NË VETET TUAJA
Një nga pikat shumë interesante të cilat i shqyrtoi Kur’ani, është edhe trupi i njeriut dhe shkenca organike. Shohim se All-llahu në Kur’an i përmend shqisat e të dëgjuarit, gjithnjë para shqisave të të pamurit.
Kur njeriu humb të pamurit, atëherë themi se ka humbur çdo gjë. Nuk sheh, është në terr të plotë, e nëse nuk sheh, ska dyshim se është humbur plotësisht. Por nëse i ndodh që të humb të ndëgjuarit, e jo edhe të pamurit, themi se kjo do të ishte më e lehtë. Kur All-llahu e përmend të dëgjuarit dhe të pamurit, gjithmonë i jep përparësi të dëgjuarit!
Këtu kemi të bëjmë më mrekulli të All-llahut. All-llahu e lartësoi shqisën e të dëgjuarit, para asaj të të pamurit, sepse shqisa e dëgjimit është ajo e para e cila e merr detyrën nga organet e njeriut në këtë botë. Këtë detyrë dhe për-parësi do ta ketë edhe në ahiret. Një nga arsyet është se kjo shqisë nuk fle kurrë. Pra, ky organ është ai i cili i pari e merr detyrën në këtë botë. Foshnja e posalindur dëgjon por nuk sheh. Nga kjo themi se rëndësia e këtij organi është që nga dita e parë e jetës së tij. Nëse në afërsi të një foshnje të sapolin-dur fjaloset, dhe përdoren fjalë bezdisëse, i sapolinduri do të reagojë duke qarë. Nëse të sapolindurve ia afrojmë duart afër syve, ata nuk e ndiejnë veten të rrezikuar. Kjo është e para. Në kohën kur njeriu është duke fjetur, duket të jetë çdo gjë në qetësi, me përjashtim të të dëgjuarit të tij. Nëse dëshirojmë që ta zgjojmë njeriun nga gjumi, edhe sikur t’ia afrojmë dorën afër syve, ai nuk do të reagojë. Por, nëse ai dëgjon ndonjë bubullimë, do të zgjohet shpejt dhe i trishtuar. Kjo ishte e dyta. Kurse e treta është ajo që të dëgjuarit është organ ndërmjetësues në mes njeriut dhe botës.
Në momentin kur dëshira e All-llahut ishte që personat e shpellës të flejnë me qindra vjet tha:
“Dhe iu mëshuam në veshët e tyre (duke qenë ata) në shpellë (ku ata qëndruan) vite të tëra”,52
Nëse prishet organi i dëgjimit, qenka e mundur që të flihet me qindra vite pa ndonjë shqetësim. Meqenëse lëvizjet dhe bubullimat gjatë ditës pengojnë njeriun të flejë në gjumë të thellë, kjo nuk ndodh gjatë natës, ngase është qetësi. D.m.th se veshi e merr detyrën i pari dhe ai nuk fle, nuk hamendet, si dhe qenka ndërmjetësues ndërmjet njeriut dhe botës. Është organ i cili dëgjon ftesën për në ahiret. Këto do të ishin disa nga shkaqet, se pse All-llahu e lartësoi të dëgjuarit para organeve tjera.
Kemi edhe një gjë tjetër të cilën e vërejmë në Kur’an. All-llahu kur flet për dëgjimin, gjithmonë e thekson atë në njëjës, kurse të pamurit gjithmonë në shumës.
All-llahu thotë:
“Dhe ju nuk do të mund të fshihni (mëkatet e juaja) sepse për ju do të dëshmojë ndëgjimi juaj dhe të pamurat e ju¬aja53
A thua pse fjala -dëgjimi juaj, është në njëjës, kurse fjala- të pamurat, është në shumës? Pse nuk u tha: dëgjimet dhe të pamurit tuaj? Shikuar logji-kisht, do të ishte më në rregull, sikur të ishin që të dyja në njëjës ose shumës. I Lartësuari me këtë deshi të na tregojë precizitetin e Kur’ani Kerimit. Të pa-murit është shqisë e cila sundohet nga vetë dëshira e njeriut. Është në dëshirën time të shoh ose mos të shoh diçka. E kthej kokën, ose së paku shikimin e syve, nëse dua që të injoroj dikë, respektivisht të mos e shoh. Kurse të dëgjuarit është e kundërta e të pamurit. Nuk mund ta injorosh ose të mos dëgjosh, këtu nuk ka dua ose nuk dua. Nëse je në një dhomë ku ka dhjetë persona, sikur të flasin të gjithë, tek veshi yt do të arrijnë të gjitha zërat, deshe apo nuk deshe të dëgjosh. Pra do të mund të largosh shikimin tënd nga di-kush që nuk do ta shohësh, por, nuk mundesh që të mos e dëgjosh ate që nuk dëshiron ta dëgjosh, dhe të sillesh sikur nuk e ke dëgjuar. Me dëshirë apo pa dëshirë, ti nuk ia ndalon vetes mosndëgjimin. Pra, të pamurit përfshin shumësin. Unë shoh një gjë, ti sheh atë, si dhe i treti e sheh atë. Njeriu edhe mund të mbyllë sytë e mos të shohe asgjë, por, kjo nuk vlenë për shqisën e të dëgjuarit. Të gjithë, përderisa jemi në një dhomë, do të dëgjojmë fjalimin. Të pamurit është i ndryshëm, kurse të dëgjuarit është unik. Secili ka sy dhe sheh aty ku ai dëshiron, por, secili nga ne ka veshë dhe që të gjithë jemi unik në atë çka dëshirojmë dhe çka nuk dëshirojmë të dëgjojmë. Këtu nuk përdoret thënia - dëgjimet. Veshët janë më të preferuar tek All-llahu, për dallim nga sytë, sepse ato nuk flejnë. Ato të cilët nuk flejnë, janë më të priviligjuara në krijim, se sa ato që flejnë. Veshët që nga krijimi i tyre nuk flejnë, ato veprojnë që nga sekonda e parë e jetës së tyre. Kurse organet e tjera të trupit, do të fil-lojnë së funksionuari pas disa ditësh, e ka prej tyre që fillojnë edhe pas disa vitesh.
Veshi nuk flen. Gjatë gjumit pushojnë të gjitha organet e trupit me për-jashtim të të dëgjuarit. Me të dëgjuar një zë zgjohesh, por, sikur të kesh prob-leme me shqisat e të dëgjuarit, ose të mos dëgj¬osh fare, atëherë çfarëdo zhurme nuk të zgjon nga gjumi, sepse organi i thirrjes është i prishur. Po e njëjta vegël, pra veshi, do të jetë ai që do ta merr ftesën atëherë kur të fryjë Suri.55
Për të funksionuar syri, ka nevojë për dritë e cila do të bën përthyerjen e objektit derisa të hyjë në sy e të shihet. Nëse është terr, atëherë nuk mund të shikohet. Kurse veshi e kryen funksionin e vet ditën dhe natën, në dritë dhe në terr, në gjumë ose zgjuar. Ai nuk fle kurrë dhe nuk ndalon. Për këtë arsye All-llahu i dha prioritet të të dëgjuarit, para të të pamurit.
|