MREKULLIA - VAZHDON
Koha e revelimit të Kur’anit ishte diçka më shumë se mrekulli, sfidoi arabët në retorikën e tyre. Kur’ani shpaloi tre sekretet:
Shpaloi domethënien e kohës së kaluar, pastaj na tregoi hollësirat e historisë së pejgamberëve, na tregoi ngjarjet e disa popujve të mëparshëm dhe i sfidoi të gjithë këta.
Shpaloi domethëniet e regjionit, na transmetoi rreth mendimeve të tyre të brendshme, të pa thëna nga ata, dhe nuk qenë në gjendje ta përgënjështrojnë atë për të cilën kishin planifikuar.
Ai shpaloi edhe perdet e kohës së ardhshme të afërt, e cila do të ndodhë pas disa muajve, pas disa vitesh duke i sfiduar ata. Ai ka treguar edhe paralajmërimet e Kur’anit.
Kur’ani shpaloi edhe perdet e ardhmërisë së largët për t’ju dhënë gjeneratave të tjera mrekullitë e tija, për ta besuar atë, për ti rënë në sexhde paralajmëruesit të këtij libri, e ai është All-llahu xh.sh. Kur’ani për ne konsiderohet se ka zbritur dikur, dhe sikur ai mos t’i kishte këto mrekulli, do të dilnin nga feja edhe këta besimtarë që janë, e lere më ta pranojnë të tjerë. Për këtë arsye them se Kur’ani në kohën e revelimit të tij, ishte më shumë se mrekulli, kurse për ne është kurajues i vazhdueshëm, për të mos e humbur besimin. Kështu edhe vazhdon mrekullia. Kur’ani në përgjithësi sjell përfundimin e teorive dhe atë në piedestalin e proceseve të universit.
Për këtë arsye them se Kur’ani në kohën e revelimit të tij, ishte më shumë se mrekulli, kurse për ne është kurajues i vazhdueshëm, për të mos e humbur besimin.
|
Besimtarët në atë kohë e kanë lexuar, por nuk kanë vërejtur se ku synonin këto ajete, dhe nuk kanë qenë në gjendje ta vërtetojnë atë shkencërisht. Por, gjeneratat e tjera duke e lexuar atë, i kanë kuptuar mrekullitë e tij. Këto gjenerata vërtetojnë këto fjalë, nuk ishte e mundur të gjitha këto parathënie të shkruheshin para mijëra vjetësh. Nuk shpjegohet ndryshe, por përveçse të thuhet se autori i Kur’anit është All-llahu xh.sh. dhe Ai është krijuesi universit.
Për atë se a paralajmëroi Kur’ani ndryshime në ligjshmëri, përgjigja është decide. Ligji i fesë, respektivisht pjesa ku thuhet, vepro ose mos vepro, ka zbritur i plotë dhe nuk plotësohet. Në të nuk ka zëvendësim e as paqartësira. Programi i All-llahut është i përkryer. Është komentuar në hadithet Kudsije 83dhe hadithet tjera të pejgamberit.84 Ky program është shpjeguar në tërësi në kohën e vet Muhammedit s.a.v.s., ashtu që u bë e qartë për të gjithë njerëzit që dëshironin ta adhuronin All-llahun dhe ata të cilët jetonin në përputhshmëri të plotë me ligjet e All-llahut xh.sh.. Vepro dhe mos vepro, janë shumë të qarta dhe ato u shpjeguan në atë kohë, gjithashtu hallalli dhe harami, u bënë të qarta saqë nuk mbeti asnjë dyshim në to. Kurse ajetet e kozmosit vërejmë se nuk janë shpjeguar plotësisht në kohën e Pejgamberit s.a.v.s., ngase nuk ishte e domosdoshme. Shtrohet pyetja pse? Sepse kjo është dhuntia e risive të ardhmërisë për çdo gjeneratë. Këto janë ajetet të cilat i shpjeguam. All-llahu xh.sh.i sfidoi arabët në letërsinë e gjuhës, kërkoi nga ata që të bëjnë një Kur’an të tillë, ose së paku një kaptinë të vetmen. Jo, arabët nuk i sfidoi në gjuhë, por atyre ju kërkoi që ta mposhtin atë në dituri nëse munden. Kjo sfidë është e vlefshme absolutisht deri në përfundimin e kësaj bote. Kur’ani ju ka thënë, ju të gjithë nuk jeni në gjendje të krijoni deri në ditën e fundit asnjë gjë. Ai mos vallë kërkoi nga ata të krijojnë megagalaktika apo planete të veçanta, ose të paktën një tokë si tokën tone? Të krijojnë njeriun? Jo, nuk kërkoi asnjë nga këto, por All-llahu xh.sh. e sfidon mbarë njerëzimin të krijojnë së paku një mizë.
