Jump to content

Mrekullitë e Kur'anit/Kur’ani tregon për të humburit

Nga Wikibooks

KUR’ANI TREGON PËR TË HUMBURIT

Dalja në pah e ligjit, koinçidencës74, dhe teorisë së Darvinit, si dhe krijimi i materies para shpirtit, dhe të gjitha ato të cilat të shpijnë deri në luhatje të besimit, dhe dyshim në ekzistencën e All-llahut të Lartësuar, të gjitha këto janë të theksuar në Kur’an, dhe është paralajmëruar për të humburit, të cilët do të vijnë e të interpretojnë gënjeshtra rreth krijimit të qiejve dhe tokës, si dhe rreth krijimit të njeriut.
Kur’ani sikur të mos fliste me pecizitet të plotë rreth embrionit, ai do t’iu ofronte shërbim armiqëve të vet që ta shkatërronin atë. Ky libër do të vazhdojë kështu gjer në fund. Sikur, pas disa shekujsh, shkenca të vërtetojë pasaktësintë e Kur’anit, do të zhdukej në tërësi. Këtu kemi të bëjmë me thëniet e All-llahut dhe arkitekturën e Tij, prandaj s’ka dyshim në të.
Mrekullia e Kur’anit nuk shterrohet, dhe nuk mbaron. Nëse ky libër i sfidoi pabesimtarët gjatë kohës së revelatës dhe paralajmëroi ç’mbajnë zemrat e tyre, ky libër i sfidon edhe mohuesit e tij, qofshin edhe të gjeneratave tona, bile ai ju ofron shërbim. Rreth vërtetësisë së imanit, (besimit) kohërat thujase nuk ndryshojnë, nga koha e zbritjes ose shpalljes. Qëllimi i mohuesve dhe i të humburve është, që ata të vazhdojnë ta shpallin inekzistimin e All-llahut dhe këtë fe. Por ja që Kur’ani edhe pas 14 shekujsh shërben në vërtetësimin e ekzistencës së All-llahut. Që edhe sot besohet, se ky Kur’an është fjalë e All-llahut, i reveluar në Muhammedin s.a.v.s. dhe kjo do të jetë tema jonë.
All-llahu thotë: “… Porse shumica e njerëzve nuk e dinë “
Si dhe thënia:
“Ata kanë dije sipërfaqësore nga jeta e (përditshme) kësaj bote, por ata për ahiretin janë injorant fare”.75
Mësuesi mund të më jep njohuri të përcipta nga jeta jonë e përditshme, por ai gjithsesi është injorat ndaj ahiretit. Sado të jetë i ditur, ai di vetëm për këtë botë. Dituria është dy llojesh:
Lloji i cili jep mundësi hulumtimi, sipas dëshirës tënde, pa kufi dhe pa rregulla dhe,
Nuk të jepet mundësia e hulumtimit, sepse nuk di fare për të.
Lloji i dytë është forma urdhërore, ku të thuhet; bëje këtë dhe mos e bëj këtë, afrohu tek unë për kaq dhe largohu për kaq. Këto nuk janë rezultat i yti, sepse i Adhuruari i ofron robit për sa ta Lartësojnë Ate. Polemika rreth një problemi, duhet të jetë në mes të barabartëve ose të afërt në pamje. Kush nga ne posedon mendje të afërt me All-llahun e Lartësuar? Kuptohet askush. Prandaj ne e marrim si shenjë të urdhërimit, bëje ose mos e bëj atë.
Lloji i parë ishte mundësia e hulumtimit në mrekullitë e All-llahut në kozmos. Nga unë kërkohet që të hulumtoj dhe të shpresoj derisa të arrij në rezultate, me të cilat do të kemi dobi. Për ta përkufizuar këtë temë shohim se Kur’ani na thotë:
“A nuk e shikon se All-llahu lëshon ujë prej qielli (resë) dhe Ne nga ai nxjerrim frute me ngjyra të llojllojshme, dhe ka male me rrugë të bardha, të kuqe dhe korb të zeza, si dhe ngjyra të ndry-shme. Si dhe nga njerëzit dhe gjallesa e kafshë gjithashtu të ngjyrave të ndryshme…”76
Kështu vërejmë, se All-llahu na ka treguar edhe për materiet organike dhe inorganike, për florën dhe faunën, si dhe për njerëzit. Pas gjithë kësaj, po në të njëjtin ajet thotë: “vërtetë All-llahut, nga robërit e Tij, ia kanë frikën dijetarët”
