Jump to content

Mrekullitë e Kur'anit/Kur shkaqet pengohen

Nga Wikibooks

KUR SHKAQET PENGOHEN

Atëherë kur mendon se ka humbur çdo gjë, ai nuk duhet të hutohet por duhet të drejtohet drejt të Plotëfuqishmit, sepse besimtari nuk i humb shpresat në All llahun.

Esenca e kësaj çështjeje është në vetë gjithësinë. Këtë çështje, All-llahu i Lartësuar ia dhuroi njeriut për të vetmen arsye, që me të t’i shtohet ose t’i hyjë besimi dhe me të ai të qetësohet. Me këtë, All-llahu i sugjeron besimtarit që mos të brengoset, sepse, Ai sikur i thotë: Unë jam Ai që i kam krijuar shkaqet dhe Unë kam fuqi të gjej shkaqe të tjera pa ndonjë rregull dhe inponim, andaj mos u brengos nëse të kaplojnë vështirësitë. Pas këtij momenti, njeriu vjen në një pozicion lehtësimi dhe e ndien veten të qetësuar e të relaksuar. Kështu njeriu largon trembjen dhe frikën nga vetvetja. Atëherë kur mendon se ka humbur çdo gjë, ai nuk duhet të hutohet por duhet të drejtohet drejt të Plotëfuqishmit, sepse besimtari nuk i humb shpresat në All-llahun. Ai nuk e shkatëron veten në momentin kur e sheh se po i mbyllen të gjitha shtigjet.
All-llahu tregon rastin kur Merjemja përshpëriste -“(Përkujto!) Kur gruaja e Imranit pat thënë : “Zoti im, unë këtë që kam në barkun tim vendosa ta përkushtoj thjeshtë vetëm në shërbimin Tënd, pra, pranoje këtë prej meje, vërtetë Ti je Ai që dëgjon e di. E kur ajo e lindi tha: Zoti im unë linda femër…”4
Thënjen: Unë linda femër !?, gruaja e Imranit e tha sepse ajo vuante ngase nuk lindi mashkull. Sipas saj, ajo e posalindura nuk do t’ia plotësonte premtimin që ajo ia kishte dhënë All-llahut, duke menduar se meshkujt janë më të privilegjuar tek All-llahu. Me këtë, sikur All`llahu do t’i thotë asaj, se, akoma vallë mendon se mashkulli është më i priviligjuar se femra!? Mjerisht, ky është njëri nga mendimet e njerëzimit në botën dëshpruese.
Allahu në Kur’an i përgjigjet asaj: “E mashkulli nuk është sikur femra”!?
Me këtë, iu bë të kuptojë se femra të cilën e lindi ajo, është më e vlefshme se mashkulli të cilin e mendonte dhe se femra e ka vendin më të lartë në shoqëri se sa e mendonte ajo. Andaj, kursesi mos thuaj se All-llahu më dha femër e nuk më dha mashkull. All-llahu është krijues, Ai e di se kjo femër do të jetë e një veçorie tjetër. Pas vdekjes së babait të Merjemes farefisi kërkoi që njëri nga familjarët e saj të jetë kujdestar i saj. Fjala, dikush të kujdeset për te do të thotë se kujdestari i vërtetë i saj nuk ishte i gjallë. Për vajzën e posalindur do të kujdesej Zekerija. Me fjalën, se për të do të kujdeset Zekerija, nënkuptojmë se ai ishte lajmëtar (pejgamber) i All-llahut dhe ai do t’ia plotësonte asaj të gjitha konditat e jetesës. Sa herë që Zekerija hynte në faltore (ku edhe jetonte ajo), ai aty gjente ushqim. Nga fjala, se sa herë që hynte Zekerija në faltore, ose më saktë në vendin ku ajo binte në sexhde, ai gjente ushqim, kuptojmë se ai kujdesej për të. Por, ushqimin ai e kthente prap, sepse aty gjente gjithmonë ushqim. Ushqimi i vinte nga All-llahu i Lartëmadhëruar. Këtë e argumentojmë me pyetjet që Zekerija ia shtronte asaj:
“ … prej nga ty ky ushqim? I thoshte: ky është nga All llahu …”5
