Jump to content

Mrekullitë e Kur'anit/Mbi mundësinë e të pamurit

Nga Wikibooks

MBI MUNDËSINË E TË PAMURIT

Ti do të thuash se nuk i njoh ato gjëra për të cilat flet All-llahu, të cilat janë inekzistente. Unë të sjell ty një pikë ujë nga këneta, dhe të pyes. A sheh gjë në këtë pikë uji? Do të më thuash: jo. Tani kur ta vemë atë pikë uji në mikroskop, do të shohim se aty jetojnë qindra mikrobe të gjalla të cilat lëvizin në mënyrë të çuditshme. Pastaj të them, shiko!? Atëherë do të shohësh mikrobet. Ashtu si dhe njeriut të sëmurë kur ja merr një pikë gjaku, aty për aty nuk sheh gjë, por, kur atë e futë në mikroskop ose në një lëng të epruvetave, atëherë do të shohim mikrobe dhe, gjëra të çuditshme. Vallë, ku ishin të gjitha këto që nuk kishe mundësi t’i shohim me anë të syrit. Kur prodhove një aparat zmadhimi, fillove të shikosh gjëra të cilat ishin mbi mundësinë tënde të shikimit. A do të thotë kjo, se për shkak të pamundësisë së pamjes të gjërave, të thuash se ato nuk ekzistojnë. Ose të thuhet, se këto mikrobe nuk kanë ekzistuar para se të zbulohet mikroskopi. Ato gjithsesi kanë ekzistuar, por ato ishin atëherë mbi mundësinë e shikimit për ne. Kështu që u desh të zbulohet një mikroskop që të na mundësojë ta bëjmë të mundur atë që ishte mbi mundësinë tone. Por ato gjithsesi ekzistonin edhe pse ne nuk i shihnim.

Bëri që logjika njerzore të transferohet nga mundësia e All-llahut prej gjenerate në gjeneratë, ajo që ishte e pamundur logjikisht, të bëhet e mundur, për t’i bindur se ajo që është mbi logjikën ekziston.

Sikur të jesh në një dhomë ku është televizori, edhe pse në mure nuk ka fotografi, kur e ndez televizorin, dhoma bëhet me foto¬grafi. Bile, ndodh ta shikosh para teje njeriun që ec në satelitin natyror të hënës. A mundet syri i rëndomtë të shohë njeriun duke ecur në hënë. Përgjigja do të ishte po, nëse i përdor mundësitë e All-llahut në univers. Shkenca po i përdor mundësitë e All-llahut në gjithësi të cilët po tra¬n¬smetojnë fotografi nga një vend në një vend tjetër. Nuk krijoi shkenca shtresa të atmosferës për të tranmetuar foto-grafitë. Ato nuk mund t’i krijojë kurrë, por, ato i zbulojmë me fjalën bëhu. All-llahu është i Gjithfuqishëm, sepse e gjithë kjo ishte në diturinë e Tij, dhe këto vetëm sa i nxorri për diturinë e kufizuar, për njeriun. Pse u bë e gjithë kjo? Me siguri për t’u njohur me diturinë bindëse dhe të vërtetohet, se edhe ajo që s’është në logjikën e tij ekziston, dhe ajo që është mbi mundësinë e të pamurit të tij ekziston. Që kur All-llahu xh.sh. tregon sekretet, ajo është mbi mundës-inë e logjikës, ndëgjimit dhe të pamurit, të jetë i bindur, se ajo ekziston dhe atë që e thotë All-llahu, është realitet dhe e vërtetë. Pra, ajo që është mbi mundësinë e njeriut po ekzistoka me një diferencë shumë të madhe. Ky është një dallim mes të krijuarit dhe krijuesit. Dëshira e All-llahut ishte që kjo çështje t’i përket imanit. Ç’ështjet si ato sekretet, janë tema për të humburit, të cilët orvaten t’i humbin të tjerët derisa të largohen nga rruga e All-llahut. Bëri që logjika njerzore të tra¬nsferohet nga mundësia e All-llahut prej gjener-ate në gjeneratë, ajo që ishte e pamundur logjikisht, të bëhet e mundur, për t’i bindur se ajo që është mbi logjikën ekziston. Bëri që veshi, me mundësitë e All-llahut, të transmetojë ato që ishin mbi mundësinë e tij të thjeshta. Bëri që syri të mund të shohë ato çka nuk kishte ëndërruar t’i shihte më parë. Ishte me mundësitë e All-llahut, t’ia jep njeriut të gjitha këto dituri që në momentin e krijimit, por ja që, atë nuk e dëshiroi. All-llahu xh.sh. çdo gjë që i jepte njeriut ia jepte për ta vërtetuar njeriu forcën e All-llahut, për t’u bindur se në gji¬thësi ka sekrete, si dhe ka diçka që është mbi mundësinë njerzore.