Jump to content

Mrekullitë e Kur'anit/Mrekullitë gramatikore të Kur’anit

Nga Wikibooks

MREKULLITË GRAMATIKORE TË KUR’ANIT

Kur’ani është fjalë e All-llahut. Përderisa është fjalë e Tij, do të jetë mrekulli, sepse Ai është ligjërues dhe ai thotë, se Atij nuk i ngjason askush. Kur’ani ishte mahnitës me retorikën e tij në kohën e zbritjes. Në ate kohë arabët ishin të dalluar në këtë shkencë. Ata nuk besonin se mund të ketë një retorikë të tillë në shkrim, ishte mrekulli e vërtetë dhe mahnitëse për ta, por, megjithatë disa nga arabët besonin se do të arrijnë edhe ata të shkruajnë me një stil të tillë. Ata u orvatën, por u penguan nga All-llahu i Lartësuar. Nga kjo nënkuptohet se Kur’ani është një nga veprat e All-llahut. Sikur të mos ishte ashtu, atëherë nuk do të pen-goheshin nga All-llahu. Orvajtja e tyre bëri që Kur’ani të kuptohet se është libër i All-llahut. Por, për të mos e pranuar atë, ata thanë se forca e All-llahut po na pengon ta bëjmë një të tillë. Qëllimi i tyre ishte që të mohojnë retorikën e vet Kur’anit. Duke e mohuar atë, ata ia shtuan edhe një mrekulli Kur’anit, e kjo mrekulli ishte mrekullia e forces.

Nëse në të njejtën kohë e dëgjon Kur’anin kryetari i shtetit, komandantët, intelektualët, të civilizuarit ose shërbëtorët, të gjithë këta, të cilët nuk janë të një klase dhe nuk janë të barabartë në të kuptuar edhe pse është një ligjërues për ta, të gjithë këta do ta kuptojnë atë.

Që është mrekulli, vërehet që në fillim, sepse duhet shikuar se kush është ai që po e pranon atë. Nga vet logjika do të kuptohet, përderisa Kur’ani është fjalë e All-llahut, ai do të jetë me një alegori dhe retorikë të pashembullt, dhe do të mbetet mrekulli. Retorika e Kur’anit do të ketë cilësi të cilat do të plotësohen me të. Retorika është të përshkruhet gjendja ose ndodhia me fjalë, vet ndodhia është protagoniste. Në këtë lloj përshkrimi Kur’ani është i mahnitshëm, në të janë mrekullitë të shumta. Problemet e njerëzve janë të ndryshme dhe të shumëllojshme. Kur të vendosë njeriu të për¬shkruaj një njeri që nuk e njeh, ai me siguri nuk do të dijë ta përshkruaj mirë. Nuk do të jetë përshkrimi i njejtë, kur një njeri do ta përshkruaj kryetarin e shtetit ose te bëj përshkrimin e një komandanti, me përshkrimin e ndonjë punëtori ose të ndonjë shërbëtori të tij. Stili i tij do të jetë i ndry¬sh¬ëm,sikur të përshkruajë gruan e tij dhe fëmijët të tij, do të ndryshojë për secilin që shkruan, bile do të ndryshojë sikur të shkruan edhe për të nje¬jtin person. Ndryshimet janë aty, kur gjatë për¬shkrimit të personit, ndodh të jetë i nervozuar, dhe po për të njejtin, nëse shkruan më vonë, do të shohim se ka dallime të mëdha në përshkrim, se¬pse herën e dytë ka shkruar kur ishte i qetë. Për¬shkrimi i njeriut në gjendje të nervozuar ka më¬nyrën e vetë të përshkrimit si dhe përshkrimi i njeriut në gjendje të gëzuar ka mënyrën e vetë të përshkrimit. Kur’ani kur përshkruan një gjë është i njejtë për të gjithë, si për të pasurin ashtu edhe për të varfërin, si për të mërziturin ashtu edhe për të gëzuarin. Ai i përshkruan të gjitha gjendjet e tyre. Njeriu i mërzitur, kur dëgjon Kur’anin do të ç’mallet, do të bindet se është si për të pasurin ashtu edhe për të varfërin, si për të mërziturin ashtu edhe për të gëzueshmin. Ai është përshkrues i të gjithave dhe i përshkruan të gjitha gjendjet e tyre. Njeriu i mërzitur kur të dëgjojë Kur’anin do të çlodhet, i qetësuari kur të ndëgjon Kur’anin hyn në bredinë e tij dhe i shtohet gëzimi. Nëse në të njejtën kohë e dëgjon Kur’anin kryetari i shtetit, komandantët, intelektualët, të civilizuarit ose shërbëtorët, të gjithë këta, të cilët nuk janë të një klase dhe nuk janë të barabartë në të kuptuar edhe pse është një ligjërues për ta, të gjithë këta do ta kuptojnë atë. I sheh ata në namaz, bashkohen në xhami, ulen së bashku gjatë leximit të Kur’anit, rrënqethen zemrat e tyre edhe pse ndryshojnë për nga mentaliteti, pozita e tyre sociale,shëndetësia etj.

