Mrekullitë e Kur'anit/Ti je i Plotfuqishëm

Nga Wikibooks

TI JE I PLOTFUQISHËM

Të shohim ajetin Kur’anor:
“… O Isa, biri i Merjemes, a ti u the njerëzve: Më merrni mua dhe nënën time si dy zotra, pos All-llahut?! (Isau) tha: Lartëmadhëri, nuk kisha pse t’a them një gjë që s’kam të drejtë. Po ta kisha thënë këtë, Ti do ta dije. Ti e di ç’ka në mua, mirëpo unë nuk e di ç’ka në Ty. Pa dyshim, Vetëm Ti i di fshe-htësitë (e së padukshmes)”23
Më pas thotë Isau i biri Merjemes :
“Nëse i dënon Ti, ata janë robërit e Tu; po nëse i falë ata, Ti me të vërtetë, je i Plotëfuqishëm dhe i Urtë.”
Pra Isau i biri i Merjemes po i thotë: Nëse i dënon Ti, ata janë robërit e Tu.
Kjo është një theks i veçantë, ne të gjithë jemi robërit e All-llahut të bindur dëshirës dhe caktimit të Tij. Pastaj vazhdon Isau a.s. t’i thotë: Po nëse i falë ata, kjo është ajo që secili njeri e ëndërron mëshirën dhe faljen e All-llahut të Lartësuar. Por këtu thotë edhe: Po nëse i falë ata, Ti me të vërtetë je i Plotëfuqishëm dhe i Urtë. Pse nuk i tha Ti je Falës dhe Mëshirues, këtu është për tu falur. Pse t’i thuhet i Plotëfuqishëm në vend se ti thuhet Ti je Falës. Disa edhe mund të thonë se përmbajtja nuk i përshtatet. Do të ishte përmbajtje e përshtatshme sikur të ishte Ti, je Falës dhe Mëshirues. Sikur të ishte kështu, mund të themi se nuk do të kuptohej mrekullia e Kur’anit. Thënia e të birit të Mer-jemes: Po nëse i fal ata, përmban në vete të njejtin kuptim Ti je Falës, se sikur të mos ishte Falës si do të Falte. Kurse tek shprehja. Po nëse i fal ata, Ti, me të vërtetë, je i Plotëfuqishëm dhe i Urtë, pse u përdorën: i Plotëfuqishëm dhe i Urtë. A është përfun-duar fjalia duke mos e patur të qartë mendja e njeriut?
Fjalia është përfunduar në mënyrë më të përsosur, duke u kërkuar Falja. Ai e lut All-llahun për t’i falur ata duke i thënë, “ Po nëse i fal ata” Ti me të vërtetë je i Plotëfu-qishëm. Pra, All-llahu është Ai i cili nuk merret në pyetje nga askush për t’i dhënë llogari askujt. Askush nuk do t’i thotë All-llahut pse këta i fale përderisa kanë gabuar, për arsye se, Ai është i Plotëfuqishëm, nuk i jep askujt llogari, nuk ka asgjë mbi forcën e Tij. O Zoti ynë, nëse dëshira Jote është për t’i falur, atë e bën nga mëshira Jote, dhe Ti je i Plotfuqishëm dhe mëshirues. Ai mundet, sepse është i Plotëfuqishëm dhe mund ta bëjë atë pa pyetur askënd. Urtësia e Tij rrjedh nga plotësimi i përkryer i cilësisë së Tij të Urtë.
Nga kjo shohim se fjala është vënë me një Urtësi të madhe në të kërkuarit falje. Kërkesë e tepërt e faljes. O Zot, fali ata, sepse Ti je i Plotëfuqishëm, nuk të merr në pyetje askush dhe askush nuk të dënon. Kështu, ne përqëndrohemi në dy çështje: sepse, Ti je Falës dhe Mëshirues sikurse që Je i Plotëfuqishëm dhe i Urtë. Falës që falë njerëzit që bëjnë gabime. Je i Plotëfuqishëm ngase mund të falësh atë që dëshiron, pa ndonjë kusht dhe pa i dhënë llogari askujt, askush nuk të pengon dhe askush nuk të pyet. Ti ke mundësi të falë sado dhe sidoqofshin ata.