SI MUND TË NDRYSHON MREKULLIA E KUR’ANIT
Mrekullia e Kur’anit shpeshherë është e padukshme, ajo do të zbuloh¬et atëherë kur të ndodhin zbulimet shkencore, ose jep udhëzime për një të ardhshme e cila do të zbulohet më vonë nga njerëzimi. Ndodh që mrekullia e Kur’anit të jetë në një shkronjë, pra, kjo shkronjë të jetë zbuluese e një mrekullie të mahnitshme.
|
Mrekullia e Kur’anit dallon nga mrek¬ull¬i¬të e pejgamberëve të mëparshëm nga shu¬më kënd¬vështrime. Mrekullia e Kur’anit shpe¬shherë është e padukshme, ajo do të zbulohet atëherë kur të ndodhin zbulimet shk¬e¬n¬core, ose jep udhëzime për një të ardhshme e cila do të zbulohet më vo¬në nga njerëzimi. Ndodh që mrekullia e Kur’anit të jetë në një shkronjë, pra, kjo shkronjë të jetë zbuluese e një mrekullie të mahnitshme. Kur’ani është ushqyes ose frymëzues i çdo gjenerate, i jep një gjenerate ate që nuk ia ka dhënë gjeneratës së kaluar, sepse Kur’ani është libër uni¬versal. Ky libër nuk ndryshon, ky është bur¬imi kryesorë i fesë për të gjitha gjeneratat. Nga kjo kuptohet se Kur’ani është furnizues i mbarë njerëzimit. Në të kundërtën, Kur’ani do të humbë efektin e vet po të ishte ushqyes vetëm për një gjenerate. Ai është i pa shterrur dhe prodhon gjithmonë. Ai do t’i jep një gjenerate atë çka nuk i ka dhënë tjetrës dhe çudia ndodhë të jetë në të njejtin ajet8. Për shembull, një gjeneratë zbulon se një ajet ka domethënie të cilën nuk e kishte zbuluar kush më parë, e më pastaj vjen një gjeneratë tjetër e cila e kupton më ndryshe dhe më hollësisht po atë ajet.
Këto janë ajete të cilat në kohën e zbritjes së Kur'anit, njerëzit nuk ishin në gjendje t’i kuptonin plotësisht. Për shembull, thënia se globi tokësor është në forme elipsoide.
|
Për të qenë edhe më të saktë në atë që e themi, duhet që Kur’anin ta ndajmë në dy dre-jtime.
- Ajetet që kanë të bëjnë me adhurimin dhe ajetet që i përkasin të drejtës islame.
Këto ajete nuk ndryshojnë. Për shëmbull, aty ku All-llahu urdhëron të veprohet ose të mos veprohet, ose se një gjë është hallall e një tjetër është haram, kjo nuk mund të ndry-shohet ndër të gjitha gjeneratat që pasojnë. Ato mbeten ashtu siç na ka mësuar Muham-medi s.a.v.s. Shembull për këtë janë pesë kohët e namazit, për të cilat nuk diskutohet për ndryshim. Pastaj, nuk ndryshojnë: Dëshmia që nuk ka Hyjni tjetër përveç All-llahut, zekati, hallalli dhe harami, kurorëzimi, çkurorëzimi, si dhe të gjitha rregullat legjislative të qarta nga Kur’ani dhe të shpjeguara nga Muhammedi s.a.v.s. Nuk mund të thotë dikush se namazet janë katër e jo pesë. Sado që të mundohen të argumentojë këtë, kjo do të jetë e papranuar dhe as që do të pranohet që të diskutohet për këtë, me ata që mundohen të ar-gumentojnë një gjë të tillë. Vepro ose mos vepro, janë çështje që nuk ndryshojnë. Këto janë vepra të cilat zbatohen me urdhër. Nëse e kryen urdhërin, shpëton, e nëse nuk e kryen atë vepër dënohesh. Këto janë rregulla të cilat i ka përcaktuar vetë All-llahu, se si duhet ta ad-hurojmë Ate. Vetë Ai na ka treguar rrugën se si të veprojmë.
- Ajete që kanë të bëjnë me krijimin dhe shkencën
Këto janë ajete të cilat në kohën e zbritjes së Kur’anit, njerëzit nuk ishin në gjendje t’i kuptonin plotësisht. Për shembull, thënia se globi tokësor është në forme elipsoide. Kjo ishte një nga vërtetësitë e Kur’anit që e kishte theksuar në fillim të revelatës. Një nga thëniet e Kur’anit rreth sferave ajrore të tokës. Pastaj, thëniet rreth shkencës së embriolog-jisë, rotacionit dhe revolucionit të tokës. Rreth kohës, si dhe shumë e shumë thënie të tjera nga të vërtetat e gjithësisë, të cilat u shkruajtën në Kur’an. Ajetet e tilla Muhammedi s.a.v.s. nuk i shpjegoi me qëllim, këto i la të kuptohen me kalimin e kohës. Vërejmë se Kur’ani është vetë mrekullia, që i ofron njeriut aq sa të mund të kuptojë prej tij.
Kjo ishte një nga mrekullitë e Kur’anit. Ai paraprin dhe paralajmëron çdo gjë që ka kuptim. Kur All-llahu do që t’ia zbulojë njeriut ndonjë nga sekretet e gjithësisë, do të shohim se ai zbulim është i po të njejtit kuptim në ajetin Kur’anor.
|