Mrekullitë e Kur'anit/Mrekulli, por, e pakushtëzuar

Nga Wikibooks

MREKULLI, POR, E PAKUSHTËZUAR

Mrekullia e Isait a.s. nuk kishte qëllim provokim për mposhtjeje. All-llahu i Lartësuar, me këtë mrekulli nuk sfidoi askënd. Qëllimi i kësaj mrekullie ishte demonstrimi i mundësisë dhe vullnetit të Tij dhe plotësimin e llojit të katërt të krijimit të njeriut, pra, krijimin nga femra pa mashkull.

Qëllimi i kësaj mrekullie ishte demonstrimi i mundësisë dhe vullnetit të Tij dhe plotësimin e llojit të katërt të krijimit të njeriut, pra, krijimin nga femra pa mashkull.

Mrekulli tjetër me të cilën All-llahu nuk ku¬sh¬tëzoi askend, është mrekullia e Musait a.s. Ai e çau detin dhe u hap rruga për të kaluar matanë bregut. Populli çifut ishte frikësuar nga ushtria e faraonit dhe nuk kishte nga të shkonte, para tyre ishte ushtria e cila do t’i masakronte kurse mbr¬apa tyre ishte deti. Ky ishte një vlerësim që e jepte logjika e njeriut. Në këtë situatë, Musai ngriti duart dhe çështjen ia la All-llahut të Lartësuar. Populli i tmerruar buçiste, nuk kishte shpresë të vepronte ose të bënte diçka, të ikte, nuk kishte se ku të shkonte. I vetmi zë që dëgjohej pas hutisë që e kishte kapluar atë popull ishte thënia- u masakruam. Në atë moment Musai a.s. tha:
“Jo, kurrsesi. Me të vërtetë me mua është Zoti im dhe Ai do të më udhëzojë “6 Kështu që çështja u transferua nga logjika njerëzore në mundësinë e All-llahut xh.sh. Pra, nga regullat dhe mundësitë njerëzore, të cilat janë të kufizuara, në ato të All-llahut që janë të pa kufizuara. Kur çështja kalon në mundësinë e All-llahut aty nuk thuhet se si ndodhi, por, mjafton të shprehet dëshira e All-llahut e ajo të bëhet. Ai është i pa krahasueshëm. Ai nuk i ngjason askujt. Prandaj, nuk duhet të habitemi në ndryshimet që i shohim, përderisa nuk kemi shembull me se ta krahasojmë, por duhet ti nënshtrohemi Atij. Kur All-llahu i tha Musait: “Godite detin me shkopin tënd! – e ai u nda …”
Sipas regullave tona, nëse e godasim detin ai nuk do të ndahet, por, këtu kemi të bëjmë me një veprim tjetër i cili nuk është i bazuar në ligjet tona. Mrekullia është dy llojesh :

Ajo që dhurohet për t’i sfiduar popujt e tjerë dhe për t’i bindur njerëzit duke i përfituar zemrat e tyre. Kjo është një udhëzim nga i Plotëfiqishmi, i cili i dërgoi pejgamberët për ta shpjeguar programin e Tij të paraparë për njerëzimin.
Ajo e cila dhurohet tek të dërguarit e Tij për të demonstruar forcën, duke mos patur për qëllim sfidën. Kjo bë¬het për arsye të ndryshme të momentit, mjafton që Ai të urdhërojë dhe ajo bëhet. Urdhëri vjen nga i Gjithëfuqi¬shmi, kurse mënyra e veprimit të Tij është e pakrahasuar.