Jump to content

Mrekullitë e Kur'anit/Përshkrimi i vetë qenies njerëzore

Nga Wikibooks

PËRSHKRIMI I VETË QENIES NJERËZORE

Mrekullia nuk paraqitet vetëm në një shkronjë të vetme, por ajo paraqet mënyrën e përshkrimit të Kur’anit edhe për pasionet e vazhdueshme njerëzore. Ajo paralajmëron për një shkencë të përsosur e cila është përplot enigma.

Ky instinkt ekonomik që jeton në brendinë nje¬r¬ëzore sikur po tërbohet edhe sot. Në shumë sfera të jetës së përditshme ai frikësohet. Kur All-llahu të tho¬të bëje këtë, ose mos u merr me atë, ai spontanisht do të pyes vetveten, e përfitimet që i kam nga kjo?!

Në të ka pasione të njohura, dhe të panjohura. Psh. dëshira e All-llahut ishte që politeistat të pengohen të futen në Qabe, vendim i cili u mirëprit nga muslimanët. Shtrohet pyetja, çfarë e shtyri muslimanin që të rrënqethet në momentin kur e dëgjoi këtë vendim, ose cili ishte motivi i rrënqethjes. Mos vallë motivacioni i përfitimeve ekonomike! Politeistat vinin nga të gjitha anët në Mekë, sepse ajo sillte përfitime. Në kohën kur politeistat u ndaluan të futen në Qabe, muslimanët ishin pakicë në krahasim me botën. Ndalimi i futjes në Qabe dhe prezentimi i tyre në Mekë do të kishte humbje materiale. Instinkti ekonomik në mbrendinë e njeriut po dridhej, i rënqethej trupi, por, mos të harojmë se All-llahu është Ai i cili krijoi qenien njerëzore, Ai e di këtë. Në momentin kur zbriti ky ajet, le të mos i cungojmë në këtë përshkrim edhe thënjet vepro ose mos vepro ose llojet e urdhëresave ose rrugën e programit për jetën, por madhështia e gjithë kësaj është në mëshirën e All-llahut. Ajeti përshkruan pasionet dhe instinktet njerzore të cilat ngacmojnë dhe ndikojnë në sferën e ekonomisë, dhe kur i Lartë¬suari thotë :
“Vërtetë, politeistat janë të ndyrë (në mendje). Dhe mos të afrohen në Qabe pas këtij viti ”14 Më pas, në të njëjtin ajet i drejtohet instinktit ekonomik.I flet këtij instinkti para se të bëhej pyetja nga cilido qoftë që e vlerësonte këtë si dëm të madh ekonomik, dhe me këtë vështirësohej jeta, duke thënë:
“Dhe nëse i frikësoheni skamjes, All-llahu në dashtë, do t’ju pasurojë nga mirësitë e Tija” I njëjti ajet i jep një përkujdesje ndaj instinktit ekonomik, ngase ai do të frikohet dhe do të ngushtohet pas urdhërit, të veprojnë e të mos frikësohen nga varfëria sepse i Lartësuari është më i pasuri dhe më dorëgjërë dhe Ai do t’i pasurojë nga mirësitë e Tij.
Ky instinkt ekonomik që jeton në brendinë njerëzore sikur po tërbohet edhe sot. Në shumë sfera të jetës së përditshme ai frikësohet. Kur All-llahu të thotë bëje këtë, ose mos u merr me atë, ai spontanisht do të pyes vetveten, e përfitimet që i kam nga kjo?! Nga do ta kompenzoj atë ? Këtu All-llahu të thotë: “Kupto se Unë do ta kompenzoj atë sipas mënyrës Sime. Përderisa risku është në Mbretërinë Time, atëherë Unë do t’ua lehtësoj atë nëse dëshiroj. Ti mos u frikëso nga varfëria, se riskun tënd nuk do ta merr kush tjetër përpos teje.