilët, zemrat e tyre, i kanë përplot mllef dhe refuzojnë të udhëzohen. Por Unë dua, që ti t’ju afrohesh atyre, që t’i hapin zemrat dhe imanin, sepse ata janë më afër All-llahut. E mos e zgjidh rrugën e vështirë, e cila të sjell telashe dhe të demoralizon. Të gjitha qortimet, janë, pothuajse, të këtij lloji.

I Lartësuari, e kishte paralajmëruar atë, se atij i janë falur të gjitha mëkatet, e mëparshme si dhe ato të ardhmet, megjithatë ai zgjohej natën, nuk flinte. Shpesh herë, prej qëndrimit të tij në këmbë, gjatë faljes së natës, i fryheshin këmbët. Një ditë, në mënyre habitëse, Aisha (gruaja e tij) e pyeti atë, s.a.v.s.,: O i dër-guari All-llahut, a nuk je i falur prej All-llahut!? Iu përgjigj: Po! Por kjo, nuk do të thotë, të mos jem një rob falenderues. Edhe pse ishte i falur, ai, prapë se prapë, vazhdonte duke adhuruar All-llahun me bindje të plotë. A thua pse adhuronte, ai ishte i përkushtuar dhe nuk mungonte fare.

Nëse na lejohet t’i krahasojmë obligimet e njeriut, me të mirat dhe begatitë që Zoti ia jep atij, do të shohim se ato janë të pakra-hasueshme. Mirësitë e All-llahut, janë të panumërta, ato janë të pa-numërta, kurse obligimet e njeriut ndaj krijuesit, janë të pakta dhe shumë të thjeshta. Kështu, zemra e besimtarit, i ndien dhuntitë e All-llahut. Sikur, All-llahu të kërkonte nga ne, kundërvlerën e atyre që na ka dhënë, nuk do të na mjaftonte dita, e as nata, duke e ad-huruar Atë.

Zemra e besimtarit i ndien mirësitë e All-llahut, sepse ato janë shumë më të mëdha, se sa falenderimi ose lutjet tona. Duke i kup-tuar këto raporte, ai zgjohej natën dhe falej, në kohën, kur njerëzit e tjerë flinin. Namazi i natës nuk është obligativ, ai të harxhon en-ergji, si dhe falenderimet e tjera gjatë kërkesës së shpëtimit, ose si leximi i Kur’anit etj.

Sikur të bashkoheshin të gjitha këto lutje, njeriu, prapë se prapë, e ndien veten të mangët, kundrejt begative të All-llahut të Lartësuar, ato, janë shumë më të mëdha. Sikur, njeriu t’ë ishte i ob-liguar të falej me këtë ritëm, a do zbrapsej? Jo, asesi, jo. Muham-medi s.a.v.s., këto lutje i bënte pa përtesë. All-llahu xh.sh. kishte debulesë ndaj të Dërguarin e tij, sepse ai ngarkonte veten me përgjegjësinë e pabesimtarëve. Ai mundohej, kërkonte forma të ndyshme, që ata t’i afroheshin besimit, por ky angazhim i tepërt, atë e pengonte dukshëm.

Duke menduar për ta, ai nuk kishte kohë t’i shijonte mirësitë e kësaj bote. Prandaj, i Lartësuari e këshillonte, ose, si të thuhet, e qortonte duke i thënë, se ti nuk je përgjegjës për ta, nëse ata beso-jnë ose nuk besojnë. Ti o Muhamed, e kryen misionin tënd, nëse jua dërgon mesazhin. Mjafton t’iu përcjellësh atyre amanetin dhe, me këtë, e ke ndriçuar rrugën.

Ky ishte qortimi i All-llahut, a mund të themi, se ky qortim, ka të bëjë me mëkatet, apo, ky qortim, rrjedh nga dashuria, debulesa dhe mëshira e All-llahut të Lartëmadhëruar? Siç thamë më lart, All-llahu thotë:

“Mbase, ti, do t’a shkatërrosh veten nga hidhërimi, pas tyre (duke u munduar t’i bindësh ata), nëse ata nuk i besojnë këto thënie ( të Kur’anit), pastaj: “Ne, nuk ta zbritëm ty Kur’anin për të të munduar”, pastaj: “...pse ia ndalon vetes, atë, që All-llahu të lejoi ty”. Të gjitha këto ajete, tregojë dashurinë e All-llahut, ndaj të Dër-guarit të tij. Dashuri të madhe dhe mëshirë pa kufi. Gjithashtu, i thotë i Lartësuari: “...andaj ti (o Muhammed) mos e shkatërro veten me dëshprim për ta...”, sepse ti, ua përcolle atyre mesaz-hin dhe mos e angazho veten, deri në shkatërrim. Mos e lejo veten, në asisoj gjërash, që po të ndajnë nga mirësitë dhe udhëzimet e Mia.

Kjo dashuri dhe këto ajete, janë qortimet ndaj tij.

Më duket, se në dy ajete, orientalistët e kanë tepruar, ai:“...kërko falje për gabimin tënd”. Po, për të njejtën gjë, në suren tjetër ka këtë kuptim: “Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe ngadhnjimi, dhe ti i pe njerëzit, duke hyrë në fenë e All-llahut turma-turma. Pra, lartësoje me Lavdi Zotit tënd, dhe kërko falje nga Ai. Vërtetë Ai pranon pendimin,(është Mëshirues i madh)”.[32]

Në këto dy ajete, All-llahu, kërkon nga i Dërguari tij, istigfar. Fjala ‘istigfar ‘do të thotë të kërkuarit falje, por, cili është mëkati dhe, për çfarë, kërkohet falja?

