Jump to content

Mrekullitë e Kur'anit/Mjeshtria e Krijuesit

Nga Wikibooks

MJESHTRIA E KRIJUESIT

Pika e dytë, ka të bëjë me përdorimin e shkronjave që sillnin mrekullitë, ishin shkronja të njëjta si dhe të atyre që ata i përdornin. Kur’ani solli mrekullitë dhe i sfidonte. Kjo ndodhi përshkak se duhej të tregohej Mjeshtëria e Krijuesit. Ajo nuk duhej të paraqitej me ndonjë materie tjetër, aty nuk do të kishte krahasim. Nëse të intereson të dish se kush është më i miri në robaqepsi – tekstil, mos i provo ata duke ju dhënë atyre materiale të ndryshme, njërit t’i japësh stofin e mëndafshtë, tjetrit stofin e pambuktë, të tretit stofin e leshit. Kështu nuk do ta dish se cili nga këta është më i miri, sepse rrobaqepësi që qepë mëndafsh të duket më i mirë, sepse, vetë materiali e bën atë më të dukshëm.
Mjeshtria do të tregohej në përdorimin e materialit të njëjtë. Le t’ua japin secilit stofin e mëndafshit, të pambukut ose të leshit, ashtuqë elementet e prodhimit t’i kenë nga materiali i njëjtë. Të jenë të barabartë dhe të mos ketë ndërhyrje tjetër, që të provohet mjeshtria e tyre. Dëshira e All-llahut të lartësuar ishte që mrekullia dhe retorika e Kur’anit mos të jetë në atë që nuk ishte e njohur për njerëzimin. All-llahu përdori shkronjat e njëjta, të cilat i përdornin edhe njerëzit, ato ishin nga i njejti lloj i shkronjave që i përdornin njerëzit. Shkronjat janë shkronja, fjalët që po shqiptohen janë fjalë të njëjta të cilat edhe ju i përdorni. Fjalë të cilat janë në gjendje t’i shqiptojnë alfabetarët dhe analfabetarët, kurse ato që dëgjoheshin ishin në gjendje t’i citojnë vetëm alfabetarët. Pas gjithë kësaj All-llahu i sfidoi ata, iu tha shkronjat janë po këto shkronja, fjalitë janë po të njëjtat fjali. Por, ajo që i detyroi të heshtnin ishte vet All-llahu i Lartësuar. Nuk qenë në gjendje të sjellin një Kur’an të ngjashëm. Këtu u vërtetua se krijuesi i këtyre fjalëve nuk qenka i llojit njeri. Kjo ishte një sfidë e madhe, ishte një dallim shumë i madh në mes fuqisë së All-llahut me atë të njeriut.
Kur flitet për retorikën, dihet se arabët janë të njohur në letërsi, retorikë dhe fonetikë. Retorika është të përmblidhen fjalët që i përshtaten ndodhisë, për të cilën flitet, duke i respektuar regullat dhe duke mos ndryshuar ndodhinë. Këtu rregullat kanë për qëllim të mos teprohen shkronjat në radhitje. P.sh. kur të thuash bari (që ka për qëllim barin) ose bari (që ka për qëllim bariun), fjalët duhet të lidhen ashtu sa mos të humbet theksi. Nuk duhet të kundërshtohen me rregullat e gjuhës si dhe nuk duhet të tingëllojnë keq. Kur të plotësohen këto kondita, formulohet fjalia e cila do të jetë në harmoni të plotë me fjalët e tjera. Të gjitha këto u janë nënshtruar rregullave të gjuhës, aty nuk pranohen supozimet. Kur është shkruar rreth definicionit të retorikës, është thënë se ajo e përshkruan ndodhinë ashtu siç është, me një përshkrim të saktë dhe me një gramatikë të përsosur, me fjali të kuptueshme, të kapshme për njeriun, përshkrim që e pranon logjika e njeriut. Shihet se retorika tek njerëzimi ka vlerën e vet dhe është ekuivalente me diturinë e atij që përshkruan. Nga kjo mësojmë se ai që merret me retorikë duhet të jetë shumë i ditur. Dituria jonë është e kufizuar për ta përshkruar ndodhinë, ndërsa dituria e All-llahut është e pa kufi, dhe se retorika e Kur’anit është mrekulli e cila e përshkruan gjendjen njerëzore në tërësi. Mrekulli e cila përshkruan njerëzimin duke ia ngacmuar edhe ato instikte të cilat janë të pa njohura për ne deri më tani. Të thurrura nga shkronjat e njëjta dhe fjalitë që i përdorin analfabetarët dhe alfabetarët. All-llahu bëri ftesë dhe sfidoi njerëzimin ta bëjë një sure(kaptinë) të vetme, të ngjashme. Pastaj, bëri ftesë dhe sfidoi njerëzit dhe xhinët, sepse edhe xhinët e kanë lirinë e të menduarit sikurse edhe vetë njerëzit që të garonin me mrekullinë e Tij, në shkronja dhe emra, sepse reveluesi ishte Muhammedi s.a.v.s. i pa arsimuar, analfabet. Mrekullia e Kur’anit nuk përfundon me kaq, por ajo shtrihet edhe në përmbajtjet e fjalisë e cila është shumë precize, dhe nga kjo mrekulli, njerëzit mbesin të fascionuar.