Jump to content

Mrekullitë e Kur'anit/Veçohet nëna – pse

Nga Wikibooks

VEÇOHET NËNA – PSE

Të shohim tani pikën e tretë. Ajetet të cilat përmenden në Kur’an, kanë të bëjnë me këshillën që All-llahu i bën për prindërit, më pastaj përmendin vetëm nënën:
“Dhe Ne, e këshilluam njeriun të sillet mirë ndaj prindë¬rve të vet, ngase nëna e tij e barti atë me mundim, dhe e lindi me dhembje, dhe shtatëzania dhe gjidhënja e tij zgja¬të tridhjetë muaj dhe kur arrinë moshën e burrërisë, dhe bë¬het dyzet vjeçarë, thotë: O Zoti im, më mundëso të të Falendëroj Ty për të mirën Tënde që më dhurove mua dhe prindërve të mi 32 Kurse në kaptinën Llukman thotë i Lartësuari :
“Dhe Ne, e kemi porositur njeriun për prindërit e vet, të sillet mirë ,-se nëna e tij e ka mbajtur në dëm të shëndetit të saj, periodë pas periode, kurse nga gjiri e ndan brenda dy vjetëve. Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe prindërve të tu. Tek Unë do të ktheheni .” 33
Shohim se i Lartësuari, i këshilloi të sillen mirë me prindërit, më pas e veçoi nënën. Këtu disa nga orientalistët pyesin, pse All-llahu porosit vetëm për nënën, pse në ajetin e parë si në fillim ashtu edhe në fund të këtij ajeti përmendi nënën dhe babën, kurse në të dytin përmendi prindërit por porosinë në fund të ajetit e dha për nënën. Cilin po e porositë All-llahu xh.sh.? Po e porositë foshnjen i cili nuk kupton asgjë dhe nuk di të lexojë Kur’an, a mund të dijë foshnja për këtë periudhë, Atëherë kujt po i drejtohet Kur’ani? Nëse i drejtohet foshnjes,do të thotë, po i drejtohet njeriut i cili nuk kupton. Nëse i drejtohet njeriut i cili është rritur. Ai po i drejtohet njeriut i cili nuk mban mend dhe nuk e di atë periudhë.
Ju themi atyre, se ata nuk i kuptojnë këto ajete. All-llahu i Lartësuar e veçoi nënën për arsye se ishte një kohë e cila nuk ishte e njohur për të, dhe nuk e përceptoi atë. P.sh. Kur foshnja është e vogël nëna përkujdeset për të. Ajo zgjohet natën për ta ushqyer, ajo e bartë në bark, pastaj e lind, dhe kur ai të rritet, kush i gjindet pranë? Babai është ai i cili ia realizon dëshirat. Kur ka nevojë për lodra ose roba ose para, ai i drejtohet babait. Të mirat e babait i ka në kujtesë, kurse të mirat e nënës i ka të pa njohura. Prandaj, All-llahu e porosit më tepër për nënën, se sa babanë. Kjo ndodhë për atë, sepse fëmia mendon, se babai është më i mirë se nëna, për arsye, se babai ia plotëson dëshirat. Rallëherë ndodh që ta kuptojë lodhjen e nënës.
Prandaj fëmia mundohet t’i jetë mirënjohës babait. Për këtë arësye porositë e All-llahut ishin për nënën. Muhammedi s.a.v.s. tha: tri herë Nëna, nëna, nëna, pastaj tha babai. Atëherë ç’kuptim ka kjo porosi e All-llahut, kur ai nuk e parakujton atë kohë. Ai kurrësesi nuk kujtohet. Qëllimi i kësaj porosie është, që njeriu të sheh me kujdes të veçantë, se si rriten të tjerët, si lodhen, nënat e tjera si kujdesen gjatë ditës dhe natës, si vuajnë, etj. Kur ai ta shohë këtë, do të kuptojë, se edhe ai ishte si këta fëmijë të tjerë. Duhet ta ndjej edhe ai këtë, pastaj të mundohet t’ia kthejë të mirat asaj. Qëllimi i All-llahut ishte, vetëm t’ia përkujtojë duke e porositur për lodhjet e nënës dhe pastaj babait për lodhjet e babait. E veçon nënën, ngase ajo është kujdesur në heshtje të thellë saqë ajo kujdesje për fëminë është e pa qartë.