Ajeti i parë, që është në suren Gafir, fillon kështu: “Ti (o Mu-hammed) ke durim, sepse premtimi i All-llahut është hak (i pa shmangshëm), (prandaj ti) kërko falje për mëkatin tënd dhe lartësoje me Lavdi Zotit tënd, në çdo mbrëmje dhe çdo mëngjes”.[33]

Nëse jemi preciz, istigfari në këtë ajet, është i lidhur me tespih (lartësim dhe falenderimin) ose, sikur, thënia tjetër: “Prandaj, dije, se nuk ka Hyjni tjetër, përveç All-llahut, kërko falje për mëkatin tënd, dhe për besimtarët e besimtaret,...” [34]

Çdo gjë është e qartë, këto ajete kanë të bëjnë me lutjet. Këto ajete, aspak, nuk theksojnë ndonjë vepër të keqe, të cilat përmba-jnë ndëshkim, e për këtë arsye, duhet të kërkojë falje. Por këtu, kërkohet istigfar (falje) në tespih (lartësim), çdo mbrëmje dhe mëngjes. Këto, janë fjalë lutjesh, këto e afrojnë besimtarin tek All-llahu xh.sh. Kjo, nuk ka të bëjë, me qortim për vepra të liga, ose me mospërmbushjen e detyrave. Kjo, ka të bëjë, me mundimin e tij të tepërt, për t’u afruar sa më afër All-llahut. E Lartësonte, Atë, me lutje, me shehadet (thënia: ‘Nuk ka Hynji tjetër përveç All-llahut’), gjithashtu, kërkonte istigfar për besimtarët e besimtaret.

Ata që i komentojnë këto ajete, si kërkesë për falje për t’u mos u dënuar, janë të gabuar. Këto ajete, kanë të bëjnë me adhurimet dhe afrimin tek All-llahu i Lartësuar. I Dërguari i Tij, kërkonte istig-far, jo vetëm për veten e tij, por, për mbarë besimtarët. Në një hadith, Muhammedi s.a.v.s., thotë: “ Askush nuk do të hyjë në xhennet, me veprat e tij. I thanë, edhe ti o i Dërguari All-llahut? Tha: veçse nëse “i mbyll” sytë All-llahu, nga mëshira e tij”.

Prej kësaj, mësojmë se sado të jetë besimi në nivel, të kërkuarit falje është nevojë dhe domosdoshmëri e çdo besimtari. Veprat, sado të mira të jenë, ato, në fund, do të vlerësohen nga All-llahu i Lartësuar. Ligjet, nuk erdhën vetëm për të Dërguarin e All-llahut, por ato, janë për besimtarët. Muhammedi s.a.v.s., për besimtarët ishte shembull, ai ishte mjaft i kujdesshëm në veprime. Kjo punë se-rioze e tij, kishte qëllim që t’i jepte umetit të vet natyrshmërinë e vërtetë njerëzore. Ai ishte i vetëdishëm, se veprimet e tij, ishin të fa-lura nga All-llahu i Lartësuar, por prapë se prapë e falenderonte All-llahun xh.sh. Ai zgjohej natën, falej deri sa i enjteshin këmbët, kërkonte istigfar nga All-llahu 100 herë në ditë.

Të gjitha këto, i bënte ngase ishte shembulli i pasardhësve dhe umetit të vet.

Pra, këto ajete, radhiten në kapitullin e lutjeve. Këto, kishin për qëllim afrimin tek All-llahun xh.sh., e jo të komentohen qortime në sensin negativ, ashtu siç propagandojnë orientalistët. Ata, kanë komentuar vetëm një pjesë të fjalisë dhe, me këtë gjysmëfjali, janë përpjekur të fusin huti.

Ne sollëm mjaft argumente, megjithatë do të polemizojmë me ta, deri sa, ata t’a kuptojnë se janë dredhues dhe në humbje.

Para se të vazhdojmë me polemikën, dua t’ju përkujtoj atyre, se ç’kuptim ka fjala ‘istigfar’. Ky është një pjesë e imanit. Duke kërkuar falje, njeriu e ndien veten të turpëruar ose të degraduar nga All-llahu xh.sh. Ndjenjen e degradimit të besimtarit, All-llahun xh.sh.e interpreton si krenari, ose personalitet me karakter të fortë, para jobesimtarëve.

Nuk do të gjesh njeri, i cili e mohon All-llahun, që t’i kërkojë falje All-llahut. Të tillët, janë në gjendje, t’a turpërojnë veten e tyre edhe para syve të botës. Atyre, nuk ju bën përshtypje mëkati, atë e bëjnë pa ndonjë drotje ndaj Zotit. Por, kur ju kërkohet falja për istigfar, ata krenohen për mëkatin ose krimin e tyre, që kanë bërë. Kjo, i detyron, ata, mos të kërkojnë falje. Prandaj, istigfar kërkojnë vetëm ato zemra, që kanë iman në All-llahun e Lartëmadhëruar. Ato, duke e pranuar Atë, si të vetmin strehim dhe mbështetje, ata, aty e gjejnë kënaqësinë dhe qetësinë.