Cilët dijetarët ia kanë frikën? Ata të cilët mirren me studimin e krijesave të All-llahut siç janë: krijimet organike dhe inorganike apo florën dhe faunën. Për këtë arsye, All-llahu i Lartësuar bëri llojllojshmëri nga një lloj i vetëm, sepse sikur të ishte një lloj i vetëm nuk do të kishte kundërshtime.
Thënja e All-llahut, “…fruta me ngjyra të llojlloshme …”, ishte e domosdoshme që të vështrojmë dhe të pyesim pse ngjyra të llojllojshme, cilat janë marrëdhëniet ndërmjet ngjyrave dhe natyrës, psh. kur ushqehet bima ekziston. Nga studimet që janë bërë bima ushqehet nga rrënjët adventive77 . Të ndalemi vetëm pak. Këto rrënjë adventive a dallohen? Por a mund kush ti dallojë ato? Marrim një enë dhe fusim në të lëng të dendur, ashtuqë ky lëng të ketë elemente të ndryshme, e më pas t’i sjellim këto rrënjë dhe t’i fusim në këtë enë. Pas pak kohe do të shohim se niveli ujit është ngritur më lartë se vetë ena. Shtrohet pyetja, a mund të dallohet se çfarë lloi të lëngut ka thithur secila rrënjë. Apo secila rrënjë ka thithur të gjitha llojet e lëngut ashtu të den-dur. Por bimët nuk janë kështu, nëse mbjellim kungullin afër pishës, rezulltati do të jetë njëra e ëmbël kurse tjetra e idhët, edhepse që të dy ushqehen nga i njejti ushqim, burim i të njëjtit lloj në tokë, dhe që të dyja ishin pranë njëri tjetrit. Nënkuptojmë se këtu kemi të bëjmë me parapëlqim të shijes së ush-qimit, kështu konstatojmë se kemi të bëjmë më një veçori të zgjedhjes. Zgjed-hje, që do të thotë, të parapëlqesh mes alternativave të cilat të ofrohen, çka do të thotë se e merr një nga ato që të pëlqejnë dhe e le tjetrën. Për këtë arsye All-llahu i Lartësuar thotë:
“…ujiten nga uji i njëjtë, mirëpo, (frutin e disave)e parapëlqejnë për ta ngrënë më shumë nga disa të tjerat. Edhe në këtë ka shumë shenja për njerëzit e ditur”.78 Por, cilësia e rrënjëve të holla vepron me të gjitha lëngjet pa dallim. Nga kjo nënkuptojmë se cilësia është tjetër gjë, kurse zgjedhja e bimës për të thithur llojin për ushqim të tyre, është diçka krejtësisht tjetër. Rrënja thithë atë për të cilën ka nevojë dhe të cilën ajo e dëshiron.
Tani të shohim për materiet inorganike.
“…ka male me rrugë të bardha e të kuqe si dhe ngjyra të ndry-shme që janë të korbit dhe të zeza”79.
Me këtë merret shkenca e inorganikës dhe organikës. Kjo shkencë tani përmbanë libra të shumta, ajo mirret edhe me njeriun si dhe të gjitha llojet ekzistuese dhe pas të gjitha këtyre më në fund Kur’ani ju thotë:
“…vërtetë nga robërit e Tij, All-llahut, ia kanë frikën vetëm di-jetarët…”
Cilët dijetarë? Ja pra në të gjitha këto shkenca. Fjala dijetarë nënkupton të gjithë ata të cilët hulumtojnë në krijesat e All-llahut. Qofshin ata të organikës, inorganikës, të florës ose faunës. Mendja e mprehtë mund të arrijë në këto njohuri duke përdorur vërejtjet dhe analizat. Argument për këtë është ajo se, gjatë historisë, është paraqitur gjithnjë mundësia për zbulim, dhe ajo që është zbuluar i ka shërbyer njeriut. E pra ky është rezultat i njeriut i cili ka qenë studiues i mirë dhe preciz, e jo si ata të cilët kanë kaluar nëpër të sikur shumica e njerëzve. Dituria e ka vendin në laborator, në vrojtime, studime dhe në eksperimente.