All-llahu i Madhërishëm thotë:
“O ju njerëz, Po ju jap një shembull dhe dëgjojeni atë (vëmendshëm). Ata, të cilët ju i adhuroni në vend të All-llahut, nuk mund të krijojnë as edhe një mizë edhe sikur të mblidhen që të gjithë për të. Dhe nëse miza ju rrëmben diçka ata s’mund ta shpëtojnë ate. Është dobësuar lutësi dhe i luturi”.85
Në këtë mënyrë All-llahu e sfidoi mbarë njerëzimin deri në Ditën e Kijametit që ata të krijojnë qoftë edhe një mizë. Diturinë që do ta adhuroni ju pa njohjen e All-llahut, dhe atë që do të besoni prej kësaj diturie, dhe të gjithë ata që janë mbrapa saj, nuk janë në gjendje të krijojnë një mizë edhe sikur të tubohen të gjithë. All-llahu ju tha: “…Ata, të cilët ju i adhuroni në vend të All-llahut nuk mund të krijojnë as edhe një mizë edhe sikur të mblidhen që të gjithë për të…”, pastaj ju tha: ” Është dobësuar lutësi dhe i luturi”.
Pastaj shtoi edhe : “Ata s’kanë mundësitë (konceptin e vërtetë të atributeve) të All-llahut në mundësitë e vërteta të Tij…” 86,
Është për tu çuditur se njeriu tani ka arritur në hënë, në mars, dhe do të zbulohen edhe planete të tjera, por, nuk është në gjendje të krijojë një mizë. Për këtë arsye, All-llahu tha: ”Është dobësuar lutësi dhe i luturi”, si edhe: “Ata s’kanë mundësitë (konceptin e vërtetë të atributeve) të All-llahut në mundësitë e vërteta të Tij…”
Nuk krahasohet mundësia e All-llahut, ajo është mbi të gjitha kufizimet dhe perceptimet tona që mund të lindin në psikikën tonë. Ju nuk jeni në gjendje asesi ta njihni atë mundësi, Ai ju sfidoi edhe me jetën tuaj në vazhdimësi. Çdo gjë që u krijua nga uji është e gjallë.
All-llahu xh.sh. thotë:
“A e shihni ujin të cilin e pini. Mos vallë, ju e zbritni atë nga retë apo Ne jemi ata që e zbresim”.87
Në një vend tjetër thotë : “ Lëshojmë shiun “
Pra, All-llahu është Ai i cili i lëshon shirat të cilat vazhdimisht i heqin etjen tërë botës. Njerëzit, shpezët, kafshët, bujqësia dhe çdo gjë që është e gjallë. Pra, është ky ujë i cili vazhdimisht i mungon njeriut dhe gjallesave tjera. Njeriu edhe pse e di fare mirë prej cilave elemente është përbërja e ujit, ai është i pa aftë të bëjë një lumë. Tani kemi një numër shumë të madh di-jetarësh të cilët shohin se bota ka disa shkretëtira të cilat janë të etura për pika uji. All-llahu e sfidoi njerëzimin që të shpëtojë nga vdekja.
All-llahu thotë:
“ Kudo që të jeni do t’ju gjejë vdekja, edhe sikur të jeni edhe në kështjella të fortifikuara”88
Këtu kemi një sfidë nga All-llahu. Sadoqë të përparojë shkenca, ajo nuk mund të na shpëtojë nga vdekja. Shumë nga fiziologët thonë se shkaktari kry-esor i vdekjes janë bakteriet, sëmundjet etj. Mirë, ne atyre mund t’ju themi: ndërtoni pra një kështjellë të fortifikuar mirë dhe vendosni një njeri aty, pastaj largojani të gjitha rreziqet të cilat mund t’a shpiejnë deri te vdekja. Njeriu i vendosur aty të mos të luftojë, të mos shkojë në vende ku mund t’i ligësohet shëndeti. Të mos thithë ajër të ndytë, ushqimi të jetë shumë i pastër, të pijë ujë në të cilin nuk ka as edhe një bakterie të vetme, t’i mundësohet një klimë shumë e pastër. Me fjalë tjera, t’ja mundësojmë që të jetë sa më larg atyre shkaqeve të parapara, të cilat e shkaktojnë vdekjen. Pas të gjitha këtyre që thamë, a mund të garantojë njeriu pavdekshmërinë?! Përgjigja me siguri do t’ishte negative. I vetmi që jep jetë dhe merr jetë, është All-llahu. Shkaqet këtu nuk veprojnë, por, është dëshira e All-llahut ajo që vepron.
All-llahu sfidoi njerëzimin në Kur’an me pesë sekrete.
“Vërtetë, vetëm tek All-llahu është dija e Kijametit, dhe Ai lëshon shiun, dhe Ai e di çka ka në mitër, dhe asnjë njeri nuk e di se çka do të fitojë (bëjë) nesër, dhe askush nuk e di se në cilin vend do të vdesë…”89
All-llahu xh.sh. sfidoi në këto sekrete. E sfidoi mbarë njerëzimin, ashtu si i sfidoi arabët në letërsi, i sfidoi njerëzit mbarë në shumë gjëra. Ai ju tha: nuk mund të arrini këtu dhe nuk mund ta bëni këtë, nuk mund të veproni këtë dhe nuk mund të krijoni këtë. Këto janë sfida të All-llahut për mbarë njerëzimin dhe për secilën gjeneratë, pra, janë të vlefshme edhe për ditët tona dhe ditët që pasojnë. Përderisa ende vazhdon dhe përderisa jemi të bindur se jemi të pa aftë para mundësisë së All-llahut xh.sh., pse atëherë të mos përfillen dy fjalët:
“Subhane All-llah, (i Lartësuar është All-llahu). Askush nuk i gjason Atij”. Kjo është edhe tema e pjesës tjetër. |