Jump to content

Mrekullitë e Kur'anit/Mundësia dhe dituria

Nga Wikibooks

MUNDËSIA DHE DITURIA

Kur All-llahu flet për mrekullinë, për mrekullitë me të cilat i përkrahë pe-jgamberët, ose për botën e melaqeve dhe xhindëve të cilat nuk i shohim, ne e dimë se ato janë realitete, ngase All-llahu ka mundësi ta bëjë këtë. Mundësia e Tij nuk krahasohet me asgjë në botë. Bota dhe dituria njerëzore, nuk është as sa një grimcë atomi në krahasim me diturinë e Tij. Ai mund të krijojë gjëra që i shohim dhe të cilat sot nuk mund t’i shohim, por që do t’i shohim në një të ardhme.
Ashtu siç kemi theksuar më herët, All-llahu është i butë me robërit e tij. Ai na dha shenja të cilat e afrojnë mendjen e njeriut për ato gjëra që nuk i njeh kjo mendje. Bën që ato t’i afrohen shumë afër parafytyrimit të tij. Kështuqë Ai bëri që të hyjë qetë në zemrat tona dhe të na japë imanin dhe të jemi në gjendje t’ju përgjigjemi të humburve. Bile edhe t’i kundërshtojmë këta të humbur. Besimtari gjithmonë është i butë, dhe zemra e tij është plot shpresë, sepse ai beson në mundësitë e All-llahut që janë të pa kufi. Ai beson se All-llahu e ka caktuar fitoren për besimtarët ashtu si e ka caktuar edhe shpëtimin për ta. Ai beson se All-llahu i ndihmon besimtarët. Kjo është një fuqi e hatashme, është në gjendje të të mbrojë, qoftë edhe sikur tërë bota të jetë kundëra teje.

Mirëpo, sot mund të shkosh në aeroport, të fluturosh me aeroplan ku të duash, të flasësh në TV dhe të të dëgjojë e tërë bota. Si ndodhi kjo? A mos vallë njeriu zbu-loi një mbështjellës atmosferik të ri të tokës dhe iu mundësua flu-turimi.

Kemi njerëz të cilët mundohen të tregojnë diçka dhe polemizojnë rreth shpirtit. Dikush edhe kundërshton rreptë duke thënë se unë nuk i besoj ato gjëra që nuk i shoh. Ai vazhdon të polemizojë në këtë mënyrë derisa kur i thuhet nëse është ai vetë dëshmitar i krijimit, ose a je dëshmitarë i melaqeve dhe xhineve, ai do të përgjigjet: as t’i nuk je dëshmitar. Këtu do të përgjigjemi: All-llahu na ka dhënë mjaft argumente në këtë botë mbi mundësitë e mendjes sonë, mbi mundësitë e të pamurit, mbi mundësitë e të dëgjuarit tonë, që nga krijimi i kësaj toke, si dhe çka ka në të. Ai nxori nga dituria e Vet e përkryer, dhe i dha diturisë të pa përkryer të njeriut. Të gjithë këtë e bëri për t’i treguar njeriut se ka gjëra të cilat janë mbi mundësitë e të menduarit të tij, mbi mundësitë e pamurit dhe të dëgjuarit. Le të diskutojmë për këto tre tema tani. Ajo që është mbi mundësitë e mendjes ekziston që nga ezeli92, kjo i është mundësuar mendjes sonë, brenda këtyre viteve të fundit. Psh fluturimi i njeriut me aeroplan. Kjo ishte mbi mundësitë e mendjes së njeriut në të kaluarën. Sikur dikush t’i thoshte në atë kohë njerëzimit, se ka fluturuar me aeroplan nëpër qiell të hapur, me siguri do ta llogarsinin për të çmendur, ose se është qafir, ose edhe do ta mbytnin. Para njëqind vjetësh, po t’ju thoje njerëzve se ke biseduar me miliona njerëz në të njejtën kohë, nuk do të besonte askush, sepse kjo ishte mbi mundësitë e njeriut. Mirëpo, sot mund të shkosh në aeroport, të fluturosh me aeroplan ku të duash, të flasësh në TV dhe të të dëgjojë e tërë bota. Si ndodhi kjo? A mos vallë njeriu zbuloi një mbështjellës atmosferik të ri të tokës dhe iu mundësua fluturimi. A mos vallë ai fluturoi rreth botës dhe vëndosi valët fluturuese. Kuptohet se nuk ndodhi as njëra e as tjetra, por, ky mbështjellës ishte që kur e krijoi All-llahu xh.sh. këtë planet dhe ç’ka ka në te. Kur ta parafytyroj forcën e All-llahut, nuk duhet ta krahasoj me forcën time.
Këto valë janë që prej krijimit të kozmosit, por, ajo që ndodhi është se All-llahu xh.sh. mundësoi që gjërat të kalojnë nga irealja e dikurshme e trurit i njeriut, në reale pra, në mendje të njeriut. Bile, thënë më saktë, këto njohuri dolën nga dituria e pakufizuar në diturinë e kufizuar, me thënien bëhu. Pastaj u bë e mundur që, njeriu të fluturojë në hapsirë, ta dëgjojë e tërë bota kur flet, si dhe të tjera që do t’i realizojë njeriu me mundësitë e All-llahut. Ky është një argument i cili vërteton mundësinë mbi njerëzore që është prezent dhe ekziston. Mendja e njeriut nuk është kufiri më i lartë i diturisë dhe njohjes në këtë planet. Sado të përparojmë gjatë kohës All-llahu do të na japë dituri, të cilat janë mbi njerëzore e do t’i vëndosë në mendjen njerëzore, derisa të mundohet njeriu të arrijë tek Ai, dhe derisa të besojë se ajo që është mbi mundësinë e njeriut ekziston. Çdo gjë është relative dhe ekziston, edhepse është e panjohur për ne.