All-llahu, në një ajet, thotë: “Duke qenë se ti (o Muhammed), je në mesin e tyre, All-llahu nuk do t’i dënojë ata, sepse All-llahu nuk i ndëshkon ata, përderisa bëjnë istigfarë (kërkojnë falje)”. [35]

Ky ajet kur’anor, na qartësoi edhe më tepër fjalën ‘istigfar’. Kjo ndodh, vetëm tek zemrat që kanë iman. Ajeti shpjegon, se All-llahu nuk do t’i dënojë besimtarët, përderisa, ty o Muhammed, të kam dërguar mëshirë për botën dhe, njëkohësisht, përderisa Mëshira ime i paraprin ndëshkimit. Kështu, Unë nuk i ndëshkoj ata, duke qenë, se ti je mesin e tyre, garancë dhe mëshirë për ta. Ajeti, pastaj, na tregon se çfarë do të bëhet me ata, pasi Muhammedi s.a.v.s., do të shkojë prej tyre “sepse All-llahu nuk i ndëshkon ata, përderisa, bëjnë istigfar (kërkojnë falje)”.

Pra, edhe pas shkuarjes tënde, o Muhamed, Unë, nuk do t’i dënoj ata, përderisa bëjnë istigfar. Pse? Sepse istigfari është bindje dhe nënshtrim, në All-llahun e Lartësuar, e kjo ndjenjë, nuk gjendet tek zemrat jobesimtare. Përderisa, imani është në zemër, atëherë Mëshira e All-llahut, mbështillet rreth robit të Tij.

Kështu na sqaron, i Lartësuari, domethënien e istigfarit. Ai pra, qenka parandalues i ndëshkimit dhe pastrues i mëkateve. Tani, në një ajet tjetër, na tregon se sa është vlera e istigfarit, tek Ai:

“...edhe pse ata (hipokritët) kur bënë perversitet (zullum) për vetet e tyre, sikur të vinin tek ti dhe do të kërkonin istigfar prej All-llahut, gjithashtu edhe i Dërguari do të kërkonte istigfar (për ata), sigurisht, do të bindeshin se All-llhau është Mëshirëplotë, i Cili, i pranon pendimet. [36]

Pra, etapa e parë e faljes, është të kërkuarit falje, pastaj nënshtrimi ndaj All-llahut, pastaj frika ndaj All-llahut. Këto, janë sin-jalet ose shenjat më të forta të istigfarit. Zemra jobesimtare nuk mëshiron, e as nuk fal, kurse i Dërguari s.a.v.s., gjithnjë, bënte dua për ummetin e vet. Ai thoshte: “ Kërkoni falje All-llahut, sepse unë kërkoj falje nga Ai njëqind herë në ditë”. Nëse, i Dërguari All-llahut s.a.v.s., kërkonte falje duke qenë se mëkatet e tij, ishin të fa-lura, atëherë si do t’ishte gjendja jonë në ahiret!?

Istigfari, është një pjesë e imanit, si dhe bindje në All-llahun e Lartësuar. Këtë cilësi, e kanë vetëm besimtarët. Këtë fjalë, nuk e nxjerr nga goja personi, që nuk beson dhe nuk i frikësohet All-llahut xh.sh. Këtë fjalë, nuk e ndalin së thëni, bile e thonë nxitimthi, zemrat që kanë frikë Ditën e Gjykimit. Pra, istigfari është në zemrën e çdo besimtari.

Mjafton t’i shohim besimtarët, se si kërkojnë falje vetëm një ditë në Qabe. Ata shkojnë nga të gjitha anët e botës, për të kryer një obligim të tyre. Të gjithë ata, i dëgjon duke kërkuar falje, në të gjitha gjuhët e botës. Kërkojnë, që Mëshira e All-llahut mos të mungojë, i sheh të rrënqethur e duke qarë, burra goxha të mëdhej e të fuqishëm. Të jepet përshtypja, kur i sheh në këtë gjendje, sikur zemrat e tyre e ndiejnë Mëshirën e All-llahut xh.sh.

Gjithashtu i sheh edhe ata, që janë të kapluar nga brengat e botës, të vijnë në këtë vend të pastër, të penduar, dhe të kërkojnë falje për mëkatet e tyre. Këta, i kapin ndjenjat e ligësisë dhe bren-gosjes, gjatë istigfarit në All-llahun, në vendin, të cilën e zgjodhi, i Lartëmadhëruari, shtëpi të Veten. Ndoshta, do të pranohen lutjet e tyre, iu falen mëkatet, dhe mbase do të shtohet Mëshira për të gjithë.

Pra, istigfari është një pjesë e rëndësishme e imanit. Ai, i cili nuk bie istigfar, i ndërpriten begatitë e mëdha të imanit. All-llahu i Lartëmadhëruar, kërkoi nga i Dërguari tij, të kërkojë falje, edhe pse, ai, ishte shembulli më i mirë për muslimanët. Ai, me anë të tij, kërkoi nga të gjithë muslimanët, të veprojnë të paktën si ai, mos edhe më tepër. Të kërkojmë faljen, si dhe të na shlyhen mëkatet tona. Të jetojmë nën ndikimin e bindjes në All-llahun xh.sh., duke qenë se e dimë dhe e njohën Atë.

Jemi të vetëdijshëm se, kemi momente ligësie dhe e humbim forcën. Ky istigfar, do të na përkujtonte fuqinë e All-llahut dhe, njëkohësisht, do të na shërbente kundër perversëve. Nëse ndod-hemi pranë momenteve të tilla, shpresojmë që istigfari i çastit të bëhet shkak për largimin e të keqes dhe, njëkohësisht, ky pendim dhe falje, do të na shërbejë për t’i karikuar zemrat tona, me iman në All-llahun e Lartësuar.

