Jump to content

Mrekullitë e Kur'anit/Unë kam fuqi por edhe ai ka fuqi

Nga Wikibooks

UNË KAM FUQI POR EDHE AI KA FUQI

Nëse e marrim këtë shembull të All-llahut xh.sh. e fusim në përmbajtjen e fjalës “Subhane All-llah” Atij nuk i ngjason askush, me këtë shembull do të mundohemi ta afrojmë kuptimin e atyre të cilët shfrytëzojnë nga rasti për ta ngatëruar njerëzimin. All-llahu xh.sh. është fuqi, por edhe unë kam fuqi.

Kur ta parafytyroj forcën e All-llahut, nuk duhet ta krahasoj me forcën time. Të gjitha regullat dhe li¬gjet tona që i njohim ne, nuk vlejnë dhe nuk përputhen me All-llahun.

Por, a është fuqia ime si ajo e All-llahut xh.sh. All-llahu xh.sh. është i ditur, edhe unë jam i ditur. Por, a mund të krahasohet dituria ime me atë të All-llahut xh.sh. All-llahu jeton por edhe ti ke cilësinë e të jetuarit, por asnjëherë mos thuaj se jeta ime është si e All-llahut xh.sh. Ekzistenca e All-llahut nuk është si ekzistenca jote. Dituria e Tij nuk është si dituria jote. Mundësia e Tij nuk është si mundësia jote. Këtu fillon edhe forma e krahasimit edhe pse në realitet nuk duhet të ketë kurrfarë krahasimi. All-llahu me mundësitë, forcën, etj cilësohet me “Subhane All-llah, Atij nuk i ngjason askush”. Kështu që unë nuk duhet t’ia mvesh vetes sime dhe të kuptuarit njerëzor, ato që i thotë All-llahu xh.sh. për veten e Vet. Kur ta para¬fytyroj forcën e All-llahut, nuk duhet ta krahasoj me forcën time. Por unë them “Subhane All-llah. Atij nuk i gjason askush”. Kur parafytyroj hakmarrjen e All-llahut, unë Atë nuk e krahasoj me format e hakmarrjeve të mia. Por unë e fus në shprehjen “Subhane All-llah, Atij nuk i ngjason askush”.
Brenda kësaj shprehje “Subhane All-llah, Atij nuk i ngjason askush” do të gjejmë dhe do të mundemi të arrijmë në gjurmët e shumë gjërave. Ti nuk mund të paramendosh se çka mund të shohësh kur të lajmëron All-llahu për gjërat të cilat ti nuk i shikon. Atëherë kur të lajmëron All-llahu për ato gjësende të cilat nuk i shikon, do t’i fusësh ato në shprehjen “Subhane All-llah, Atij nuk i ngjason askush”. Për arsye se je magjepsur ndërmjet shikimit tënd dhe shikimit të All-llahut xh.sh. All-llahu thotë: I Lartësuar është Ai i Cili e çoi (shetiti) robin e tij… 90Kush e kaloi ate? All-llahu xh.sh. e çoi atë në xhaminë e Aksasë91. Nuk mund të them se kjo situatë shpjegohet me rregullat tona të kohës dhe vendit, të cilat ne i njohim dhe të cilat jemi mësuar t’i shohim ose t’i paramendojmë. Ato nuk krahasohen sepse All-llahut nuk i ngjason askush sepse këto regulla nuk i përkasin veprës së njeriut. Rregulla tona nuk kanë të bëjnë me All-llahun xh.sh. Këto rregulla vlejnë për ne kurse për All-llahun janë të pa vlerë. Vendi dhe koha që të dyja nuk ekzistojnë për All-llahun xh.sh.. Ai nuk është si ne. Ai i cili udhëtoi me Muhammedin s.a.v.s. në këtë rast është All-llahu i Lartësuar. Kështu që, disa nga shokët e Muhammedit pyetnin se si mundet të shkojë Muhammedi në xhaminë e Aksasë dhe të ngjitet në qiell e pastaj të kthehet mbrenda natës? Ju themi se Muhammedi s.a.v.s nuk tha kështu por ai udhëtoi me Të, pra me All-llahun xh.sh. All-llahu nuk është si ne, e as nuk është si ndonjë krijesë tjetër. Ai është i Vetëm dhe i pashoq. Të gjitha regullat dhe ligjet tona që i njohim ne, nuk vlejnë dhe nuk përputhen me All-llahun. Nuk krahasohet koha, vendi, dhe mundësia jonë, me të Tijën. Këtu kemi të bëjmë me veprën e All-llahut, e Ai nuk është i krahasueshëm me askend. Edhe pse kemi nevojë t’i përngjajmë, dhe të orvatemi t’i shpjegojmë disi veprimet e Tija, ne e bëjmë këtë duke patur parasysh se Ai nuk përngjan me askend. Kur themi “Subhane All-llah”, ne e lartësojmë Atë në superlativ, duke e dalluar nga të gjitha ngjasimet e mundshme. Pra, gjithmonë kur ne shqiptojmë shprehjen “Subhane All-llah”, duhet ta marrim se ajo është vetëm vepër e Tij. Mënyra se si mundi Ai ta bëjë, askush nuk është në gjendje të arrijë ta shpjegojë, sepse Ai është i Vetëm dhe nuk është i krahasueshëm me askend.