Jump to content

Mrekullitë e Kur'anit/Kur’ani përcaktoi prejardhjen e diturisë njerzore

Nga Wikibooks

KUR’ANI PËRCAKTOI PREJARDHJEN E DITURISË NJERZORE

Kemi edhe një dallim të dukshën në mes mrekullisë së Kur’anit dhe mrekullirave të tjera. Ai përcaktoi bazën e diturisë së njerëzimit dhe na transmetoi se si mësoi njeriu. Kështu që All-llahu në Kur’an thotë : “Dhe ia mësoi Ademit të gjitha emrat”

Nëse lind njeriu pa shqisën e të dëgjuarit, ai nuk di të flasë. Gjuha pra nuk është e tra¬shëguar prej gjakut e as prej rrethit shoqërorë, ajo nuk është as organ e as nuk trashi-gohet.

Me këtë na tregon se baza e diturisë së njeriut fillon që prej këtu. Kur dëshironi ta mësoni fëmijën tuaj do të filloni t’ia mësoni në fillim emrat. Gjuha është mjet i të kuptuarit ndërmjet njerëzve. Këtij njeriu të cilin e krijoi All-llahu dhe i mundësoi të jetojë në këtë ruzull tokësor dhe i cili ngriti tërë këtë qytetërim dhe kulturë të cilën po e dëshmojmë ne, do të duhej të kishte një ndërlidhës në mënyrë që të kuptohej ndërmjet vete tani duhej të ket një ndërlidhës derisa të kuptoheshin ndërmjet vete. Sikur mos të ishte kjo ndërlidhje e të kuptuarit ndërmjet vete nuk do të ekzistonte ky qytetërim dhe kjo jetë reale.
Ose së paku të bartej dituria e një gjenerate në gjeneratën tjetër për të vazhduar dhe përparuar, duke e plotësuar me njohuri të reja gjeneratat e tjera. Ky lidhësor ishte gjuha dhe fjala të cilën e dëgjojnë veshët dhe pastaj e flet gjuha nga goja. Nëse lind njeriu pa shqisën e të dëgjuarit, ai nuk di të flasë. Gjuha pra nuk është e trashëguar prej gjakut e as prej rrethit shoqërorë, ajo nuk është as organ e as nuk trashigohet. Ajo nuk mbështetet në ndonjë njeri të veçantë. Atë që e ndëgjon njeriu ate edhe e shqipton. Nëse do ta kisha marrë ndonjë foshnje nga Franca ose Holanda ose Afrika, ai do të fliste gjuhën e rrethit ku do të jetonte edhe pse është shtetas tjetër. Po ashtu sikur të kisha dërguar një arab në një vend ku nuk ka arab ai më vonë nuk do të dinte të fliste arabishten.
Pra, njeriu ate çka dëgjon ate do ta flasë. Nuk ka dobi nga shprehja e fjalës përderisa ajo nuk ka kuptim dhe shpjegohet. Njeriu nuk e emërton një send që s’ekziston. Psh. Ti nuk do të ishe në gjendje ta emërtoje gotën nëse ajo nuk do të ekzistonte më parë, se përn-dryshe fjala e shqiptuar nuk do të kishte kuptim.
Të kthehemi tani tek mrekullia e Kur’anit. Kur’ani është fjalë e All-llahut, kurse fjala ështe baza e civilizimit, kurse baza e diturisë është reveluar nga All-llahu tek njeriu. All-llahu në Kur’ani Kerim thotë: “Dhe ia mësovi Ademit të gjithë emrat”
Thamë që kur duam ta mësojmë foshnjen të flasë, fillojmë t’ia mësojmë emrat e nuk fillojmë t’ia mësojmë ndodhitë, por, fillojmë duke i thënë ky është laps, kjo është fletore, ky është luani, kjo është gotë, kjo është rrugë, kjo është dritë, kjo është errësirë etj.
Pra, fëmijës së pari ia mësojmë emrat, e kur fillon t’i mësojë, ai është në gjendje edhe të flasë. Bile, ne ato ia mësojmë nga natyrshmeria. Fëmija nuk mëson vetëm në shkollë. Si fëmija i shkolluar, si ai i pa shkolluar do t’i mësojë emrat. Nëna e mëson fëminë të cilin nuk e dërgon në shkollë kurse mësuesi e mëson fëminë i cili shkon në shkollë, por, që të dy për të kuptuar duhet t’i mësojnë së pari emrat, e pastaj do të shohim se i shkolluari dhe ai i pa shkolluari e shprehin një fjalë që ka të njejtin kuptim. Që të dy do ta kuptojnë fjalën rrugë ose gotë. Këtu nuk kemi dallim në mes të shkolluarit dhe të pa shkolluarit sepse këta janë fillestarë. Kjo është baza e parë që All-llahu ia mësoi Ademit a.s. e kjo pastaj u bë shtyllë e mbarë njerëzimit. Që atëherë dhe tani shohim se baza e diturisë si në shtetet e zhvilluara ashtu edhe në shtetet e pazhvilluara, janë emrat. Në veçanti, shtetet e zhvilluara mundohen që sa më parë t’ua mësojnë fëmijëve emrtimet duke menduar se kjo është baza themelore e kuptimit të jetesës. Ata vizatojnë figura në mënyrë që fëmijët të aftësohen të kuptojnë emrat para se të mësojnë shkronjat, dhe më pas të jenë në gjendje të kuptojnë çdo gjë.