Istigfari është edhe lidhje e qëndrueshme ndërmjet All-llahut dhe besimtarit. Këtu, përkujtojmë vazhdimisht absolutizmin e All-llahut dhe fuqinë e Tij, në njërën anë, kurse në anën tjetër, përkujtojmë dobësinë dhe ligësinë e robit. Këto përkujtime, janë të mira dhe na shërbejnë për një kohë, kur ne harojmë All-llahun, nga dinamika e jetës dhe angazhimi ynë me problemet e jetës. Zemra, e cila kërkon falje në All-llahun, krijon perde në mes tij dhe mëkatit. Kjo zemër, nuk mund të vazhdojë në mëkate ose në perversitet, sepse atij i përkujtohet All-llahu dhe menjëherë kërkon falje. Duke kërkuar falje, ai e kthen në sevap ose në drejtësi, mëkatin që do t’a bënte. All-llahu, nuk i ndëshkon zemrat që pendohen, Ai thotë: “sepse All-llahu, nuk i ndëshkon ata, përderisa bëjnë istigfar (që kërkojnë falje)”.

Kjo është mirësia e istigfarit. Këtë e ndien vetëm zemra besim-tare, kjo begati, gjendet tek njerëzit, që e kanë frikë All-llahun. E, për ta, All-llahu thotë:

“Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe ngadhnjimi, dhe ti i pe njerëzit, duke hyrë në fenë e All-llahut, turma-turma. Pra, lartësoje me Lavdi Zotit tënd, dhe kërko falje nga Ai. Vërtetë, Ai, pranon pendimin,(është Mëshirues i madh)”

Tespihët, të lartësuarit dhe istigfari, të kërkuarit falje, konsidero-hen bindje vetëm në All-llahun xh.sh.. Këtë kënaqësi e ndiejnë vetëm besimtarët. Kjo është arsyeja, sepse këto ajete janë ndërlid-hur me suren Fat’h-(‘Ngadhnjimi’). Këto, nuk kanë të bëjnë me mëkatin. Tespihët dhe istigfari, që të dyja, janë madhërim dhe lartësim i All-llahut, që të dyja, të afrojnë tek All-llahu dhe, që të dyja, të pastrojnë në këtë botë dhe të afrojnë me xhennetin.

Vërtetë, All-llahu, i tha Pejgamberit s.a.v.s., kërko falje për gabimin tënd. Pra, cili ishte mëkati, që ishte bërë prej të Dërguarit të Tij, që të kërkonte falje? Për t’a kuptuar këtë gjysëm ajeti, do të sjellim edhe dy të vërteta të tjera të rëndësishme.

I Dërguari i All-llahut, është dërguar si mëshirë për njerëzimin. Kështu, ne edhe e kuptojmë, ai është mëshirë për ne, dhe se All-llahu i Lartësuar është i Plotëfuqishëm dhe ndëshkues. Kjo, All-llahun, nuk e pengon dhe gjithësesi nuk i nevojitet asgjë. Kur, Ai, të kap, të kap si një Plotëfuqi Absolute, sa çel e mbyll sytë. Duke patur, i Dërguari All-llahut, këto njohuri, ai mundohej që t’a afronte parinë me absolutizmin e Tij, kërkonte të bindeshin dhe, mbase, do të udhëzoheshin. Për këtë arsye, dënonte veten, deri në lodhje të tepruar. Prandaj, i Lartësuari, tha:

“Ne, nuk t’a zbritëm ty, Kur’anin, për të të munduar”

Në një rast, erdhën hipokritët dhe kërkuan falje nga Muham-medi s.a.v.s., për të mos shkuar në luftë. Ai i liroi, sepse besoi në arsyet e tyre. Pastaj, All-llahu, i tha:

T’a faltë All-llahu (o Muhammed). Përse u dhe leje atyre...” . [37]

Këtu, Pejgamberi, qortohet ngase u tregua shumë i mëshirshëm. U qortua, gjithashtu, pse lutej për femohuesit. Ata e torturonin, e luftonin, e ai nuk refuzonte t’ju falej xhenazja atyre, me shpresë se All-llahu mund edhe t’i mëshirojë. Atëherë, All-llahu, i thotë:

“Kurrë mos ua fal namazin (e xhenazes) atyre, që kanë vdekur përgjithmonë...” [38]

A mund të thuhet se, namazi i të Dërguarit të All-llahut është mëkat? Jo. Ajo konsiderohet mëshirë dhe mundim i tepruar. E mundonte veten dhe kërkonte mëshirë, nga All-llahu i Lartësuar edhe për ata, që e kishin refuzuar ftesën e tij. Kur ai, nuk ndalej së kërkuari mëshirë për ta, All-llahu, i tha në ajetin tjetër kur’anor:

“...në të vërtetë, sikur (ti o Muhammed) të kërkoje falje për ata (hipokritët) edhe shtatëdhjetë herë, All-llahu asesi nuk do t’i falë ata...” [39]

Udhëzimi i All-llahut është mëshira e Tij në tokë. Vështro qiellin dhe thuaj:o Zot! Mëshira më solli deri tek adhurimi, dhe njohja e ekzistencës Tënde. Më mëshiro mua, derisa të tjerët refuzuan të të besojnë, refuzuan udhëzimin Tënd.

All-llahu i Lartësuar ia ndaloi Vetes Mëshirën për politeistët, perversët dhe përçarësit. Duke u nisur nga kjo, All-llahu ia ktheu përgjigjen të Dërguarit të Vet, duke i thënë, ti o Muhammed, je mëshirë për besimtarët, ti je mëshirë e kësaj bote, sepse ua ndriçon.

