Jump to content

Mrekullitë e Kur'anit/Mundësia e All-llahut

Nga Wikibooks

MUNDËSIA E ALL-LLAHUT

Kur’ani paraqet mrekullinë për t’i demostruar mu¬ndësitë e Fuqisë Apsolute

Për t’u krijuar njeriu ekzistojnë katër mënyra të cilat na u tregu¬an nga All-llahu xh.sh. Bashkimi i mashkullit dhe femrës nuk është gjithnjë kusht për të bërë trashigimtarë, por, kusht është që aty të jetë dëshira e All llahut.

Kur’ani paraqet mrekullinë për t’i demostruar mundësitë e Fuqisë Apsolute. Ai në kaptinën Merjem tregon vargun e thjeshtë të kushteve që lidhen shkak pas shkaku për krijimin e njeriut. Këto kushte sigurojnë të qenurit e llojit. Për të vazhduar lloji ose trashëgimia, kushti është që të ketë lidhje direkte ndërmjet gjinive të kundërta, pra ndërmjet mashkullit dhe femrës. Që të arrihet deri te pllenimi, mashkulli duhet të jetë i aftë dhe femra duhet të jetë pa të meta.
Vullneti i All-llahut ishte të na tregojë fuqinë e Tij absolute e cila është pa rregulla dhe pa kufij. Kjo u bë me qëllim që njeriu mos të mendojë se pasard-hësit ndërlidhen ngusht shkak pas shkaku. Për t’u krijuar njeriu ekzistojnë katër mënyra të cilat na u treguan nga All-llahu xh.sh. Bashkimi i mashkullit dhe femrës nuk është gjithnjë kusht për të bërë trashigimtarë, por, kusht është që aty të jetë dëshira e All-llahut, i Cili mund të krijojë njeriun pa ekzis-tencën e qenies njerëzore, pra nga hiçi. Ai krijoi njeriun nga mashkulli pa femër, krijoi nga mashkulli dhe nga femra si dhe krijoi nga femra pa mash-kull. Kështu, në këtë mënyrë, do të plotësohen katër llojet e krijimit.
Ta thjeshtëzojmë këtë :

1. All-llahu krijoi Ademin nga hiçi, pra pa mashkull dhe pa femër, ai ishte pa babë dhe pa nënë, ai u krijua nga All llahu i Lartësuar “I fryu nga shpirti i Tij“
2. Krijoi Havën nga mashkulli pa femër, ky është versioni më i saktë.
3. Krijoi mbarë njerëzimin nga mashkulli dhe femra .
4. Krijoi Isanë a.s. nga femra pa mashkull.

Mbarë njerëzimi erdhi nga njeriu mashkull, si dhe u krijua Isai a.s. nga femra e cila nuk kishte kurfarë kontakti me mashkull. Kështu u plotësuan katër llojet e krijimit. Loza e çdo krijimi është në kompetencat e All-llahut të Lartësuar, nëse dëshiron Ai të krijohet ndokush me shkak, atëherë mundëson bashkimin e mashkullit me femrën. Ai krijoi, pa ekzistencën e tyre, krijoi Ademin nga dëshira e Tij. Krijoi Havën nga Ademi me dëshirën e Tij, pastaj krijoi nga femra pa mashkull Isaun a.s., vetëm e vetëm që të plotësohen katër llojet e krijimit.
Duhet të jemi të vëmendshëm kur themi se All’llahu i Madhëruar krijoi njeriun nga hiçi, se krijoi femrën nga mashkulli, se krijoi mashkullin nga femra pa kontaktuar me mashkullin, se krijoi njerëzinë mbarë nga mashkulli dhe femra, mrekulli këto të cilat i përshkruhen All-llahut shkak pas shkaku sipas dëshirës së Tij, sepse Ai në Kur’an thotë “kënd dëshiron Ai e le impotent”.
Nga kjo nënkuptohet se krijimi i destinohet dëshirës së All-llahut të Lartësuar, e në asnjë mënyrë bashkimit të dy gjinive.
“Vetëm i All-llahut është pushteti i qiejve dhe i tokës. Ai krijon çka të dojë. Ai i falë vetëm femra atij që do dhe i falë vetëm meshkuj atij që do, ose u falë çift, meshkuj e femra. Por, atë që do, Ai e le pa fëmijë. Ai është i Dijshëm dhe i Fuqishëm”.3 Poenta nuk është që aty të ekzistojë shkaku, por, është dëshira e All-llahut. Për të qenë e suksesshme një gjë, duhet të egzistojë dëshira e All-llahut. Kur Ai nuk dëshiron të veprojë, Ai nuk do të veprojë. E atëherë kur Ai dëshiron të lejë mangut diçka, këtë e bën pa ndojnë rregull ose imponim të veçantë dhe pa ndonjë kufizim. Ai është absolut në fuqinë e Tij hyjnore.