Shihet qartë se Kur’ani i ka prekur thellë ndjenjat e njerëzve, andaj, nga kjo mund të konkludohet se kjo vepër nuk mund të bëhen nga ai i cili nuk i njeh në thelb ndjenjat e njerëzve.

Nga kjo konstatojmë se mrekullia e parë është retorika e Kur’anit. Ai është i kuptueshëm për të gjithë, edhe pse njerëzit janë të ndryshëm dhe të shumëllojshëm, rrjedhin nga shumë kombe dhe shumë kultura, nga shumë gjuhë dhe rrethe të ndryshme. Ata kur e dëgjojnë apo lexojnë, rrënqethen. E tërë kjo ndikon në ndërgjegjen dhe shpirtin e tyre. Sikur ta pyesim dikë se çfarë është e pazakonshme në Kur’an, në të shumtën e rastit nuk do të dijnë të japin ndonjë përgjigje të shëndoshë. Secili do të japë përgjigje të ndryshme, gjë që vërteton se mrekullia e Kur’anit ka arritur në zemrat e tyre. Ata do të hamenden, sepse nuk do të jenë në gjendje të përshkruajnë cilësitë e të Përsosurit. Shihet qartë se Kur’ani i ka prekur thellë ndjenjat e njerëzve, andaj, nga kjo mund të konkludohet se kjo vepër nuk mund të bëhen nga ai i cili nuk i njeh në thelb ndjenjat e njerëzve. Sikur të jemi ata të cilët do ta kuptojmë këtë, do ta kuptonim edhe stilin e Kur’anit. Mirëpo, ne vazhdojmë të hulumtojmë rreth ajeteve të Kur’anit, të cilat kanë një retorikë të tillë. Pra, nuk do të mund të gjejmë përgjigje të shëndoshë. All-llahu është Ai që i ligjëron qenies njerëzore. Ai është Krijuesi i tyre. Të gjitha këto krijesa do të ndikohen nga fjala e All-llahut dhe do të rrënqethen nga e njëjta fjalë, pa ndonjë dallim nga dallimet e botës ose nga dallimet të cilat kanë lindur nga vetë njeriu. Kjo, për ata që mohonin All-llahun ishte frikë, për shkak se kur dëgjonin Kur’anin, edhe pse ishin mohues, ata rrënqetheshin si dhe besimtarët. Me kalimin e kohës, kjo ndikoi aq shumë tek ata, saqë një ditë Velid ibn Mugire, kur dëgjoi Kur’anin tha: “Në të ka kënaqësi dhe melodi, ata që e lartësojnë ndikohen kurse ata të cilët e nënçmojnë janë të rrëmbyer. Ai është fitues e nuk është asnjëherë humbës.
Kur’ani ndikonte edhe tek jobesimtarët. Kështu ndodhi edhe me Omerin r.a. kur ai hyri në shtëpinë e dhëndrit të tij, pasi u njoftua se motra dhe dhëndri kishin pranuar islamin, filloi të bëjë sherr. Kur Omeri r.a. dëgjoi disa nga ajetet e Kur’anit, filloi të qetësohet dhe u përgatit për ta pranuar islamin. Mund të shtrohet pyetja: A thua çka e shtyri atë të bëjë këtë? Ajo që e shtyri ishte vet fjala e All-llahut e cila përshkruajti gjendjen shpirtërore. Ai ishte në ate gjendje të rëndë dhe jo i vetëdijshëm, saqë filloi të bëjë sherr. Kur ju për¬shkruajt gjendja tjetër, pra gjendja e besimtarëve që janë në kënaqësi të plotë dhe të afërt me All-llahun, ai filloi të qetësohet dhe të pranojë të dëgjojë edhe më tepër nga jeta e besimtarëve. Këtu filloi t’i hapet gjoksi, dhe zemra t’i mbushet me besim. Ishin fjalë nga njëri, aty ishin dy gjendje shumë të kundërta mes veti, ajo që po dëgjonin ishin fjalët e All-llahut, Ai është i Gjithëdijshëm për secilin sepse është Krijuesi i tyre. Ishin fjalët e Tij që i përshtateshin të dy gjendjeve, i përshkruari sadoqë ta ndryshonte këtë gjendje, ajo do të ishte i njëjti fjalim.
Kështu pra kemi në vet qenien e njeriut disa të fshehura, të cilat nuk i di kush tjetër përpos All-llahut. Ai e përshkruan njeriun sipas gjendjes që e ka. Këto fshehtësi që gjenden në brendinë e njeriut do të ngacmohen me rënqethje ose me harmoni, ose me të dyja së bashku, duke mos e kuptuar ai atë fshehtësi.