Rrugën, për tek All-llahu. Ti, ua bën të qartë rrugën dhe u sigu-ron jetë të qetë dhe pa brenga. Atë, që Unë përcaktoj për robërit, t’a kam ngarkuar ty, që t’i informosh. Ata, të cilët të ndjekin, do të shpëtojnë në këtë botë dhe në ahiret, kurse ata, që nuk më besojnë Mua dhe nuk të pasojnë ty, ata i pret dënimi, prandaj, ti o Mu-hammed, mos e mundo veten për ta, mos kërko mëshirë për ata, që nuk besojnë dhe, njëkohësisht, mos kërko falje për ta. Mos e humb veten, sepse Unë jam Absolut dhe i Plotëfuqishëm. Ata do t’i dënoj, sipas veprave të tyre.

I Dërguari e ngarkonte veten, më shumë, se ç’nevoitej për davet (shpjegimin e fesë). Për shkak të kërkuarit mëshirë dhe falje të tepërt, All-llahu i Lartësuar, kërkoi nga ai, që të pendohet nga kjo tepricë. Ky stërteprim, në një farë mënyre, konsiderohet si ndërhyrje në çështjet e All-llahut, e kjo, a mund të kuptohet si mëkat? Njëkohësisht, a do të konsiderohet ligji All-llahut, për të Dërguarin e Tij, një pjesë e revelatës? Shikuar në këtë kënd-vështrim, mëshira absolute, ka depërtuar deri tek zemrat e mosbe-simtarëve, sepse ato e kuptojnë ndëshkimin e dhemshëm, që do t’a përjetojnë. Për këtë, i Lartësuari All-llah, iu përgjigjet:

Vëtetë, ti (O Mohammed) je veç një këshillues”[40] , “Ti, ndaj tyre, nuk je mbizotërues”, “Kurrë, mos ua fal namazin (e xhenazes) atyre, që kanë vdekur përgjithmonë...”

E shumë ajete të tjera, të këtij lloji, në Kur’an.

Disa të tjerë, thonë: çdo teprim, ose thirrje, ose këkesë për mëshirë dhe qortim ndaj Muhammedit s.av.s., konsiderohet, gjithashtu, të jetë në kundërshtim me ajetin.

Dhe, ai (Muhammedi) nuk flet me hamendje, por...” [41] edhe pse, orientalistët, kësaj here, e ekzagjerojnë, pajtohem me ta. Për çdo gjë, i Dërguari i All-llahut xh.sh., është i inspiruar. Ai është in-spiruar për stresin, që e kaplonte gjatë thirrjes, gjithashtu, edhe kur mundohej, për së tepërmi, për t’i afruar mëkatarët. Ai, nga ata kërkonte të besojnë të vërtetën, edhe pse, këtë supliment, All-llahu nuk ja kërkonte.

Vërtetë, ai e ngarkonte veten dhe angazhonte mendjen e tij. Kjo humbje kohe, atij i shndërrohej në stres, ndërkaq, që All-llahu nuk e obligonte atë, me këto lloj suplimentesh.

Të gjithëve kundërshtimeve, të këtij lloji, ju them se, kuptimi i ajetit “Dhe, ai (Muhammedi) nuk flet me hamendje, por...”, përderisa, All-llahu i Lartësuar e dërgoi Pejgamberin s.a.v.s., dhe ia ndriçoi rrugën atij, padyshim se Pejgamberi e përcillte me vëmendje, atë linjë të vërtetë, edhe pse mendja e tij, hamendej nganjëherë diku tjetër.

Kur, i tha All-llahu i Lartësuar: “Kurrë mos ua fal namazin (e xhenazes) atyre, që kanë vdekur përgjithmonë...”, ai këtë urdhër kurrë nuk e përsëriti. Atij, i vinte keq dhe dëshprohej, kur dikush prej tyre vdiste si mohues dhe nuk e pranonte islamin. Gjithashtu, veproi njëlloj, edhe pas zbritjes së këtij ajeti: “U vrenjt (Muhammedi) dhe ai ktheu shpinën, sepse atij i erdhi një i verbër”.

Pas kësaj këshille, ai nuk i mungoi askujt. Ata, që vinin dhe kërkonin udhëzim, ishin apo nuk ishin personalitete të larta, i priste me zemërgjërësi. Nuk mohohej fakti se, atij i kishin parapëlqyer personalitet e larta të vendit, pasi ndikimi tek ta, do të bënte që Islami të forcohej edhe më shumë. Por ai, pas këtyre këshillave, ndoqi rrugën e shpalljes së obliguar, së cilës, ai duhej t’i pëmbahej. Pra, nga kjo kuptojmë, se i Dërguari i All-llahut xh.sh., ndiqte rrugën e asaj që i shpallej, pa marrë parasysh, nëse atij i pëlqente ose jo. Ai, nuk qëndroi kurrë, kundër asaj që i revelohej.

Kështu, edhe ajeti Kur’anor: “ Ju thafshin (dy[42]) duart e Ebu Lehebit, ashtu siç edhe ju kanë tharë”.[43]

Ky ajet, ka zbritur për axhën e Resulull-llahit, Muhammedit s.a.v.s. Atë e thëriste vazhdimisht në Islam. Ashtu, siç thamë më sipër, shpallja ishte ndërmjet All-llahut dhe të Dërguarit të tij, por, prej momentit kur i zbriti ky ajet, Muhammedi s.a.v.s. u tërhoq, edhe pse, ai ishte xhaxhai tij. Këto ajete, i premtonin axhës së Pe-jgamberit, zjarrin dhe, gjithashtu, dënimin e dhembshëm. Kështu, veproi Muhammedi s.a.v.s., me gjitha ajetet e tjera, që përmbanin dispozita të fesë. Ai, në çast, tërhiqej, i ndërpriste hamendjet e tij.

