Jump to content

Mrekullitë e Kur'anit/Zoti i lindjes dhe perendimit

Nga Wikibooks

ZOTI I LINDJES DHE PERENDIMIT I Lartëmadhëruari në Kur’an thotë :
“ (Unë jam) Zot i lindjes dhe perendimit…”, “(Unë jam) Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perëndimeve…”, “(Unë jam) Zot i shumë lindjeve dhe shumë perëndi-meve…”

Ai paraprin dhe paralajmëron çdo gjë që ka kuptim. Kur All-llahu do që t’ia zbulojë njeriut ndonjë nga sekretet e gjithësisë, do të shohim se ai zbulim është i po të njejtit kuptim në ajetin Kur’anor.

Të fillojmë nga ajeti parë. Do të shohim se ky ajet në kohën e zbritjes së tij, është kuptuar si ana e lindjes dhe ana e perëndimit të diellit. Në kohën kur All-llahu ishte i lindjes dhe i perendimit, nuk kishte kurfarë kundërshtimi. Të shohim tani versetin e dytë.“I dy lindjeve dhe dy perendimeve”. Nëse thamë se lindja presupozon anën e lindjes së diellit, atëherë thënia “e dy lindjeve” nënkuptonte Lindjen si tërësi që është ana e lindjes dhe vendi i lindjes së diellit. Është e njëjtë sikur të thuash kjo është ana e lindjes e kjo ana e perendimit dhe shenjëzon me dorë, por, nëse ke për qëllim të thuash lindjen dhe perëndimin e diellit, do ta përcaktosh saktësisht lindjen dhe perendimin e diellit. Kurse ajeti, “I shumë lindjeve dhe shumë perëndimeve”, është kuptuar se çdo shtet e ka lindjen dhe perendimin e vet. Kështu ishte spjeguar në kohën e zbritjes së Kuranit, All-llahu është Zot i të gjitha lindjeve dhe perëndimeve.
Sot shohim se këto komentime kanë ndryshuar. “Zoti i lindjes dhe perendimit” kuptohet si një tërësi. Allahu i Lartësuar e ka bashkangjitur fjalën lindje me fjalën perëndim, që do të thotë se aty ku është lindja është edhe perëndimi. Kështu prejudikon kuptimi i tokës së rrumbullakët. Ai tha : “...Zot i lindjes dhe perendimit”, e nuk tha se Unë jam Zot i lindjes dhe Zot i perëndimit, ose të All-llahut janë lindja dhe perendimi. Në kohën e zbritjes së Kur’anit këto ishin dy anë të kundërta mes veti, të pranuara në parim sipas shikimit të syrit. Por, thënia: “Zot i lindjes dhe perëndimit”, sot nënkupton se lindja dhe perëndimi janë të një kohe, të një momenti. Në kohën kur në një qytet lind dielli, në të njejtën kohë ai perëndon në një qytet tjetër.

Sikur të mos përparonte shkenca, ne nuk do të ndryshonim kuptimin e këtij ajeti. Por, një rast, u befasova kur në një nga arkivat e vjetra lexova thënjen e një poeti ku thoshte: “Oj kohë në ty janë të gjitha kohërat”

Të shohim tani ajetin tjetër :
“(Unë jam) Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perëndimeve “
Pse Ai tani këtu veçoi lindjen dhe perë¬nd¬i¬min. Nëse shikojmë rruzullin tokësor, do të sho¬him se gjysma e saj është e ndritur dhe gjysma tjetër e errët. Pra, pjesa e ndritur ka lindjen dhe perendimin, kurse pjesa tjetër është në errësirë të plotë. Pasi të rrotullohet toka, do të shohim se pjesa e ndritur është errësuar e pjesa e errët ësh¬të ndritur. Konstatojmë se rruzulli tokësor, në të¬rësinë e vetë, ka dy lindje dhe dy perëndime. Pra, ajeti “Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perëndimeve”, na e përkujton gjysmën e tokës së ndritur, që ka lindje dhe perendim, dhe gjysmën tjetër të errët, që nuk ka as lindje e as perëndim. Pasi të rrotullohet toka, kemi edhe një lindje dhe një perëndim të gjysmës së saj, që nuk kishte lindje dhe perëndim. Kështu, bëhen dy lindje dhe dy perëndime. Ajeti: “(Unë jam) Zot i shumë lindjeve dhe shumë perën¬dimeve”
Sikur të mos përparonte shkenca, ne nuk do të ndryshonim kup¬timin e këtij ajeti. Por, një rast, u befasova kur në një nga arki¬vat e vjetra lexova thënjen e një poeti ku thoshte: “Oj kohë në ty janë të gjitha kohërat”, që na bën të kuptojmë se koha i bashkangjitet vendit ku ajo edhe ndodhet. Për shëmbull, në kohën kur unë fali namazin e drekës, në një vend tjetër ka njerëz që falin ikindinë, në një vend të tretë falin akshamin, në të katërtin falin jacinë, e në të pestin falin sabahun, që do të thotë se në të njejtën kohë, thirret ezani i drekës, ikindisë, akshamit, jacisë dhe sabahut. Allahu përmendet në çdo kohë, në çdo moment dhe në të gjitha namazet e kohës.
Me përparimin e njerëzimit, u bë e mundur që më saktësisht të spjegohet ky ajet. I njëjti ishte frymëzues edhe në kohën e zbritjes, e sot shohim se si po na inspiron edhe neve. Mbase, ky ajet do t’i inspirojë edhe pasardhësit tanë, në një mënyrë tjetër pas zbulimeve të reja. Kjo pra është mrekullia e Kur’anit, i cili është inspirues i të gjitha gjeneratave. I jep secilit aq sa mund ta kuptojë, duke mos qenë në kundërshtim me realitetin në të cilin ai jeton. All-llahu nuk ndeshet me realitetin e gjithësisë, Ai është frymëzues i përhershëm. Shkenca nuk do të përplaset me Kur’anin kurrë, sepse All-llahu është veprues. Ai është edhe krijues edhe protagonist i fjalës.
Kjo ishte një nga veçoritë e Kur’anit i cili dallon nga librat tjera qiellore (të shenjta). Kjo do të jetë tema të cilën do të shpjegojmë më hollësisht në të ardhmen.