SFIDOI ARMIQTË E ALL-LLAHUT
Tani të shohim ajetin tjetër i cili u lexua nga Muhammedi s.a.v.s.
“Në emër të All-llahut Mëshiruesit Mëshirëplotit
Ju thafshin duart Ebu Lehebit, dhe atij iu thane. Nuk e ndihmoi atë pasuria e tij që e kishte fituar. Do të hidhet në zjarr flakërues. Kurse gruaja e tij, një bartëse e krandeve që në qafë ka litarin (e fortë) të përdredhur”.69
Ja ky është Kur’ani, për cilin flet kështu? Ky ishte xhaxhai i Pejgamberit s.a.v.s. dhe armiku i islamit. A nuk kishte mundësi që Ebu Lehebi ta sulmonte ilsamin në këtë ajet! Ajeti e ka paralajmëruar se do të vdes si qafir70, politeist, do të dënohet dhembshëm. I mjaftonte ebu Lehebit, t’i bashkohej një grupi musliman¬ësh dhe të shprehej se nuk është i tillë, bile, edhe të dëshmojë së është musliman, së paku të deklarohet qoftë edhe për hipokrizi sa për sy e faqe, që me këtë ta njolloste, bile, ta shkatrronte islamin fare. Pas kësaj të qëndronte para shoqërisë kryelartë duke thënë, se Muhammedi më ka cilësuar si qafir, dhe më ka dënuar me xhehennem, por ja, unë u deklarova se jamë musliman, kurse Muhammedi është renegat. Sikur të kishte zgjuarsi Ebu Lehebi, do ta kishte bërë këtë. Por ja që nuk e bëri, mbeti dhe vdiq qafir, politeist. Ishte e mundur që ebu Lehebi të bëhej musliman sikur edhe të tjerët, si Khalid, ebu Velid, Amër ibn As, Umer ibn Khatab etj. Pse pikërisht u paralajmërua, se ebu Lehebi do të vdes si qafir. Ai së paku mundej të deklarohej si hipokrit, por u paralajmërua si qafir. Mrekullia e Kur’anit pikërisht këtu qëndron, paralajmëron për atë që do të ndodhë. Sfidoi njeriun i cili kishte mundësi alternative, mjaftonte të deklarohej. Por, ai që tha ishte i bindur se ajo do të ndodhë, ashtu siç ka thënë Ai. Kjo tani po kuptohet pse ndodhi? Sepse ai është Kur’an i cili di se koka e ebu Lehebit nuk e pranon një gjë të tillë dhe nuk është në gjendje ta përgënjështrojë Kur’anin. A kërkohet një mrekulli më e madhe se kjo. |