Ndiqte të vërtetën, atë që i shpallej, sado që ajo e vërtetë ishte e dhembshme për të dhe ndeshej me hamendjen e tij.

2. Tani, t’i kthehemi ajetit tjetër,: “Dhe, sikur mos të të kishim forcuar ty, ti, pothuaj, do t’u ishe dhënë pak atyre. Kështu që, Ne do të bënim të shijoje (ndëshkimin) dyfish në këtë jetë dhe dyfish pas vdekjes, e pastaj nuk do të gjendej për ty, tek Ne, kurrfarë mbrojtësi” .[44]

Gjatë polemikës me politeistët, një moment, ata i paskan kërkuar Muhammedit s.a.v.s., që t’a adhurojnë, All-llahun, për një vit, e pastaj, ai t’i adhurojë Zotërat e tyre, vitin tjetër. Disa prej ori-entalistëve, këtë ajet, e komentojnë kinse i Dërguari All-llahut, në një çast, qenka hamendur dhe paska anuar kah politeistat, por paska shpëtuar në momentin e fundit, pa iu përgjigjur ftesës së mosbesimtarëve. Kjo, aspak, nuk është e vërtetë, kjo është një gën-jeshtër e kulluar, që del nga orientalistët. Muhammedi s.a.v.s., kurrë, nuk ka përkrahur, e as nuk ka anuar, kurrë, nga propozimet e tyre. T’a shkoqisim ajetin kur’anor “sikur mos të kishim for-cuar ty”. ‘Sikur mos’, kjo është ndalfolje ndalimi. Padyshim, se Muhammedi s.a.v.s., kishte mbështetje prej All-llahut xh.sh. Që prej kësaj pike e tutje, çdo gjë, që pason, në këtë ajet, ka të bëjë me ndajfojlen ‘sikur mos’.

Pra, All-llahu i tregon, se, ti o Muhammed, je i mbështetur nga Ne. Kjo, të ndalon ty, nga çdo devijim ose shmagie, prej All-llahut xh.sh. Pastaj, vazhdojmë me ajetin kur’anor: ti pothuaj, me fjalën ‘pothuaj’, nënkuptojmë afrim në vepër, por, pa i pasuar ata. Kjo jep të kuptohet se nuk e bëri atë. Nëse nxjerrim kuptimin gjuhësor, dhe themi, thuajse e bëri, por ajo, absolutisht, nuk është bërë. Bile, të afruarit, afër veprës, mohon fjalën ‘sikur mos’. Çfarë do të bëje ti, me hamednjen tënde, o Muhammed, sikur Ne mos të të kishim forcuar ty nga qielli? Pa dyshim, që edhe ti do të refuzoje, një gjë të tillë, sepse je i bazuar në natyrshmërinë tënde të mirë, dhe i mbështetur tek Ne.

Një njeri, nëse nuk ka mbështetje nga qielli, ndodh të anojë, për një çast, në ato gjëra. Kur njeriu, ka mbështetje qiellore dhe bindje, në natyrshmërinë e mirë, do t’a ndalojë veten të anojë në veprat e tyre. Nuk dyshohet në ty, sepse përbërja jote dhe ajo që ti pose-don, nuk do t’ia lejojë vetes t’i pasoje ata, sikur edhe mos të ishte ndikimi ynë i drejtëpërdretë në ty.

Pastaj, pason ajeti “...Kështu që, Ne do të bënim t’a shijoje (ndëshkimin), dyfish, në këtë jetë dhe, dyfish, pas vdekjes...”.

Të ndalemi pak këtu. Cili është qëllimi i shprehjes, dyfish në këtë botë, gjithashtu, edhe dyfish pas vdekjes? A thua, këtu, ka për qëllim të Dërguarin e All-llahut? Ai kishte garancë nga qielli, gjithashtu, është i siguruar, sepse atë do t’a mbrojë natyrshmëria e tij e mirë. Meqë, ai i posedonte këto cilësi, ajeti Kur’anor, nuk pre-judikon, që i Dërguari i Tij të jetë prej atyre, por, ata, të cilët i bëjnë këto vepra. I Dërguari All-llahut, as nuk i ka bërë, e as nuk u është afruar.

Do të gjejmë urtësi, pasi t’a detajizojmë, këtë ajet, kjo është e qartë. I Lartësuari zgjedh atë, që dëshiron, prej robërve të Tij, gjithashtu, i jep postin e dëshiruar. Pastaj, vjen ndikimi i shejtanit, ai hulumton vazhdimisht dobësinë e njeriut. Me këtë, i Lartësuari, sikur na thotë, në këtë ajet: ishit shumë afër ndëshkimit të All-llahut xh.sh. Tani, të shohim, se ç’na thotë, në suren Maideh:

“ Dhe kur Havarijunët (nxënësit-apostujt e Isaut) thanë: O Isa, i biri Merjemes, a do të mundë Zoti yt, të na zbresë një sofër nga qielli? Iu tha: Kini frikë All-llahun, nëse vërtetë jeni besimtarë. I thanë: duam të hamë prej saj, dhe (gjithashtu le të bëhet) bindje për zemrat tona, si dhe t’a dimë se na ke treguar të vërtetën. Pastaj për të, do të bëhemi dëshmitarë”.

