Jump to content

Mrekullitë e Kur'anit/Njeriu në bark të nënës

Nga Wikibooks

NJERIU NË BARK TË NËNËS

Shtrohet pyetja, vallë është orvatur ose jo, që para Kur’anit ose gjatë revelimit të Kur’anit, dikush të shkruajë rreth kësaj teme. Përgjigjeja do të ishte - askush. I pari që foli ishte Kur’ani dhe ky na dha një të pa njohur, sepse krijimi është i panjohur.

Të thellohemi më tepër në atë se ç’na thotë Kur’ani mbi zhvillimin e foshnjes në bark të nënës, si dhe ç’na thotë shkenca për zhvillimin e embrio-nit. Rreth kësaj theksuam diçka nga pjesa tjetër e librit, por, tani do të kthehemi edhe njëherë. Shtrohet pyetja, vallë është orvatur ose jo, që para Kur’anit ose gjatë revelimit të Kur’anit, dikush të shkruajë rreth kësaj teme. Përgjigjeja do të ishte - askush. I pari që foli ishte Kur’ani dhe ky na dha një të pa njohur, sepse krijimi është i panjohur. Përderisa All-llahu i Lartësuar na dha këto etapat e embrionit, është argumet që e madhëron dhe tregon forcën dhe diturinë e Tij. I Lartësuari thotë:
“Pas kësaj Ne e bëmë atë (njeriun, pasardhësin e Ademit) në nutfe (lëngu i ngjizur pas bashkimit të spermës mashkullore me atë femërore), duke e siguruar ate në vend të sigurt (mitër). Mandej, Ne e bëmë Nutfete në Alakaten (shushunjë, copë gjaku të mpiksur, gjë të varur); mandej atë alakate e bëmë Mudgaten (xhungë mishi, si gjë për të përtypur);mandej Ne atë el Mudgate e bëmë asht pastaj mbështollëm ashtin me mish…” 82
Shkenca e embriologjisë, këtë nuk e ka njohur më parë, ajo u njoftua tani me këtë. Ashtu siç thamë më herët, Kur’ani është libër, leximi i tij konsiderohet adhurim, ai nuk ndryshon e as nuk zëvendësohet. Ajo që është theksuar në Kur’an, do të mbetet deri në ditën e fundit. Kur Kur’ani na tregon diçka, ai sikur kërkon t’i sfidojë shkencat dhe shkencëtarët, deri në ditën e kataklizmës. Atyre sikur dëshiron t’u thotë: “Ja, tani para jush është zhvillimi i embrionit në barkun e nënës, kurse Unë ju kam përmendur etapat në hollësi, këtë nuk e ka shkruar askush më parë, para revelatës së Kur’anit”. Por, kjo nuk u njoh ndër njerëzit edhe pas disa shekujsh. Unë e regjistrova këtë, për arsye, se kur të vijë koha që t’u mundësoj që t’i njihni këto etapa, do të vërtetoheni se autori i Kur’anit është All-llahu xh.sh., ngase askush nga njerëzit nuk mund t’i thotë këto fjalë, kurse All-llahu e garanton vërtetësinë e kësaj ndër gjenerata dhe më vonë. Ai e heq perden e zbulimit, për ta parë njerëzit atë të cilën nuk e kanë ditur. A nuk është ky All-llahu, Ai i cili garanton atë, që njeriu nuk mund të garantojë për të, asnjë njeri sado i ditur të jetë ai? Si mund të garantojë njeriu, se pas një viti, ose dhjetë e qindra vite, nuk do të pësojë ndryshime dhe do të kundërshtohet. Kush e vërteton mos saktësinë e tij.
Sikur fjala mos t’ishte për All-llahun dhe sikur mos t’ishte fjala për një bindje të plotë, të thellë, Kur’ani thujase iu ka dhënë armët për shkatrimin e vet. Mjaftonte që njeriu të thoshte, u vërtetua shkencëtarisht, se etapat e theksuara në Kur’an, nuk janë të vërteta. Do të mjaftonte kjo ta shkatërronte fenë që nga themeli, sepse Kur’ani ju kishte dhënë mohuesve të fesë armën më të fortë. Ai që e ka zbuluar embriologjinë është i bindur në vërtetësinë e Kur’anit, ashtu siç është i bindur, se sado që të zbulojnë gjëra të reja shkencëtarët, ata nuk do të munden ta përgënjështrojnë këtë ajet. Pas hulumtimeve të gjata në këtë shkencë, është vërtetuar për vërtetësinë e Kur’anit që e ka thënë para 14 shekujsh, dhe kjo nuk kundërshtohet për asnjë imtësirë, edhe pse kjo ka qenë një e panjohur, çështje për të cilën nuk ka folur asnjë njeri më parë. Kur’ani këtu na tregoi imtësisht dhe përcaktoi etapat e zhvillimit embrional, dhe më vonë, shkenca vërtetoi thënjet e Tij. Konstatojmë se ai që tregoi këtë është All-llahu, dhe vetëm Ai është bindësi i vetëm, i plotë.