Jump to content

Mrekullitë e Kur'anit/Kur’ani program jete

Nga Wikibooks

KUR’ANI PROGRAM JETE

Mrekullia e Kur’anit dallon nga mrekullitë e pejgamberëve të tjerë. Nuk mund të ekzistojë ndonjë çështje që ndërlidhet me njeriun e mos të jetë në programin e All-llahut të Lartësuar për ta shëruar atë. Ne themi shëron ose zgjidhë problemet, sepse ligjet bëhen për të shëruar plagët ekzistuese në një shoqëri e cila përhap ngatërresa. Kështu që edhe Kur’ani ka paraqitur shërimet e të gjitha çështjeve që ekzistojnë tek njerëzit. Ai e ka gjetur shërimin edhe pse dëgjojmë zëra, të cilët thonë se Kur’ani nuk është shërues i problemeve të reja bashkëkohore. Ky është një argument se ata nuk e kanë mësuar programin e Zotit ose nuk e kanë studijuar atë. Ne themi se nuk ka problem që ekziston në shoqëri, e Kur’ani të mos jetë shërues i tij. Ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë që Kur’anin ta njollosin me të pa qena duke thënë se Kur’ani nuk shëron çështjen e prodhimit të tepricës tokësore ose shpikjet bashkëkohore etj. Të gjithë duhet ta kenë të qartë se Kur’ani pikë së pari është program adhurimi, dhe kur ai përdoret si shërues, (udhëzues) ai nuk flet për gjëra të veçanta, por ai flet për burimin e problemit dhe atëherë ai kërkon nga ne që të hulumtojmë rreth ajeteve të All-llahut dhe të mësojmë nga kjo botë duke punuar, prodhuar, ndërtuar etj, pra, kjo është ajo e cila kërkohet nga ne. Sikur ta ndjekim këtë program, ne do të arrinim në një përparim shumë të madh dhe të vërtetë. Pra, ajo që kërkohet nga ne është të hulumtohet, pastaj edhe të studiohet. Ai që është i tillë, është besimtar dhe e ndien Madhërinë e All-llahut, do të arrijë shumë. E para është të mbjellim, pastaj të ndërtojmë, pastaj të zbulojmë shenjat e All-llahut. Nëse nuk i përmbushim të gjitha këto dhe nuk punojmë, atëherë nuk duhet të habitemi që popujt e tjerë do të na e kalojne në përparim. Nëse ne nuk e zbatojmë programin e All-llahut, do të na mundin të tjerët. Ky është ligj ose proces jete i programuar nga All-llahu për të gjithë. Nuk është e barabartë sikur ai që punon dhe sikur ai që nuk punon. Nuk do të ekzistonte e bukura dhe e shëmtuara, nëse nuk dallohen dhe trajtohen sipas punës së atij që është i zellshëm dhe së atij që është përtac. Ai që nuk e punon arën, nuk do të ketë sa ai i cili e lëvron ate, pastaj e mbjell, pastaj e ujit, pastaj e prashit e në fund e mbledh. Nuk do të trajtohen të barabartë personat që dallohen në punë, njëri punon në ndërtimin e qytetit e tjetri vështron anash, dhe nuk përpiqet të punojë, këta nuk do ta kenë të njejtin rezultat si dhe të njejtën ëndërr. E bukura është rezultat i punës dhe kjo është ajo që potencohet në Kur’an për këtë botë dhe botën tjetër.

Ato ishin lënë në vet kujdesin e njeriut, të cilët i ndryshuan si dhe i devijuan ato. Kurse, Kur’ani është në kujdesin e All-llahut i cili nuk lejon të zëvendësohet ndonjë shkronjë, e lëre më të ndryshohet ndonjë fjali.

Tani mund të themi se sollëm disa nga mrekullitë e Kur’anit të cilat dallohen nga ato të pejgamberëve të tjerë. Kur’ani gjithnjë është ushqyes, ai i jep një gjenerate atë që nuk ia ka dhënë gjeneratës tjetër. Kur’ani është universal, ai nuk është i kufizuar dhe nuk favorizon ndonjë popull. Ai afron zgjidhje për problemet esenciale të gjithësisë. Ai është i qartë dhe përplot përputhshmëri dhe harmoni të plotë me trurin e njeriut si në kohën kur ai zbriti ashtu edhe me të gjitha gjeneratat të tjera që e pasuan. Kur’ani i jep njohuri çdo gjenerate aq sa është e gatshme ta pranojë ajo.
Kur’ani dallon nga mrekullitë tjera sepse ky Kur’an është nën mbrojtjen e All-llahut kurse librat të tjerë nuk ishin nën mbrojtjen e Tij. Ato ishin lënë në vet kujdesin e njeriut, të cilët i ndryshuan si dhe i devijuan ato. Kurse, Kur’ani është në kujdesin e All-llahut i cili nuk lejon të zëvendësohet ndonjë shkronjë, e lëre më të ndryshohet ndonjë fjali. Kur’ani është fjalë e All-llahut i cili shpalljen e filloi me Ademin a.s. e ai është dituria bazë për mbarë njerëzimin.