“Isai, i biri Merjemes (bëri një lutje dhe) tha: Lartëmadhëri, o Zoti ynë, na e zbrit një sofër nga qielli, le të bëhet festë (bajram për të gjithë ne), që nga i pari deri tek i fundit, dhe le të jetë kjo, një shenjë (mrekulli) prej Teje. Na furnizo, sepse Ti je Furnizuesi më i mirë. All-llahu tha: Unë do t’ua zbres juve atë, e kush nga ju, pastaj, do të mohojë, Unë do t’a ndëshkoj me aso dënimesh, që nuk i kam dënuar ndonjëherë, më parë, krijesat” .[45]

Havarijunët pasonin Isain, birin e Merjemes, ata e besonin atë. Ata endeshin me të, sakrifikuan tërë kohën me të, ata ishin apostujt e krishterimit. Dëshiruan, një rast, të kenë një argument nga All-llahu, e Ai, ju përgjegj duasë së Isaut, por me një kusht:

‘e kush nga ju, pastaj, do të mohojë, Unë do t’a ndëshkoj me aso dënimesh, që nuk i kam dënuar ndonjëherë, më parë, krijesat”.

Pse ? Sepse All-llahu ju dërgoi atyre atë, që kërkuan dhe argu-menti ishte shumë i qartë, prandaj dënimi do të ishte shumë më i dhembshëm, se i atyre, që nuk e kishin parë mrekullinë. Me këtë, i Lartësuari sikur do të na thotë se, sa më afër të jemi me All-llahun, më e madhe është përgjegjësia. Ata që i shohin ar-gumentet ose mrekullitë e All-llahut, do të përgjigjen më hollësisht, këta nuk barazohen me personat e rëndomtë.

Kështu, i Lartësuari, ju ligjëron edhe grave të Pejgamberit “ O ju gra të pejgamberit! Nuk konsideroheni, si çdo gra të tjera...[46] .

Këtë, jua tha sepse, ato janë afër tij dhe, sa më afër pejgamberit, përgjegjësia e tyre është më e madhe, prandaj kini kujdes edhe ndaj gjërave të vogla dhe të dyshimta. Ata, që hyjnë në mëshirën e All-llahut, ata kanë një peshore të veçantë. Këta, kanë pasur një trajtim tjetër në këtë botë, sepse këta kishin shenja dhe njohuri që nuk i shohin të tjerët.

Pra, ajeti kerim, i cili ishte më parë “sikur mos të kishim for-cuar ty”, do të kuptohej, sikurse t’i thuhej: O Muhammed, le t’a dijë mbarë umeti yt dhe i gjithë njerëzimi, se ai, i cili, është afër meje, atij ia shpalosi argumentet e Mia. Nëse këta persona të veçuar mëkatojnë, do t’i marr në përgjegjësi shumë më tepër, se ata që nuk ju kam shpalosur argumnetet. Nga urtësitë, e All-llahut të Lartësuar, është se ““sikur, mos të kishim forcuar ty, ‘sikur mos’ ka ardhur në fillim të ajetit, dhe kjo ndajfolje i përfshin të gjithë, që vijnë pas kësaj shprehje.

Kjo kuptohet kështu: Ti o Muhammed, je i përforcuar nga qielli, gjithashtu ke unin dhe qëndrueshmërinë tëndë, kuptohet se, këtë, e ke prej natyrshmërisë tënde të mirë. Por, ai, që arrin të maskohet, para bashkëkohësve të tij, ai do të pëgjigjet. Gjithashtu, kujdes të veçantë le të kenë të gjithë ata, që kanë argumnetet e Mia, e i fshe-hin dhe mëkatojnë, të tillët do t’i dënoj dyfish. Përgjegjësia do të vijë sipas pozitës, që ju ka ngarkuar All-llahu i Lartësuar. All-llahu xh. sh. ju përgjigj ftesës ose lutjes së Isaut, birit të Merjemes, që t’iu zbriste sofrën nga qielli. Havarijunët ishin prezent kur ajo po zbriste, ishin dëshmitarë. Pastaj, këtë argument, ata e përjetuan, e prekën dhe e shijuan. Me këtë vepër, Isau dhe havarijunët ishin më të priviligjuar, prandaj All-llahu ju tha:

“ ...e kush nga ju, pastaj, do të mohojë, Unë do t’a ndëshkoj me aso dënimesh, që nuk i kam dënuar ndonjëherë, më parë, krijesat”

Të gjitha këto argumente, vëtertojnë se i Dërguari i All-llahut, nuk tundohej. Ai nuk kishte parapëlqyer kërkesat e pabesimtarëve, ai nuk do të lejonte që Zotrat e tyre të adhuroheshin një vit, e pastaj të adhurohej All-llahu, vitin tjetër. Kjo, na jep të kuptojmë se, ti o Muahmmed, je i përforcuar nga Ne, e kjo, ty, do të ndalojë të anosh tek ata, sepse ti je afër Nesh, ty të janë shpalosur shenjat e All-llahut të Lartësuar, kurse për ta, është përgatitur dënim i dhembshëm, i dyfishtë, sepse po mohojnë ajetet dhe shenjat e Mia edhe pse i dëshmuan ato.

Ajeti nuk e qorton të Dërguarin e tij, e as që ka të bëjë me të. Ai filloi me ndajfolje ndalimi, ky ajet aludon në kryerësit e veprës, e kjo i përket mbarë njerëzimit. Sipas pozitës, do të jetë gjykimi. Pas prezentimit të këtyre ajeteve të All-llahut, nëse dikush do t’i mohojë ato, Ai na siguroi se këta, nuk do të merren në pyetje me peshoren e njëjtë, sikur ata të rëndomtit. Peshorja e tyre është shumë më precize, pastaj dënimi tyre është i dyfishtë.

