Jump to content

Mrekullitë e Kur'anit/Kur cenojmë pa argumente

Nga Wikibooks

KUR CENOJMË PA ARGUMENTE

Nganjëherë e teprojmë me tema eksperimentuese dhe laboratore. Nëse themi se shpirti është para materies ose materia para shpirtit, atëherë kemi të bëjmë me një temë e cila duhet të studiohet që në formimin e elementeve të para të njeriut. Dhe këtë kohë nuk e ka dëshmuar askush, si dhe nuk mund të vërte-tohet eksperimentalisht. Kjo i përket diturisë së All-llahut, Ai është krijuesi dhe vetëm Ai është kompetent të na tregojë mënyrën e krijimit. Për këtë arsye All-llahu thotë:
“Unë nuk i kam marrë ata për dëshmitarë në rastin e krijimit të qiejve dhe tokës, e as në rastin e krijimit të tyre…”80
Kësaj pyetjeje, nuk mund t’i përgjigjet asnjë shkencë njerëzore. Nuk kemi prezentuar dhe nuk e kemi parë, si dhe s’jemi në gjendje të bëjmë eksperimente në të. Por argumenti i vetëm është se ne kemi dëgjuar atë nga All-llahu. Kjo është një e pa njohur, e meqë është një e pa njohur për ne, atëherë All-llahu na tregoi se si u krijuam. Kurse, sa i përket vetes sime, unë nuk di se si u krijova. Unë nuk mund të shpjegoj shkencërisht, dy elementet prej të cilave është krijuar njeriu. Kështuqë, nuk mund të di se cili është i pari. Nëse dikush është i vendosur të studiojë rreth kësaj, do ti themi se vetëm do të humb kohë më kot, sepse kjo nuk i shërben aspak dhe as nuk i bën dëm ngase ai nuk është në gjendje të vërtetojë shkencëtarisht. Me anë të eksperimentit do të mund të futem në laborator me elementin e materies, por, nuk mundem që ta sjell shpirtin në këtë laborator.
Shkenca do të detyrohet të sjellë materien në tërësi, pastaj atë materie ta fusë në një laborator më masiv, dhe të sjellë realitetin e këtij masiviteti. A nuk është kjo e vërtetë. Kjo argumentohet me atë se krahas asaj se kemi qendra rivale për eksperimente, ato nuk ndryshojnë në teoritë shkencore, ato ndry-shojnë në drejtim, frymëzim dhe teori. Nuk mund të thuhet se ekziston elektricitet amerikan dhe elektricitet rus, si dhe nuk mund të thuhet se ekziston kimi gjermane e as kimi angleze. Shkenca e kimisë, në çdo shtet të botës i nënshtrohet eksperimentit masiv, i cili nuk ka frymëzim në të. Pas gjithë kësaj, në fund do të kemi vetëm një rezultat qoftë ai i laboratoreve amerikane, angleze, ruse ose çfarëdo laboratori tjetër në botë.
Polemika fillon pikërisht aty se kemi ndërhyrje të rrymave dhe teorive të ndryshme. Nëse shohim rrymat, frymëzimet vetjake dhe teoritë e ndryshme, do të shohim se janë të kundërta, nuk janë të ndryshme. Frymëzimet personale ndërhyjnë këtu dhe shkatërrojnë çdo mundësi shkencore dhe e humbin realitetin.