Që nga fëmijëria e saj, ajo filloi të kuptojë se rregullat e All-llahut të Lartësuar nuk janë si tonat. Ai të ushqen andej nga nuk ta merr mendja.
Këtu duhet të ndalemi pak. All-llahu i Lartësuar i kishte premtuar Merjemes se ajo do të jetë një femër e rëndësishme dhe se do të jetë e këshilluar nga All-llahu, e pastaj e la në mbikqyrje të Zekerijasë. Gjatë kohës që pasoi, e ushtroi ate duke e bindur se secila gjë e ka shkakun e vet, me përjashtim të disa ndodhive të cilat nuk kanë shkak, ose nëse Ai do që t’i pengojë shkaqet. Allahu filloi ta përgatisë Merjemen, duke i dërguar asaj ushqimin i cili nuk ishte i njohur më parë në ruzullin tokësor. Perimet asaj i vinin kohë pas kohe. E gjithë kjo ishte parapërgatitje për një të ardhme të afërt, e cila sinjalizonte se All-llahu bën atë çka Ai dëshiron. Para¬përgatitje tjetër për Merjemen ishte atëherë kur Zekerija e luti All-llahun që t’i falë djalë, mu në atë vend ku i vinte ushqimi Merjemes. All-llahu i dha sihariqin Zekerijasë për lindjen e djalit. Në ato momente kur atij iu aprovua lutja, ju kujtua se është plak dhe i vjetër, kurse gruan e kishte sterile. Duket se edhe ky nuk e dëgjoi mirë aprovimin e lutjes së tij, andaj iu drejtua All-llahut duke i thënë se si mund të ketë fëmijë kur nuk i plotëson rregullat njerëzore. Atëherë All-llahu i thotë : “Kështu thotë Zoti yt, ajo për mua është e lehtë, Unë të krijova ty më parë atëherë kur ti nuk ishe fare”.
Nëse Ai e krijoi Zekerijanë duke mos qenë fare, Ai është në gjendje t’i japë fëmijë, duke mos i përfillur rregullat njerëzore. Kjo ishte një nga shembujt e tjerë për Merjemen, se kur All-llahu dëshiron diçka, e bën këtë pa ndonjë shkak. Fjala, aty e luti Zekerija, pra në vendin e sexhdes ku biente Merjemja, është vërtetim tjetër i cili do të përforcojë zemrën e saj, atëherë kur do të vijë dita e premtuar. Ajo ishte dëshmitare se lutjet plotësohen pa ndonjë shkak të njohur të rregullave të krijimit. Zekerija ishte i moshuar, e po ashtu edhe gruaja e tij ishte e moshuar bile edhe sterile. Ajo edhe aty u bind se All-llahu ka të gjitha mundësitë që t’i falë djalë. E gjithë kjo ishte parapërgatitje për Merjemen e cila do të lindte mashkull pa patur kontakt seksual. Edhe pse të gjitha këto përgatitje ia servoi All-llahu asaj, kur i erdhi lajmi ose më mirë të themi kur i erdhi Xhebraili dhe e lajmëroi, ajo u frikësua dhe pësoi tronditje andaj tha : “Si do të kemë unë djalë, kur mua nuk më është afruar njeri (për martesë) dhe nuk isha amorale“.

Edhe pse ajo kishte përjetuar të gjitha ato parapërgatitje, siç ishin ushqimi dhe fëmija e Zekerijasë, ajo prapëseprap u trondit kur e pa Xhebrailin. Për ta qetësuar Merjemen, Xhebraili i tha : Kështu ka thënë Zoti yt, kjo për mua është e lehtë , dhe për ta bërë atë (Isanë) argument për njerëzinë …”
All-llahu sikur donte t’i thotë Merjemes, se pas të gjitha këtyre parapërgatitjeve që t’i servova, ti pa ndonjë shkak po befasohesh me atë se ç’po ngjet me ty. E Unë të kisha thënë “e Ushqej atë të cilin dua, prej andej nga nuk ia merr mendja” Ishe pra dëshmitare, se All-llahu çka dëshiron ta bëjë nuk mund ta pengojë askush dhe se kur All`llahu dëshiron të pengojë diçka do ta pengojë. Andaj, edhe pas të gjitha këtyre dëshmive po befasohesh në Zotin tënd !?