Këto ishin disa prej ligjëratave, rreth qortimit të Resulullahit s.a.v.s., në Kur’ani Kerim, të cilat, shpreha dëshirën t’ua shpjegoj. Qortimi, erdhi për shkak angazhimit të tij të tepërt në davet (thirrje) dhe, gjithashtu, për brengosjen e tij të tepërt, ndaj pabesimtarëve. Ai mërzitej tej mase, prandaj, atij nuk i mjaftonin lutjet e tepërta derisa ishin gjallë, por edhe pas vdekjes së tyre Resulullahu s.a.v.s., ua falte xhenazen. Duke shikuar këto cilësi të tij, konkludojmë se, ai ishte mëshirë për njerëzimin. Ai barte barra, që ishin mbi mundësitë e tij dhe, për këtë arsye, All-llahu xh.sh., do të kërkonte që t’i ndër-priste këto teprime. Për këtë stërmundim të tij, duhej të kërkonte falje, sepse ato që ai bënte, nuk ishin kërkesë e All-llahut xh.sh..

Nëse konsiderohet qortim, ndaj Resulullahut, animi tij nga pa-besimtarët “sikur mos të kishim forcuar ty” themi se, ai kurrë nuk kishte anuar. Përndryshe, ajeti nuk do të fillonte me ndajfole ndalimi, që në fillim, me ‘sikur mos’! Dhe me këtë, i Lartësuari, na vërtetoi pengimin e kryerjes së kësaj vepre. Pastaj, na informoi se, aq sa është dashuria dhe afrimi tek All-llahu, aq gjëra, do të na mundësojë të shohim. Kjo formulë, vlen edhe në gjykim, ai vlerësohet sipas vendit dhe pozitës në shoqëri, varësisht, se si i ka përjetuar argumnetet e All-llahut, kur atij iu shfaqën. Dënimi i tyre, do të jetë i dyfishtë, ose siç na tregoi All-llahu, me Havarijunët: e kush nga ju, pastaj, do të mohojë, Unë do ta ndëshkoj me aso dënimesh, që nuk i kam dënuar ndonjëherë, më parë, krijesat”

Njerëzimi ishte indiferent dhe mospërfillës, ndaj thirrjes. Sa herë, që All-llahut xh.sh. i dukej se, Muhammedit s.a.v.s., puna po i shkonte keq, e përforconte atë. Ata, në të shumtën e rasteve, nuk i përgjigjeshin ftesës së tij. Ai, bënte përpjekjet e tij maksimale dhe përpiqej të ishte sa më bindës. Ai ju tregonte, se çfarë do të fitojnë ose pësojnë në ahiret. Por, këtë përforcim të vazhdueshëm nga All-llahu, do t’a kuptojmë më mirë, pasi të kemi filluar të shpjegojmë mrekullinë e Israsë dhe Miraxhit, në kapitullin tjetër.

Referencat
  1. Kur'ani, Gafir 55
  2. Kur’an, Israë, 74-75
  3. Kur’an, Enfal, 67
  4. Kur’an, Hixhr, 9
  5. Kur’an, Teube 1
  6. Kur’an, Teube 3
  7. Kur’an, Teube 3
  8. Kur’an, Teube 5
  9. Kur’an, Teube 7
  10. Kur’an , Teube 8-10
  11. Kur’an, Teube 12-13
  12. Kur’an, Teube 17
  13. Kur’an, Teube 23
  14. Kur’an, Teube 32
  15. Kur’an, Fet’h 1
  16. Nuk ka përkthim, janë shkronja të alfabetit arab. Sipas disa komenta-torëve, këto shkronja, janë shpallur nga All-llahu xh.sh., sa për t’i treguar njerëzimit, se edhe Kur’ani, ka përdorur shkronjat nga alfabeti juaj, sikurse që i përdorni edhe ju. Me këtë, sikur do të na thotë, se ju nuk mund të bëni një Kur’an të tillë.
  17. Kur’an, Ta, Ha. 1-3
  18. Kur’an , Kehf 6
  19. Kur’an, En’am 33
  20. Kur’an, Hud, 12
  21. Kur’an, Fatir 8
  22. Kur’an, Abese, 1-2
  23. Kur’an, Enfal, 68
  24. Kur’an, En’am, 66
  25. Kur’an, Kehf 29
  26. Kur’an, Junus 99
  27. Kur’an, Kalem , 4
  28. Kur’an, Shura 52
  29. Kur’an , Enbija , 107
  30. Kur’an, Nisa 59
  31. Kur’an, 43
  32. Kur’an, sureja Nasr. Përkthimi i kësaj sure është marrë nga përkthyesi H. Sherif Ahmeti
  33. Kur’an, Gafir, 55
  34. Kur’an, Muhammed 19
  35. Kur’an, Enfal 33
  36. Kur’an, Nisa 64
  37. Kur’an, Teube 43
  38. Kur’an, Teube 84
  39. Kur’an , Teube 80
  40. Kur’an, Fatir 23
  41. Kur’an, Nexhm 3
  42. Dy duart – Gramatika jonë ka vetëm shumësin dhe njëjësin, kurse arabët, përveç këtyre të dyjave, kanë edhe dysinë. Kur, janë dy persona, arabët e përdorin dysinë dhe kuptohet se janë dy persona ose dy duar etj.
  43. Kur’an, Mesed 1
  44. Kur’an, Isra 74
  45. Kur’an Maide 112-115
  46. Kur’an, Ahzab 32

Faqe 19
faqe
- 20 -

Faqe 21