Mrekullitë e Kur'anit/Thënjet se Kur’ani ka kundërthënie
THËNJET SE KUR’ANI KA KUNDËRTHËNIE
Kjo pyetje e cila gjithmonë i ka preokupuar orientalistët, si dhe ata të cilët e luftojnë këtë fe. Gjithmonë e sulmojnë atë duke thënë, se Kur’ani ka “shumë kundërthënie”. Ata harxhojnë kohën e tyre për ta njollosur Kur’anin. Sikur ta shpenzojnë të njejtën kohë të kësaj njollosjeje të Kur’anit në studim dhe njohjen të njëmendtë të Kur’anit, do të ishte shumë më e përparuar kjo shoqëri dhe do të bindeshin në madhështinë e Kur’anit. Qëllimi i tyre starton që në fillim në zhveshjen e mrekullive të Kur’anit. Ajo që është më madhore në Kur’an, ajo edhe sulmohet. Por, më e rëndësishmja është se Kur’ani është fjalë e All-llahut. Etiketimi dhe njollosja e tij nga orientalistët, se aty ka kundërthënie ose gjëra që kundërshtohen njëra me tjetrën, janë të pa baza. All-llahu i Lartësuar është i pagabueshëm. Ai nuk harron, në të nuk ka kundërthënie ashtu siç kanë njerëzit. Nëse dikush e etiketon Kur’anin me ndonjë kundërthënie, qëllimi tij është që të mohoj madhështinë e Tij dhe mrekullinë e tij, duke filluar me etiketimin e parë, se Kur’ani është libër i “Muhammedit s.a.v.s.” e jo i Zotit xh.sh.
|